Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKEL ME POEZI NGA VALON BEQIRI

Shko poshtë

CIKEL ME POEZI NGA VALON BEQIRI Empty CIKEL ME POEZI NGA VALON BEQIRI

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 1:17 pm

CIKEL ME POEZI NGA VALON BEQIRI

CIKEL ME POEZI NGA VALON BEQIRI 226404_1672552737312_1342220805_1418782_6712109_n
Ka lindur në Prizren më 8 gusht 1989.Shkollën fillore e ka kryer ne shkollen "Mustafa Bakia", klasën e IX ne shkollen fillore "Lidhja e Prizrenit", ndersa atë të mesmen në shkollen e lartë ekonomike "Ymer Prizreni".Vijon studimet per Juridik në Universtitetin publik te Prizrenit.Me poezi ka filluar te meret qysh ne bangat e shkolles fillore,dhe ate gjithmon e shkruan me shume pasion dhe dashuri, që njëherit është elementi bazë për t'ju qasur kreirimit në instanca më të larta.Ka të botuar tre libra...E Verteta, Kaltersia Hyjnore, Keshtjella e imagjinatës.

Më merr malli shumë

I ngujuar n'shprehje,i kap për krahu dhimbjet me një kurajo t'plagosur,
nuk e di...nëse ndonjëherë do ti vëj emër kësaj ndërgjegje?
a bëhem skllav i mëkateve,nëse verbërisht numëroj ditët pa atë?
ku kanë ngecur ato netë? pse dukem si një rolë i nënçmuar nëpër skeçe.

Ndoshta,përgjigjen mundem ta krijoj!? vetëm kur ti përplasem vuajtjes,
atëherë do t'më rrëzohen fushat,do t'marr përgjigje si një rërë,
kur t'më shkel shputa e mërzis,definitivisht do kuptoj situatën time,
do të rënkoj...si një tingull i përvuajtur,përjetësisht i tërë.

Nuk i flas heshtjes,një filozofi e masakruar që duhet ti jap fund,
i mbyllur n'grilat e mendimeve,se kam zemrën mekanizëm të jem i sakt,
i përkulur n'qenjen time,mundohem ta spraps këtë veshje shpirtërore...
m'beso,nuk e kam leht,çdo frymarje që marr pa ty,qoft e mallkuar ifarkt.

Jam i infektuar,paragjykoj çdo keqardhje të pagjumsisë që përvëlon,
i thyer...imtësisht,mi prek pluhuri i mallit mijëra kujtime t'plota,
m'ka marr malli për ty...dua t'më besosh në plot kuptimin e fjalës,
vërtetë është t'merr t'mundohem vetë,e di se do t'vi,për mua je bota...


I ftuar n'martesën e saj

Sa vështirë...u përgadita si një ankth i përkëdhelur me një ftes me vehte,
ndonëse vuaja me shpirt,një krenari e humbur,një pallto e hekurosur mirë,
një qëllim pa vlerë,edhe një synim i bukur...përherë të fundit do ta shoh,
i gjithë trupi më dridhet,gjendja ime merr emrin e saj,po vdes çdo deshirë.

I mirëseardhur,si një analist i tradhëtis më të madhe që t'servohet përball,
si një zotëri i nderuar marr përshendetje t'shumta,e ti shpinën ma ke kthy,
e keqtrajtoj situaten e pranis time,duke u përpij n'vete,e di se do t'harroj,
më shemb zhurma e dasmorëve,sikur m'thot...hera e fundit që po e sheh me sy.

I mashtruar ngreh dolli,i dehur rrotulloj buzët e gëzimit,shpërndaj urime,
në karigën e mistershme,të shoh si një vello e bardhë,betohem se ti nuk je,
ah,alkooli mi vërshoj dhimbjet,ma mori mërzin,më bindi se jam n'dasmën time,
se t'kam humbur ty,dehja ma kishte vra dijen,s'dija se kishte marr fund për ne!

N'lëkurë vyshkem ngadalë,nuk e kuptoj se dita e nesërme,botën do t'ma shemb!?
bërtisja fuqishëm,sdi nga e kisha atë forcë,mbase kërcitjet me defatore,
nuk e nihja veten,një identitet i jashtzakonshem më kishte pushtuar,çudi!!!
mirpo,shushurimat e tepërta që më shoqëronin,m'dukej sikur t'thonin,je fajtore.


Jetë e mistershme...

Mirë,edhe sonte mundem të shkruaj,lirshëm hekurosi vargje,
shpeshherë deri vonë si mbylli syt,më duket si e fundit natë,
s'di nëse e nesërmja do t'më zbardhë,n'çdo frazë lëshoj pavdeksi,
nuk ndaloj si presje,edhe nëse diçka e njohur më shpon si shpat.

Nuk e kursej asnjë fjalë,n'miliona ndërgjegje kam rolin e shuplakës,
kalëroj vuajtjen n'heshtje,qetësisht gjumi ma merr jetën,
me kaq perfundon ky akt i kryer,njëkohësisht vdes për sonte,
s'është me rëndësi ky pushim!? por çka lash prapa për vetveten.

Robërohem në mendime,shpirtnisht e abuzoj vehten n'këtë seancë,
nuk shoh gjokera si mundesi t'shpëtimit,e di,i vetem si protagonist,
meritoj me m'sha,por ju lutem butësisht që mos të çmendem i hutuar,
shkronjat i shoh si formula sativa,shoqëria me substancën më të pist.

Futem n'shtrat,mbështjellem si një ambalazh që s'njeh datën e skadimit,
forca e maramendjes,më fyen me orë të tëra duke u rrotulluar si bosht,
citoj suret Kuranore...si një arsye më tepër pse i jam afruar shtratit,
po,që t'fle gjumë,ahh sa keq kur m'del ndonjë endërr,mijëra kate bie posht.


Hajde pra "M'plas"

N'siklet frymoj,veq plagosem si një faculet e grisur nga lotët,
m'janë kurdisur psherëtimat,tik-tak,n'pjatë të thatë,tingull jep një lugë,
e laj ofshamën nga gjendja e nënçmuar,nisem kalldrëmit të mistershëm,
gjykohem n'përbuzjen e sofrës,ah sa shpesh më ka munguar?,vetëm pakës bukë.

Më digjen rrugët,lexohem si një frazë e mbetur anash,nëse duhet si shtojc,
sa probleme t'forta,s'shoh askend,intervali i mundimeve më shkon me piskama,
shume t'shkreta i shoh ëndërrat,dridhem natën si një e mirë para territ,
marr me vazhdu...n'miliona ngushtica përplasem,ndër vite festoj nga skamja.

Mundohem me punu,më drogon gjumi nëpër mësime,mllefin e gjuaj n'fakultet,
si cigare e hargjuar rri,pres ndonjë rimorkio,ta tregoj konsideratën e vetë,
s'shoh më fuqi,s'po shoh diçka t'mirë,se pranoj këtë diagnoz të diskriminuar,
a i'a vlen të shtirem?nëse në shkretëtirë e mjekon një plagë,e tjetrën e pret.

Askush s'ma kupton dialektin,më kanë bërë hajgare,prapa t'keqes rrija unë,
askush s'ma kupton dhimbjen,flas me nervozën...ndoshta gjithë ditën ri n'siklet,
m'plas,e fjalën mos ma kthe...i hakmerrem vetes,si shufër e gdhendur prej jetës,
nëse dikur do t'kthehem n'vendin e imagjinatës,ndoshta atë ditë s'do t'kem më jetë.


Maturant

Dëshirat e fundit më ringjallen në heshtje,
në kafazin e shpirtit, dhimbjen e plasi si ushqim,
fjalën lamtumirë tentoj ta vras si nje rrufe,
të ndahem nga shokët, shoqet, a'i thuhet kësaj mësim?

Katër vjet, secili rrugës së vet, na ktheu shpinën shkolla!?
ku është ai ditar, i cili mijëra mungesa pranonte...?
ajo klasë, aty-këtu e ajrosur me pluhurin e këmbeve tona,
ku është ajo tabel e zezë, ku shpesh shkumësi i mungonte?

Ku humbën ato skena kur ngritnim dorën vullnetarë,
ato emocione, kur belbëzonim përpara audiencës?
ato fleta të vogëla që përgaditeshin vetëm për kopjim,
ku janë ato grupe, kur filozofonim sikur njerëz të shkencës?

Sot prehem ne ngushllimet e pa kthimit,
në listën e shkolles më nuk do të ekzistoj,
mbase një pamje e natyrës dhimbje m'thot,
banga jote që të deshti, maturant të ri sot pranoj.


Mllef

Nuk të dua ty,as juve këtu,as atë,as ato,krijesen njeri jo...
po e pështy sensin e jetës,çfarë diagnoz ësht biseda me vetveten?
ti hakmerresh moshës me delikates,nuk është gjë tjetër veqse urrejtje,
problemet po vijn pa i thirr,respektoj fundin e botës,kryesisht vdekjen.

Pash Zotin plas,ose shpalli luft këtij shteti t'kalbur me aromë shekujsh,
e thirr shokun në fakultet,ai përgjigjet...nuk kam roba sot me ardhë,
gjersa e pyet përse ashtu!!!ti shpallesh vetem një aktor i skenave prekse,
një palë roba që kisha,edhe ato m'janë shlyer...ky ësht fati im i bardhë.

Hajt e mos plas,shpesh rrugën kur e shëtiti vetë,m'del psikologu i natës,
është ndërgjegjja ime e voglë,shpesh me pak dritë mundohet botën t'ma jep,
mbase i përlotur kam shumë frikë,i poshtëruar nga regjimi i xhepave t'zi,
hajt se do t'më vjen dita dhe mua,pasha Zotin lëkuren kam me ja u rrjep...

Gropo me kaci për shtatë pare,diploma jote bart mijra dyshime për punë,
aq shumë mërzitna,sa që u janë hekur ngjyrat e qosheve t'dhomes ku rri unë,
nuk e di çfarë më pret,shpesh mendoj se nuk e meritoj të dukem si i shkretë,
ju përbej në plagë,atë ditë kur t'vdes,do t'ju vizitoj të gjithve në gjumë.


O Shqipëtar...

Pash Zotin,po tkurreni si uji i predhës,
hajde bre,i'a keni nxjerr fundin!
duhet t'protestosh pse drini rrjedh ndër urë?
shpesh t'then në besë,mua vrasjet më përkundin.

Pash Zotin,leni ato thashetheme e marrt djalli,
kemi murosur pragun,motër jona është vetëm politik,
e sheh jetimin,si një tepric e mbeturinave t'zakonshme,
mos ndoshta atdheun tënd duhet ta shikosh si karig?

Pash Zotin,për ju,nënçmuese qenka ajo besëlidhje dikur,
pse u lidhë,sa pushka e baruti u transformuan në gjak,
hajt se e shihni,zërin e nënës një ditë ske me ndëgju,
mos harro,se jeta do t'sulmoj atë ditë kur t'sheh plak...

Pash Zotin,çfarë xhepa ke që fare nuk ngopesh!
a mos vallë keni veshur petkun e shpirtit të ngrirë,
s'don t'ja dish fare për tjetrin,shkele djepin shkele,
tregom si ndihesh nëse dikush të thot se...ti je i mirë?


Bushtër

Ti shprehje e skaduar që kullon të zinjt e ullirit,
mos i ngjyros muret e mija,shpirtnisht,me ty dua ti jap fund,
mos mi shkul kujtimet nga thellesia e një bregu të tretur,
mos ma falsifiko gjumin e ëndërruar,më dhemb që t'kam humb.

S'dua ti paloj ato dhimbje kate-kate që më ngjanin n'statuj,
je poshtëruar nga koha,si një bushtër lakmitare ty të vuaj,
shtrigë e natës që m'bëri llom nga obori i saj i pa shtruar,
e njohur si një ambasadore e ndjenjave për të huaj...

Moj e bukur e hieroglifeve,predikove gjuhën e përbuzjeve,
krenarin ma vrave,edhe heshtjen ma stopove ti moj femër,
u mrekullova për mrekullin tënde që ish mrekullia e tetë,
hyn n'gjynah të përmendesh ti,mos i rafsh dikujt n'zemër...

Qorap e lënë anash,me pantallona të grisura nga amoraliteti,
e pikturuar nga hija e puseve më të thella të muzgut të zi,
asgjë nuk ka mbet për ty,as oqeanit ujë pët të pastëruar,
e katandis çdo veprim,edhe emocionet e vdekjes të kanë zili...!

Pregaditi:Kujtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi