Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Askujt mos i tregoni

Shko poshtë

Valon Beqiri:Askujt mos i tregoni Empty Valon Beqiri:Askujt mos i tregoni

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 05, 2011 10:56 am

Valon Beqiri:Askujt mos i tregoni 168756_181359771887559_100000406115855_487852_1392728_n
Valon Beqiri:Askujt mos i tregoni

Që n'botën e dyshemes isha shtrirë përtokë, n'frontin absolut,
aty ku mbretëria e mërzis kishte marr këshilla nga heshtja,
shtriga e përqafimeve që m'bënte dhurat ca palë krahë engjulli,
që kurrë nuk pata guxim, të darkonim bashkë unë edhe vdekja.

Që në ishullin e piratëve kisha harruar pantallonat e mia,
jo nga frika e plumbit, por nga aroma prej një heroi legjend,
që n'tempujt e perandorive, huazoja nga një thërrmijë t'vogël guri,
si një mostër, aty ku ke lind, vetëm aty do t'kesh vend...

Që i'a kisha prishur drynin arkivolit, këta t'shtëpis nuk e din!
kur dritaren me kast e lija hapur, që me ajrin ti ndroj dy fjalë,
që vetëm vet me vetim i ujitja vuajtjet e natës pa përtes...
që kisha mbajtur fjalim, përball një garazhe me engjuj t'gjallë.

Që m'kishte lodhur shpesh dehja e drejtësis deri n'skajshmëri,
kur vonohesha në kabinetin e gënjeshtrave pa pikë interesi,
shpesh kur kam dasht t'vetëvritem nga thumbi i majes së lapsit,
kur në tregun e shpresës, kërkoja produkte t'dashuris nga shitësi.


V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi