KRISTAQ F. SHABANI:ROMANI HISTORIK I KUJTESES SE SHKRUAR -“Lodrimi i madh i vdekjes”-Roman
Faqja 1 e 1

ROMANI HISTORIK I KUJTESES SE SHKRUAR
KRISTAQ F. SHABANI
“Lodrimi i madh i vdekjes”
ROMAN
I drejtohem LULJETA SHARANI (MORINA)) protagonistes së romanit tim “Lodrimi i madh i vdekjes”, i cili është në proces botimi, që homazhon perpjekjet titanike të popullit kosovar(shqiptar) për triumf... NE KETE ROMAN HISTORIK ME PERMBAJTJE REALE “INTERPRETOJNE” FIGURA TE MEDHA HISTORIKE TE POZITIVITETIT(BOTERORE), POR EDHE TE NEGATIVITETIT EKSTREM...
10 maj 1999 – 10 maj 2011
RESPEKT PER GJITHE KRIJUESIT KOSOVARË QE EVIDENTUAN PERPJEKJET TITANIKE TE MARTIIZMIT
* * *
Penelatshkruesi qëndronte atje lart në Çabrat me vështrim të ngulitur në Antologjinë e të vrarëve dhe e tundonte mendimi i eliminimit të petaleve, pjesëzë një kurore gjigante, që gjer dje lëshonte rrezatime dinamike dhe lodronte në krahët e ëndrrës… Një miku i tij kishte shkruar dikur një vëllim poetik, ku kryefjala e mbizotëresës ishte “PULSI I DHIMBJES” dhe lajtmotivi i tij”: Në sytë e tyre (njerëzve) folenë kishte ngritur PIKËLLIMI… Gjithandej thirrmime, ofshama, kraharorë, që papritmas në proces kërcënimi pushojnë frymëmarrjen e ritmit… Udhëkryqe, ku pikimi gjakor luan në notën e fortë SOL… “Si kështu, o njerëz… Një tragjikokomedi e rrezikshme, e panumurt në vrasje, në humbje, në flakje, në torturë, në zhdukje makabre… Çabrati e Meja ishin ngulitur në mendësitë e psikoanalistëve dhe hartuesve të përpunimit të mbrojtjes me çdo kusht të njerëzve, qoftë, ndoshta, edhe me masakrim, vrasje masive, vetëm asnjë copë të mos shkëputej nga ajo amalgamë titoniane… Aty, pikërisht, në atë majë, përmbi qytetin, që njihte vetëm ngjyrë të kuqe dhe mbi çdo cep të tokës së vet qyteti njihte vrasjen, torturën e pashembullt … A mund të më thuash sot ti, o njeri ti, me zërin tënd, se ku e ka adresën PIKËLLIMI? Një pikëllim që rrjedh nga një buzëqeshje Mentori, Skyfteri, Visari,………Tahiri…
Penelatashkruesi hyn në radhët e të buzëqeshurve, lexon për të sajtën herë emrat e tyre. Poshtë fotografisë ndritojnë emrat. Ata e kanë në majë të gjuhës përgjigjen. “Eh, sa çudi! Këta duken të gjithë në pamje gjallimi!” Dhe vijon lëvizjen në një tallazitje tronditjeje shpirtërore, që e përfshin në një valë tërbane, i cili ia rrezëkëllon shpirtin e trishtë...
“Gjithë kjo farë djali të eliminohet pa më të voglën sakrificë, pasi një xhelat pa zemër kërkon të eliminojë një racë dinamike, sunduese e këtyre trojeve!…”. Një çast përhumbet në atë që shikon dhe ndien… Loton syri i tij në këtë mëkatë të buzëqeshur, ku protagonistë buzëqeshës janë vetë ata me fytyrat e tyre ujë… A mund të këtë këtu përgjumje, moslotim, mos betim, mos krenim? A mund që këtu të mos ketë vend për një lulim të ndërgjegjshëm që të trondit shpirtin? I fanitet sikur atje tej kalëron ai, që e solli këtë krim të pashpirt dhe përsërit në një frazim magnetizues dhëmbës për shpirtrat: “Këtë donit të bënit, me këtë u shpërblyet!...” Ai ngjit shkallina dhe ofshan: “Ku janë protagonistët e kësaj dhimbje të madhe?“
Diçka pëshpëriti për kalin e Trojës. A thua ai kalë, paçka se i drunjtë, ruan atë vitalitet, kërkesë, magjistifikim, dinamizëm, që, paçka prej druri, të çelë gjithçka, mundësisht dhe Publicisten e re, që lodronte në ujësira, të cilat villnin vdekje… Ai kalë, para se të ishte i drunjtë, ishte i rritur kalërisht në mendim me synimin e keq apo “të mirë”, ishte ide, që fillimisht nxirrte kryet e pastaj plotëformohej aq shpejt në mendjet dinake, kërkuese, për të përmbysur situatën në favor të tyre. Eh, kalë i drunjtë, kalë mendimor, kalë surprizë, kalë vrasës!…Ç’bisht prej dhoge ke?!
Kriminelët vraponin për të mos çarë kokën nga të vrarët e tyre dhe ata që kërkonin t’u merrnin hakun… “A mund të ndëshkohen autorët në këto pista të pështira vrastare?”- përsëriste Penelatshkruesi atje lart në Çabrat dhe i fanitej, sikur ndiente kërcënimin të bridhte lëshuar po aty, në Çabrat… Iu fanit pastaj sikur afër gjithë këtyre masakrave uleshin masakratorët dhe kënaqeshin tek shikonin “aktet e tyre” vrasëse…
“Koloneli Fritke u kishte marrë dhëmbët e florinjtë në krematorium çifutëve të zgjuar, ndërsa këta kriminelët veprues këtu ishin hitlerizuar gjithkund dhe marramendësisht. Këta nuk e përdornin djegien aq shumë, por varrin masiv e përdornin për të treguar “Masivitetin e Rënies dhe të Eliminimit të paskrumbullt”…
Hodhi vështrimin tutje në varrezën e mbjellur: në çdo varr një nënë, motër, një vajzë, të paktë djemtë, një nuse e zezuar, një grua e re, që loti i ishte banor i përhershëm… Para do kohësh përshpirtja bëhej, por jo me këtë intonacion, me këtë përmasë, me këtë dhimbje… Oh, nënat, shpirti i tyre e di, kur thurin elegjitë për bijtë dhe bijat e tyre. Ata ikën, ua morën, i vranë para se t’i merrnin, apo i lodronin me sjelljet e tyre të paprincipta…
“Sa e madhe qenka poezia, “- foli me vete Penelatëshkruesi. – Qenka bërw dhe ajo pjesëzë e botës së qylltë, ku pronarët e saj janë të paktë, paçka se në dosjet e tyre mbajnë tapi të bujshme… Një përplasje midis dy antagoneve të tejkontrasteve Jetë-Vdekje… Nënat, që lotojnë dhe u dhëmb shpirti hedhin sytë, jo vetëm te të tyret, por te të gjithë. U sëmbon për të gjithë. I kanë mësuar nënat se kush është djathtas, majtas, para, prapa të tyreve… Ah, nënat, që humbën djalin e tyre të vetëm! Ah!....
E ka pasur gjithmonë të drejtë, se çdo gjë do ta fillonte nga rrjedha e ngjarjeve, nga burimi i kësaj rrjedhjeje. Natë dhjetori, ndoshta afër ngjarjeve madhore në qytetin e gjaktë u kthyen dhe u rivarrosën 11 vendas të ardhur nga varrezat masive të Serbisë… Dyvarrëzimi tragjik ngjason, si një vdekje e sotme, si një dallgëzim që rrëfen përshpirtjet e valëve.
“Ç’janë këta?
- Të vrarët në kasaphanën e madhe, që tashmë u ndrisin eshtrat për rivalët.
- - “Mysafir i paftuar!”
- Do të gjejmë ne natyrën të dorëzojmë në publik.
- A do të thërrasim sot fluturat?
- Po, do t’i thërrasim që fluturat t’u sjellin fëmijëve me erën përkëdheljen, me fluturat fluturimin… Oh, ç’fluturim të ëmbël kanë fluturat dhe zogjtë! Sa i kanë dashur heronjtë! Madje dhe njerëzve të zemrës u fanin fluturime të tilla.
Si e kam përfytyruar dhe dashur tokën. I dhimbsej një fije bar, një shtëpi pa titullar, një dritare që s’çel kanatën… Oh, o qytet, si t’u afrua ty një gjendje e dramë kaq e pashpirtë, e pamëshirtë dhe protagonistët e tu ranë… Po ata fëmijët, që ngjasojnë me panorama tronditëse, por plot jetë… Etje, etje… E shuajnë etjen me vesën me lule…
Papritmas iu fanit ajo, nëna e fëmijëve, siç predikon ajo. Më vonë u fut në një përshpirtje të madhe Dy dritat e syve llamburitnin.
Edhe sot ajo tejdridhet. Ende Nëna e madhe e ka kthyer kokën andej nga i morën ata barbarisht, i pret t’i kthehen… Por pritja e gjatë të vret. Vret zemrën, shpirtin, syrin, gjithçka, trupin e tejçon në parametra rënieje. Ç’qenka kjo jetë?! Orët e saj janë të rënduara, fjalët kanë humbur kuptimin e fjalës. Qielli rri mbështetur i përlotur në një ballkon qiellor…
*
Iu kujtua në atë çast Poeti, i cili rrinte në Pikëvrojtim, atje ku rri zakonisht shqiponja dhe syrin e saj kundron e menduar. Ka hapur në kraharorin e tij Alfabetin e Dhimbjes…
Ku ta kërkoj dhimbjen? Vetëm atje është në Çabrat? Vetëm këtu në Çabrat?… Alfabeti i Dhimbjes nga A deri te ZH veshur krejtësisht në të zeza,… Ç’zezim, o njerëz në këtë Alfabet! Një kalë galopon me trok zëmërate. Ndalet paksa, të marrë frymë, gërmon me vërtik varrin e dënesës. Në fillim u duk kal i drunjtë, por është gjallor… Një grusht plumbash i fshihen trokimit të harbuar…
Thëllëza tenton të rrahë krahun e prerë (Sa të pacipë, ia prenë krahun thëllëzës, ia prenë ëndrrën e fluturimit dhe pjesën e bukurimit!) Shih atje tej me gjysmë zë belbëzon bilbili i plakur… (Sa të pashpirtë, si ia gjymtuan zërin bilbilit!) Dorën e rudhosur dallëndyshja nxjerr dhe ndien ballit rrudha fluturimi ( Sa tinzërisht ia rrëzuan jetën!) “Thëllëzë, bilbil, dallëndyshe, - përshpëriti Penelatashkruesi dhe zëri mezi i doli nga gryka e mbushur me mllef dhe hidhërim së toku…
“Sa i vështirë është stopimi i stinës dhe stina nuk ndërrohet! Ka nevojë dhe stina, ka nevojë, se dega nuk bëhet dot nënë. Nën zë këndon këngën e TUNDIMIT… Breshëria ia këputi në mes LIMFËN… Ah, Gjakovë, Pemë Gjigante Njerëzore, gjelbërimin ta varrosën të pamëshirtët… Një të premte pa hënë. E gjithë java ngjason me të premten dhe të premtet me të premtet,… Të mjerët njerëz i tundin tashmë orët asmatike…
*
Luljeta kthen kokën nga varreza. Bashkë me të kthejnë kokën gjithë fisi i Morinajve dhe Sharanajve, por dhe të tjerët…
Kaq kohë më bluajti vetmia, kaq kohë… Vetmia fjalët m’i copëton….
Me një mjet pa emër, m’i shpërndan në botën e mjegulluar! Syrit i hapa portën e shikimit: “E papritura më solli një lindje foshnje… Vallë a do të jetojë gjatë në këtë det me dallgë? I kam frikë varrezës që merr dhe flijon!...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: KRISTAQ F. SHABANI:ROMANI HISTORIK I KUJTESES SE SHKRUAR -“Lodrimi i madh i vdekjes”-Roman
ROMANI HISTORIK I KUJTESES SE SHKRUAR
KRISTAQ F. SHABANI
“Lodrimi i madh i vdekjes”
ROMAN
I drejtohem LULJETA SHARANI (MORINA)) protagonistes së romanit tim “Lodrimi i madh i vdekjes”, i cili është në proces botimi, që homazhon perpjekjet titanike të popullit kosovar(shqiptar) për triumf...
10 maj 1999 – 10 maj 2011
HIMNI I HIMNEVE
Eh, moj Lule Sharani, sa këngë kërkimi këndove
Sa zemra nënash hodhe në protestë,…
Lum si ty e lum na për ty!
Ti dole nga përgjakosja e atij maji,
që asqë e mendoje kurrë…
Ishe me shpirt aq të bukur
dhe me mendje ëndërrimtare,
kur fare papritur t’u thyen mëngjeset,
t’u errën ditët,
t’u shtuan netët,
të iku shkëlqimi i syve,
u ktheve në e pagjumë,
dhe loti pati veç një burim të patharë në vite:
sytë e tu plot jetë deri në maj…
U plas shpirti i një nëne,
U copëtua zemra e një femre,
e kishin zili të gjithë
për fëmijët yje dhe burrin yll….
Qan me ty sot gjithë bukuria,
qajnë me ty sot
të gjitha të drejtat njerëzore,
qan me ty sot
gjithë përpjekja e rikthimeve,
qan me ty gjithë bardhësia,
ndjejnë dhimbje gjithë poetët e Botës
dhe nga dëshpërimi nisin vargje,
herë të puthur, herë të lirë, herë hajk;
kanë dhimbje të pamatë, Luljetë,
kanë dhimbje që pikon gjak!…
Ç’zemër të fortë paskërke, moj Luljetë Morina,
kur ndesh në buzëqeshjen e një ylli si Valoni
që të jep shpresë jetimi,
Ç‘shpirt robi paske, moj Luljeta Morina,
Ç‘durim prej burrneshe,
kur ndesh në vështrim të zgjuar të tët biri,
Visarit…
Nga pikëllimi dhe paralelet e meridianet e Globit
do të kishin ngatërruar drejtimin…
Tropiku i shpirtit tënd është i akullt,
sikur edhe dy polet…
Ç‘ngrirje, ç’akullzim
në vite shekuj të prapshtë që kapardisen
me kravata e pardesy të moderuara,
me politika superprogresive…
gjakosje katilësh në mesdite,
në mesnatë,
mes agimi,
u zihen të gjitha parametrat fytore e s’bajnë za,
janë të mbytun kryekëput, o Lule Sharani…
Në ëndrrat e tua
ndesh në sytë plot shpresë të Skyfterit
dhe vijon të thurësh ëndrrat e bukura.
Në botën tënde
hedhin valle sot mijëra shtojzovalle,
fluturojnë qindra flutura të bukura,
xixëllojnë gazmenduar xixëllonjat
në një hapësirë që prapë i kërcënohet liria
nga oreksmëdhenjtë të pandryshuar
kurrë nga etja.
Ç‘profil antinjerëzor zbulon akti njerëzor !
Dhe ti përtyp lajthitjet e Botës...

Similar topics
» Kristaq Shabani:Sjell fragment Romani nga Didian Shtatori!
» KRISTAQ SHABANI:INFORMIM-Perfundon ANKETIMI I MADH
» Kristaq Shabani : Sipar i madh i artit të pikturimit

» Kristaq Shabani:NE KONKURSIN E MADH "28 NENTOR 2011 PEGASI"-NJOFTIM

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi