Ju prezantojmë:POEZI NGA ARDI OMERI
Faqja 1 e 1
Ju prezantojmë:POEZI NGA ARDI OMERI
Ju prezantojmë:POEZI NGA ARDI OMERI
JETË ME QERA!
Nëse gjumi do të fliste,
nëse do të ankohesh,
përse nuk gje tek unë shtëpi !?
Do ti jepja një përgjigje,
germa në disa vargje,
fjalë në të përveçmen time histori!
Nëse e çuditshme do ti dukej,
në udhëkryqe toke e deti,
në germa a të shkruara fjalë!?
Do merrja të njohur në tokën time
Të panjohur në botën mbarë
Të gjithë të vërtetë dëshmitarë !
Më përdredh shpesh kryqet lodhja,
dhe, më tundon pupla në shtrat...
Por, në besoni perëndi,
do të shtriqesha me dëshirë
veç për gëzime,
me, dhe pa të pabekuarin mëkat...
Gjumë të madh një ditë do të fle!
Ndaj dua të gëzoj nga ora në orë,
të kësaj të bekuare jetë me qera,
ku minutat pa shije duken pafund,
dhe gëzimet me limite të përcaktuara...!
Një këshillë dua t’ju lë!
Nëse ora është bëre nga minuta e sekonda,
dhe dita në orë të barabartë me një natë!
Hidhjuni jetës në gëzime!
Me ëndrrat e gjumit, në botën tjetër,
do të qëndroni gjatë, pa afat...
KËNGA LE TE VAZHDOJË...
E di, asnjë s'më beson,
ndërsa them që po dridhem,
tek po shkruaja në një fletë emrin tënd,
mbetur si lashtësi në qenien time...
E di asnjë s'do më besojë
Që syri më qau përsëri
Teksa pashë aty,
strukur thellë në qenien time,
një imazh, një fotografi...
Dhe e di, askush s'do të besojë,
për sa shumë të adhuroja,
asnjë s'do kuptojë,
të them, - urrej atë që dashuroja...!
Si uragan ngrihet lart shpirti im,
Ulërin si i marrë qiejve lart,
Çirret e mallkon pa pushim,
Atë, që transformoi
Gjënë më të çmuar të jetës, në mallkim!
Sa lule kam dashur përsëri të të dhuroja,
Aq, sa mbi këtë tokë nuk çelin dot!
Borxh do ti merrja mbretërive të perëndive,
aty, mbi kopshte që nuk ujisin bukurinë me lot!
Sa lule do të kisha mbjellura në ndjenjën time
Aq, sa do të shiheshin vetëm aty mrekullitë!
Dhe kërkush s'e beson, por do ti mbjell përsëri,
Të njëjtat lule që çelin vetëm dashuritë...
Do të hedh tej kujtimet e këqija,
që mbajnë peng me urrejtje këtë zemër,
që di veç të këndoje...
Si himn do të jetë kënga tjetër,
dhe Ti, atje larg, mbetur veç një imazh,
do kuptosh që,- dashuria nuk është lojë!
Do të çirresh nga pendimi,
Do të ç'burrërrosh bukurinë tënde
Mjaft që edhe një herë,
Emri yt të jetë në vargjet e një kënge...
Pendimi i mbetur në art gruaje
S’ka mëshirë as për ty
Qenie e larë në lot pa ngjyrë
Kur të shohësh dashurinë në formë jete,
do të mbledhësh figurën tënde,
në disa copëza, të një të thyere pasqyrë...
Sot, këtu, dikush tjetër ...
Që di të falë e të dhurojë,
ndjenjë si art në përkushtim!
Do të marrë përjetësinë e merituar
Hyjnoren dashuri si shpërblim!
KËNGË NË RELIKE
Dikur nisa një tekst kënge,
Që mbeti aty, një relike në sirtar...
Humba endjeve në rrugë të botës
Pa anije, pa barkë, veç një i mjerë marinar!
Pa gjetur rikthimin në pentagram
Në këngë të mbetura pa vijë melodike
Kur lashë endjen nuk gjeja me tekstin
Kish ikur, rikthyer në botën e tij antike...
Këndova si të tjerë, modernë të shekullit të ri
U bashkova me turmën si ata të ngjasoja
E ndjeja që stonoja në çdo notë, melodi
Kisha mbetur në teksin antik, e veç atë këndoja...
HËNA QË NDRIÇONTE SI DIELL
Nën një rreze drite,
të shihem mirë kërkova...
Ma kish ënda, e,
Për pak sa nuk ëndërrova...
Mu duk Diell!
Shtriqa gjymtyrët të merrja ngjyrë...
Pa vura dhe syze!
Që drita e bukur mos të më verbonte...
Hijen time të rëndë,
Që më ndiqte prej kohësh nga pas,
Me hijen e Diellit në timin iluzion,
Vura në garë e kohën fillova të mas...
Po ishte Hënë!
Hoqa syzet i trembur nga fakti
Mrekulli në atë natë që mu duk si ditë,
ku Hëna ishte e plotë dhe rrëzëllente,
Lozonjare , magjiplotë si të gjitha mrekullitë...
Mblodha hijen time
I thirra të vinte në vete
Me hënën të mos matej se ushtare ka plot
Ka mijëra yje të përjetshëm që i shndrisin rreth e qark
Ajo, hije e vogël, me yjet s’matej dot...
Qau hija ime, zë në fakt nuk i dëgjova
U tërhoq si mundur në të pafilluar betejë
U fut poshtë vetes, pra nën mua
Aty, ku kishte gjithmonë të ngrohtën strehë!
ÇUDI !
Dëshiroj,
Të jetë vetëm kush është e jo kush duhet
Dua ta shoh të fluturojë si një flutur
Po, të jetë çka Zoti parashikoi që në krijim
Të jetë si Afërdita, Perëndia e saj e bukur!
Nuk dua,
Në të tjera fytyra pa fytyrë te shoh,
atë që nuk dëshiroj vetë unë të jem!
Në të tjera krijesa e qenie pa shpirt,
fis e farë, farë e fis të kem...
Urrej,
Pasqyrim në abstrakte krijesash,
që me një shembull të keq të më ngjajë!
As pikturë, skulpturë, shkrim,
prozë a në të madhërishmen poezi,
Të jem institucion gijotine, pa kolona që ti mbajë...
Nuk mundem,
Të hedh farë në tokë djerr,
apo të shterur si në një të tharë kënetë!
Në peshq të vetë mbetur pa ujë,
a në të pangopur që pinë ç’të ketë...
Nuk më pëlqen,
Të admiroj thjesht se duhet me dikë të jem
Ta shoh e vetëm të magjepsem si njeri,
pas një krijese të bukur në formë,
që përmbajtjen as vetë të mos e di...
Dëshiroj,
Të jetë vetëm vetëvetja e jo kush duhet
Dua ta shoh të fluturojë si një flutur
Po, të jetë çka Zoti parashikoi në krijim
Të jetë si Afërdita, Perëndia e saj e bukur!
Nuk dua të urrej, nuk më pëlqen,
Dëshiroj por, shpesh më ngjan,
Si një skenar i shkruar për një film,
ku edhe pse sapo fillon i dihet fundi,
ti magjepsesh e deri në fund sheh vetëm fillim!
Si një verë e mirë që të shijon në gojë
dhe pasi ke pirë të gjithë shishen,
nga e para ta do shpirti të fillojë!
Si atëherë kur dashuron për herë të parë,
që s’di as të ecësh dhe fort vrapon...
Ku emocioni, dridhja e qenies fëminore,
të fotografohen në shpirt dhe gjithë jetën i kujton...
Apo, si në aventurën e parë me një kurvë,
që profesionalisht të bën të ndjehesh aventurier,
dhe vetëm pasi largohesh prej saj i kënaqur,
Kupton, je rruar tek një profesionist femër berber...
Shpesh,
Të ngjan se jeton si në një përrallë
Pa pikë nisje e pa qëllim final!
Ku aktoret janë gati gati të maskuar,
ngjajnë me manekinë pa fije,
por çuditërisht lëvizin këmbë e duar!
Mor po, heqin gjithshka, deri edhe brekët,
këmishën kanë hedhur duke hyrë,
dhe të akuzojnë,- më grise benevrekët!
Çudi të botës!
Në atë që prekim çdo ditë me dorë,
Në atë që sytë përditë na shohin,
Në atë që çdo minutë prekim me mëndje
Ku kujtojmë se,- pak na shohim e pak na njohin!
Këtu, ndjen se je në një abstrakt,
Ku gjithshka nis e humbet pas një çasti
Ku dreqi hyn e del pa u parë,
dhe filmi ndërpritet, filli këputet...
Ti, ngjan me një gjel deti në fund viti në Pazar...!
Qenia,
Përballë këtij realiteti pararendës hipokrit,
Ashtu si në shekujt e kaluar një besimtar,
futesh në manastire të bëhej jezuit...
Ikën,
Larg nga sytë e verbër
Larg nga veshët e shurdhit
Larg nga vrapimi i çalamanit
Larg nga kënga e çuditshme e memecit
Larg nga jeta me përskuqjen e dreqit!
Larg!
Salloneve të berberëve me buzë të kuqe...
Kurvarëve të ndershëm dhe atyre me huqe!
Ujqërve, që me zë deleje blegërojnë
Sorrave, që me zë bilbili si të virgjëra cicërojnë !
Dëshiroj të jem,
Aty ku hutini e njeh fluturimin e shqiponjës
Aty ku dhe ariu i madh pi nga gjiri i ujkonjës
Mes pyjesh të larta që me madhështi çajnë retë
Ku ajri i pastër e vesa e mëngjesit blerojnë livadhet
Aty, të dehem me ujë të dlirë mali,
Bashkë me zanat e shtojzovallet!
NË TYMNAJËN E DJAJVE...
Në botën që jetoj, shoh,-
Njerëz që mësojnë, lexojnë
Njerëz që kanë një zanat
Njerëz të ndershëm e punëtorë
Njerëz, që s’e shohin tjetrin si argat...
Por shoh së shumti edhe,-
Njerëz të tipit popull kot,
që dinë vetëm të flasin...
Ata, që gënjejnë me shumicë,
sa herë që broçkulla pëllasin...!
Njerëz që s’dihet vërtetë ç’janë
Njerëz me lesh e të tjerë të depiluar
Njerëz tru leshë të veshur me kostume
Njerëz të krehur e të tjerë me kujdes rruar...!
Në këtë botë ku jetoj, dëgjoj,-
Mrekulli akoma të pa zbuluara
Nga guhakë që tek padronët rrëfehen!
Mrekulli pa asnjë cent në xhep,
Nga bashibozukë që me fatkeqësi ushqehen!
Ëndrra, ëndrra, ëndrra pa fund,
si në përrallat e famshme orientale...
Sikur dikush fërkon llampën magjike,
dhe në çast, ndërtohen mijëra hidrocentrale...!
Ëndrra e realitete të bërë bashkë,
Njëlloj si një letër e bardhë pa të zezë mbi të
Llafe të sajuara me mjeshtri pushti,
Ku veprat s’kanë vlerë, vetëm fjala vend zë...
Ëndrra të importuara që nga koha e lashtë,
kur të zhveshur na dukej vetja të mjerë...
Kur mrekullisht shpikëm të famshmen monedhe,
dhe gjithshkaje ju vu çmim, çdo gjë mori një vlerë...!
Zgjim por të pafat mbi fajet tona,
Ku mëkati s’lahej me një pendim
Ku edhe çdo gjë të çmuar të jepje
Asgjë nuk kishte vlerë për një rikthim...!
Vetëm batakçinjtë e sajuar mirë në bollëk,
dhe me të tyren farë, me soj e sorollop,
që kujën vunë dikur për lakuriqësinë!
Vetëm ata, me batakçillëkun e tyre,
blenë pa vlerë vlerën dhe gëzojnë gostinë...!
Në se më vonë dikush i zgjuar ,
i mësuar, i lexuar e me zanat,
u kujtua rregull të verë,
Batakçinjtë e zabërhanët jashtë ti nxjerrë,
ishte vonë, edhe ky i mençur dot s’mundi!
Ndaj me horrat bëri pakt,
e mes tyre dhe vlera e tij humbi...!
Dikur një shpullë në sy të botës ishte mesazh
Dhe me pallë ziheshin burrat për nder
Dikur viheshin me kobure ballë për ballë,
për të mbajtur një të arritur vlere...!
Sot e shoh ndryshe,-
Njëri shan dhe tjetri po ashtu!
Dikush bërtet,- kapeni hajdutin!
Dëgjohet tjetri,- kapni atë, hajduti s’jam unë!
Njerëz që rrinë shohin si zihen dy batakçinjtë
Në morinë e ndyrë, më shumë se ata vetë...
Po njerëzit vallë a i panë ku ata më pas shkuan,
të ndajnë çka me rrufjanllëk ndanë me të vërtetë...
Ç’po më shohin sytë!
Gjithshka thamë paska qenë e shkruar,
sepse çdo kohë ka kronistë dhe kronikë
Me të zgjuar batakçinj të rangut nga njëri krah,
Dhe pasues të ndritur që shkruajnë pa frikë...!
Njerëz që letra dinë të shkruajnë
Dhe jetojnë duke shtrydhur trutë
Njerëz që shpesh edhe gënjejnë të tjerët,
që bëhen bashkëfajtorë me batakçinjtë hajdutë...
Analistë e kronistë, shkronjëtorë të zotë
Kanë mundësi të rrëfejnë të vërtetën
Por, ata shkruajnë gënjeshtra me okë!
Dëshmitarë të batakçinjve ishin dhe mbetën...
Në fakt, dhe ata njerëz në fund të fundit janë!
Ndonjëherë mëkatet e ish zotave të tyre rrëfejnë!
Pooo, por vetëm kur të korrat janë vjelur,
dhe për ta asnjë kockë nuk kanë hedhur...
Më ngjan me një tymnajë,
Ku s’dihet kush është më fajtor e kush i pa faj,
Në këtë botë ku bëj pjesë dhe unë, nuk di!
Më duken të gjithë të çmendur si të ishin djaj...
VALE VIBRUESE...
Antena nuk kam
si një stacion televiziv
Vetëm gërma
një mbi një di të ngre...!
Hidhem e përdridhem ndonjëherë,
Sa, që jam dreq
edhe unë vetë bëj bè...!
Të kam përpara por,
të shoh e s’të shoh!
Më vidhet si nga duar të papara,
yti imazh...
Zgjas të mijat me frikë të të përkëdhel
Çuditërisht prek, trembem,
iki në tjetër pejsazh!
Në ditë a vite të mëpasme,
ndoshta më trim do të jem!
Më parë do të pajisem me antena,
të të fus në timin sistem...
Në je valë e mirë ti frikë mos ki
Unë si një valë transmetuese,
veç vibroj nga dëshira...!
Në eter ti, si një televizor përpimë...
Dhe kur frekuencat të kapësh saktë,
regjistromë në kanalin e preferuar,
shënomë në numrin një, bashkë të rrimë...
FSHEHUR MES GËRMASH...!
Në një libër lexova unë emrin tënd
Fshehur mes gërmash që qanin në heshtje
Gërmova me mllefin e viteve që lash pas
Por, çuditërisht sot s'më zgjon as kureshtje...
Më ngjan një histori e treguar nga të tjerë!
Lexuar në përralla me fantazma e njerëz të këqinj,
ku fatkeqësisht fiton edhe i keqi ndonjëherë,
por e shajnë përjetësisht të vjetër dhe të rinj...
S'më vjen keq për vargjet që të dedikova
Në këngë malli, dashurie por dhe lot!
Sot, si Dielli që ditës i jep dritë,
Unë qesh me cinizëm pa të falur dot...
Ka një natë të errët pa dritë, pus të zezë
Ka dhe një me yje që rreth Hënës vallzojnë
Pastaj mbyllet cikli me rrezatimin e bukur jetësor
Ku drita i zë vendin errësirës,
Hëna fle, yjet shuhen, Dielli ndriçon i vërtetë, përrallor...!
NË HOLLIN E MORTJES...!
Rri në strofullën time...!
Të varfër, bujare e të qetë
Aq sa duket shpesh si shtëpia e vdekjes...!
Dëgjohet vetëm një tik-tak...
...gjithmonë... !
Kjo më bën të kuptoj
Se nuk kam vdekur
në shtëpinë...
që ngjan si holl i mortjes...!
Erdhi djalli e iku
Orgji dot me të nuk bëj...
Iku e më la veç veten time
Në pasqyrë me Të më ngjan...!
Prandaj nuk e pranova, ngjante si dualizëm...
Unë brënda meje si Ai ndoshta jam...!
GJIROKASTRA IME
Më skuqet malli për një lodhje
Duke ngjitur kalldrëmet e rralla,
Duke soditur sokakët, dritaret
Që si sy njerëzish rrinë mbi kokë
Minderet dhe çiltet anesë
Paparën me gjalpë të freskët në mëngjes...
Më mori malli të kaloj nën kala
Të shoh bedenat që nga poshtë
Në tunel nga pazari në Manalat
Nga pazari në Palorto
Me të mitë që gëzojnë tek më shohin
Me gjaku-gjakun tek prekin, njohin...
Më mori malli t’ia marr një herë vëndçe
këngën e parë që mësova në Gjirokastër
Më mori malli për babain king
Për mamanë nikoqire e të pastër
Do të vij të të shoh origjina ime
Mallin të nxjerr patjetër një ditë
Të zhdëpem duke pirë e duke ngrënë
Të dal në të gjitha lagjet, tek të mitë...
Kur të vij, do të puth një gur
Në të më bukurin kalldrëm...
Kur të iki do të gdhënd me biçak
Emrin tim në më të bukurin vënd...
E PATJETËRSUESHME
Mbi lot harrimi e vetmie,
në tënden brengë rrinë e pikon !?
Kërkuar mbi "vite topalle",
si "e sëmurë që lëngon"... !
Pikë e zezë,si e vetme jetime,
mes hartash të tejdukshme...!
pikë e bardhë mbi të zezë...
...e patjetërsueshme...!
Në "gjumin" e kohërave që iknin e vijnë...
Tu plak qeliza ku jetët gjurmë lenë!
Mes zhurmës hipokrite të kohërave që ndërrojnë...
Të mbeti veç qenia e gjithhershme Nënë...!
NATA MAGJIKE
Natës magjike dua ti rrëmbej qetësinë,
t'ia prish heshtjen mes përkëdheljesh pafund...
Mes fëshfërimës së zërit tënd...
Pëshpërimës pa frymë të zërit tim...
Endjes së trupave tanë...
Në hartën e hireve të ëmbla magjiplotë,
dhënies pa kushte në jonet e ftohta...
të ngrohura nga i hyjshmi amëshim...
MODEL VAJZERIE
Ne se dora,
do te me ishte penel piktori
me te bukur nuk do mund te te beja!
Ne se zeri im,
do te ishte ze bilbili
me bukur s'do te mund te te kendoja!
Ne se zot do te isha
per modele vajzeje
do te kisha gdhendur ty...!
Por une jam nje poet i thjeshte...
Buzeqesh e imja qenie
tek shoh te levizin me lezet
qepallat e zeza, te gjata,
te te tuave te bukura sy...!
__________
Poezitë u moren nga profili i autorit ne FB
Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ardi Omeri:PA COPYRIGHT!
» Ardi Omeri: E PASHE...
» Ardi Omeri:KUJTIM
» Ardi Omeri: FATI IM
» Ardi Omeri: Lesh e Li...
» Ardi Omeri: E PASHE...
» Ardi Omeri:KUJTIM
» Ardi Omeri: FATI IM
» Ardi Omeri: Lesh e Li...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi