Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:PAS FITORES...

Shko poshtë

Kujtim Stojku:PAS FITORES... Empty Kujtim Stojku:PAS FITORES...

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 4:25 pm

Kujtim Stojku:PAS FITORES... 224147_1672689060720_1342220805_1418861_1683970_n
Kujtim Stojku:PAS FITORES... 50098_1342220805_3882957_n
Kujtim Stojku:PAS FITORES...

Pas fitores përsëri u mblodhën të gjithë sëbashku
Sfilitur dhe përgjakur duke ecur dri n’gju me gjak
Dhe buzëqeshja si rreze drite n’fytrat tona përflaku
Më në fund fituam dhe këtë fitore e kishim hak

Thinjat kanë filluar t’shpeshtohen në flokët e mia
Deti i zemruar ngrinte dallgë,mbuluar me shkumë t’bardhë
Në fytyrat e të gjithëve shoh se buzqesh liria
Këtë rrugë të mundimshme me gjak e kemi larë.

Por tashmë duhet ta qartësoj shikimin
Permes llumit dhe poshtërsisë që banon midis nesh
Që ti njoh të gjitha duhet t’vazhdoj kërkimin
Me ajër të lirë t’ngopem,t’lagem nga vesa e butë n’mëngjes.

T’rënët i kam para syve që binin para meje duke puthur token
Dhe asnjë rënkim nuk dëgjoja kur ata jepnin shpirt
Si testament amanetin e tyre me vete e mora
Mos harroni rrugën e përgjakur,mos përdhosni lirinë.

Tani rend i hazdisur pas fitores së fituar
N’mes rrugëve kam dëshirë t’krenohem me lavdi
Rënkimet e t’rënëve nuk i dëgjoj më,vazhdoj duke ëndërruar
Ec vetëm përpara duke rendur me furi.

Mbi duar dhe këmbë kam prangat e skllavërisë
Dhe sot ja ku duken po të doni ja i shihni
I kujtoj si në ëndërr,tash dua t’jetoj si njeri
Sëbashku kemi ecur mbi gjakun e derdhur
Dhe prandaj e duam si të marrë t’shtrenjtën liri...

Re t’kuqerremta shoh mbi kupën qiellore blu
Si shokët e mi n’betejat e ashpra do kisha rënë
Por ta gëzojmë fitoren sëbashku me ju
Një kurorë me karafila t’kuq asaj mbi ballë i kam vënë.

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi