Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri...Poezi, HARRESË E ÇASTIT...

Shko poshtë

Sofia Ziri...Poezi, HARRESË E ÇASTIT... Empty Sofia Ziri...Poezi, HARRESË E ÇASTIT...

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 04, 2011 11:21 pm

Sofia Ziri...Poezi, HARRESË E ÇASTIT... 174516_100001165007247_6636208_n

Sofia Ziri...Poezi, HARRESË E ÇASTIT...

Në një ditë
të bukur maji,
mbështolla brenda duarve
harresën.
Duke shëtitur
parkut të gjelbëruar
dëgjova një trokitje të lehtë,
më dukej sikur
vinte nga lëkura e duarve.
Ishte harresa.
Zëri i saj depërtoi
midis gishtërinjve,
të pa-puthitur mirë.
Nisi çudia...
E mban mënd këtë vend,
shkatërruar dikur,
pema e rrëzuar
kthyer në stol,
të mbante ulur
me të dashurin tënd?
Të kujtohen puthjet kur i dhuronit
njëri-tjetrit?
Ishe e lumtur n’atë kohë.
Shtanga.
Ai vend s’më kujtohej
aspak.
Po, po, këtu,
kanë ndodhur çudira,
dëgjova përsëri.
Këndej s’kalonte njeri,
ju rrinit shpenguar.
Tani ndryshimi i parkut,
shëtitjet e çifteve të shumtë,
bar-kafetë e ngjitura,
po të hutojnë,
por ti, këtu je puthur!
Sa e çuditëshme!
Unë shtrëngoj harresën
brenda duarve të mia,
ndërsa ajo gërvish
memorjen time
të pafajshme.
Hapa duart,
ndriçimi i diellit
përkëdheli
harresën e çliruar,
ndërkohë,
rinisa shëtitjen.
Ndryshimet
bënë të mos meditoj
fragmentin
e bukur të jetës time
edhe pse
asnjëherë nuk mund
të fshihet nga memorja.
Zemra është arkiva
më e mrekullueshme e jetës...

.............................
zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri...Poezi, HARRESË E ÇASTIT... 227116_181037695278396_100001165007247_423135_845422_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi