Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Oj zhugë e kulturuar

Shko poshtë

Valon Beqiri:Oj zhugë e kulturuar Empty Valon Beqiri:Oj zhugë e kulturuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 10:40 pm

Valon Beqiri:Oj zhugë e kulturuar 195366_100000406115855_3109559_n
Valon Beqiri:Oj zhugë e kulturuar

Qelizë qe zvarritesh n'prapavijat e barbarizmit,
mos ma prek ndërgjegjen që n'heshtje dergjet,
në pjatën e stërgjyshërve mrrolat i kam peng,
me një grusht dheu, mund t'ja u varrosi buzëqeshjet.

Mos ma ceno çatin,boll...mjaft murlani e ka gërryer,
mos mi përkul lisat, n'pyllin tim kultivoj hare,
arsyeja e vetma që ta plumbosi pragun n'gur,
edhe me një milion premtime, vazhdon qingji pa kope.

O pleshti fekal, mos mi nënçmo viset e shpirtit Nënë,
mos ma moho diellin e atdheut, nusen e vendit lërma rehat,
mos mi ushqe me blozë vjollcet e kopshtit tim,
motrën tënde "Kosov", tani e ke transformuar n'shtrat...

Shpesh më dridhen malet, Drini po shteret ngadalë...
një zemërs së vogël, edhe sot babadimri nuk i vjen?
e le aty me dëshirën e pakt, kërkon përgjigje t'bardhë,
për një besë që është lidhur besa e besatur, besën se bjen.


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi