Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:LARTËSI E SHKËLQYER

Shko poshtë

Ramadan Emini:LARTËSI E SHKËLQYER Empty Ramadan Emini:LARTËSI E SHKËLQYER

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 11:16 am

Ramadan Emini:LARTËSI E SHKËLQYER 231084_145430378860264_100001799075412_253531_5542191_n
Ramadan Emini:LARTËSI E SHKËLQYER 187152_100001799075412_2895980_n
Ramadan Emini:LARTËSI E SHKËLQYER
(At Shtjefën Gjeçovit)

Ti lartësi e shkëlqyer e fisnikerisht i përulur,
ardhur nga rrashtë e lashtë e tokës arbërore
që veç lisa rritë e gra të bukura si hana,
filiz i ri bulëzove u rrite e u burrërove,
shpirt e zemër gatove në xhirmën e lashtë
të Dardanisë.

Botën në sy more me flakën e shpresës
në zemër, nektar dijesh mblodhe ngado që shkove,
si bleta lule më lule shtegtove kurrë pa u ndalë,
ndriçim kësaj toke i solle e zemër të zjarrtë,
vegim agimesh të bardha mbi Alpet e larta
të Arbërisë.

Agimi i Gjytetnisë po vinte e ti mbi atin e bardhë
po vije bashkë me të, o lajmëtar i agut të ditës së re,
fisnikri e lashtë spartane po ngjiste shkallët e shekujve
e po vinte në djepin e ri me Hyllin e Dritës
së pashuar e të bekuar në Atmen e bukur
të Shqipërisë.

Sytë e tu të mendjes të mprehtë si të shkabës
kurrë nuk pushuan, gjurmuan e kërkuan
kurrë pa u ndalë mbi copa relikesh e legjendash
e mitesh, kanune malesh e dromca fisnikërie,
kode të shenjta të trungut të lashtë të bardha si bora
të Ilirisë.

(R. Emini, 4 maj 2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi