Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:KAQ E PATE, PESHKAQEN!

Shko poshtë

Jorgo Telo:KAQ E PATE, PESHKAQEN! Empty Jorgo Telo:KAQ E PATE, PESHKAQEN!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 11:19 pm

Jorgo Telo:KAQ E PATE, PESHKAQEN! 161505_1630998071_1359506_n
Jorgo Telo:KAQ E PATE, PESHKAQEN!

(Ç’DO THOSHTE NOLI PER BIN LADENIN)

Botë o botë, qyt’ e bot, u çlirove për çudi
Nga një tmerr, nga një ferr, nga një derr si lubi!
Terrorisht, barbarisht, dhelpërisht më i zi.
Qimederr, Bin Laden, o cakall babëzi!

Seç iu bëre "havale", o mizor botës së madhe
Me "dhuratat" jetëprerëse, djall, o djall i aeroplanëve!
Si qafir, vampir pa fre - ti u prive talebanëve;
S'meritoje kurrsesi, më të rrije pran' të gjallëve...!

Shpirtmizor, gjakator, kafshëror tash ku je?
Një shpellar, një urith , si të mbajti kaq ky dhe!
Jo, jo, jo, nuk harroi Amerika...larg, atje
Tremijë vetët si ia more dhe pa frymë ia le…

Atë shpirt kush ta dha, Bin Laden Osama?
Nuk qe ëndërr as trillim, gjithë bota seç të pa:
T’iku mjekrra, krenaria, t’u vithis ty gjithçka.
Ç’meritoje, atë more, Bin Laden Osama!

Osama Bin Laden, Osama mjekërrosh
Ti nuk doje jo - jo, plumbin, porse theqje osh…!
Ti nuk kishe fare zemër, veç një zgavër bosh.
Osama Bin Laden, Osama mjekërrosh!

Se kush ishte shpirtmizori, e tha qart' 11 shtatori
Si tronditi tejet Globin, ky katil horr- prej horri…
Gjithë Bota donte shpagë… e në lule mir' e mori
Ç’mund të priste tjetër, ndryshe... Bin Laden mizori?

Masakrove, maskara, o vrastar e krimnel!
Trëmbës jete, meritoje jo një plumb, porse një hell.
Peshkaqenët, qen bir qeni, trupi yt sot po i vel.
MASAKROVE MASKARA, O VRASTAR E KRIMINEL!

Atë shpirt kush ta dha,Bin Laden Osama?
Nuk qe ëndër as trillim, gjithë bota mir' e pa:
T’iku mjekrra e të la, t’u vithis ty gjithçka.
Ç’meritoje, aq det more, Bin Laden Osama!

Sot e tutje bota e madhe do të ketë më pak helm
Vrasja e krimit për këdo do të jetë veç melhem...
Përfundoi, perëndoi krimineli Bin Laden
Kaq e pat, kaq e pat, mirë e gjet ky peshkaqen...!

Jorgo S. TELO
2 MAJ 2011

Jorgo Telo:KAQ E PATE, PESHKAQEN! 228763_1823226393685_1630998071_1726796_6837583_n
MASAKROVE, MASKARA!
PESHKAQENI PO TE HA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi