Albright: Shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë
Faqja 1 e 1

E çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO-n, ka thënë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.
Ajo këtë e deklaroi në një intervistë për radion “Evropa e lirë”, në dhjetëvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi.
“Ishte edhe çështja e Kosovës dhe pyetja në këtë rast ishte si të ndalej spastrimi etnik. Atëbotë, isha sekretare e shtetit dhe kisha qenë dëshmitare se na është dashur shumë gjatë për të hyrë në Bosnjë”, ka kujtuar Albright dhe shtoi se nuk ishte e lehtë në kuptimin e marrjes së vendimeve, të punës së komitetit ushtarak, të përzgjedhjes së caqeve, por për NATO-n ishin çaste suksesi në përmbushjen e misionit të tij.
“Shpresoj se shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë, që mund të jenë të dobishme në rajonet tjera, siç është Afganistani. Është pjesë e rrëfimit të njëjtë të periudhës së pas Luftës së Ftohtë”.
Ajo vlerësoi se megjithatë, një aleancë që është themeluar për të qenë anti-sovjetike, ishte në fakt relevante në fund të shekullit të 20-të dhe fillim të shekullit 21 për t’u marrë me problemet e asaj kohe, që kishin të bënin me luftime ndëretnike dhe vrasje e spastrime etnike të njerëzve që jetonin në një vend.
“Ishte evidente nga puna që kishim bërë se rusët do të shfrytëzonin veton për një rezolutë, me të cilën do të kërkohej shfrytëzimi i forcës në Kosovë”, tha Albright.
Ai theksoi se duhej jo vetëm që ta çonin NATO-n në një luftë, por ta bëhej në atë mënyrën që disa vende mendonin se nuk duhej të bëhej.
"Për ne ishte shumë e rëndësishme se ishte një veprim i NATO-s, sepse e bënte një veprim multilateral, me mbështetjen e 16 vendeve anëtare atëbotë, për të ndërmarrë në fakt një operacion ku do të shfrytëzohej forca”.
Sipas saj ky veprim jo vetëm që bëri punën e saj në kuptimin ushtarak, por e legjitimoi edhe fushatën në Kosovë, por asgjë prej kësaj nuk ishte lehtë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi