Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Shko poshtë

Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë Empty Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 05, 2011 11:10 pm


Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë Th06thaci-xx


Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë mbështetjen në Kuvendin e Kosovës për ndërprerjen e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Pas tri orë debati gjatë interpelancës së kryeministrit Hashim Thaçi të kërkuar nga kjo lëvizje, Kuvendi ka votuar për tri pikat e parashtruara nga Lëvizja Vetëvendosje në formë mocioni. Me shumicë votash ligjvënësit kanë mbështetur kërkesat që Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin në gjithë territorin e vendit, veçanërisht në veri dhe që ta informojë rregullisht çdo tre muaj Kuvendin e Kosovës për përpjekjet e saj në këtë drejtim.

Kryeministri Thaçi ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet fqinje dhe për këtë, ai ua ka lexuar deputetëve një pjesë të preambulës në të cilën thuhet se shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet fqinje.

Në fund të debatit, Thaçi edhe një herë i ka bërë të qarta vijat e kuqe përtej të cilave nuk mund të dialogohet, duke thënë se statusi i Kosovës është çështje e zgjidhur njëherë e përgjithmonë, sovranitetit dhe integriteti territorial i vendit është i pacenueshëm dhe rregullimi i brendshëm është i përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi.

“Në procesin e bisedimeve jemi me besim të plotë, bazuar në unitetin e qëndrueshëm politik, qytetar dhe shtetëror të Kosovës për ndërtimin e Kosovës demokratike, multi-etnike, me vizion të qartë për t’u anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian. Çdo herë që kërkohet interpelancë unë dhe kabineti do të jemi në Kuvend dhe çdo marrëveshje do ta ratifikojë Kuvendi”, ka thënë Thaçi.

Por ajo që është ndarë e pakënaqur nga kjo interpelancë e kryeministrit ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, si kërkuese e saj. Deputeti i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka thënë se asnjë prej pyetjeve që janë parashtruar për kryeministrin Thaçi nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne nuk morëm përgjigje se a e njeh Qeveria e Kosovës Republikën e Serbisë. Nuk na u dha kurrfarë përgjigje për transkriptet e takimit të kryeministrit Thaçi me përfaqësuesin e BE-së Rober Kuper. Nuk u tha asgjë për këtë gjë dhe nuk mund ta dimë cilat kanë qenë propozimet e kryeministrit Thaçi për temat e dialogut, çfarë kushtesh ka vënë ky dhe si janë renditur ato tema. Nuk morëm përgjigje pse Qeveria e Kosovës nuk po imponon reciprocitetin ndaj Serbisë, a ekzistojnë procesverbalet e takimeve të zëvendëskryeministres Edita Tahiri me palën serbe në Bruksel, a i ka pa kryeministri Thaçi ato dhe nëse po kur do të na i sjellë. Fare nuk u përgjigj për atë se cilat janë pozicionet e zonjës Tahiri nga Qeveria e Kosovës dhe cilat janë konkluzionet e arritura. Nuk morëm përgjigje për platformën e bisedimeve. Nuk u përgjigj se a i pranon ky kopjet e regjistrave civil”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës sillet me komoditet ndaj këtij procesi dhe kjo sipas Kurtit, tregon papërgjegjësinë alarmante të ekzekutivit të vendit.

Duke e pasur parasysh këtë, Kurti ka kërkuar që të ndërpriten bisedimet, Qeveria të marrë hapa konkretë për shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e vendit dhe në mënyrë të veçantë në pjesën veriore dhe që çdo tre muaj të raportojë në Kuvend për përpjekjet që po bën për ta shtrirë autoritetin shtetëror.

Duke pasur parasysh këtë papërgjegjësi alarmante, në barrë të rregullores është e domosdoshme që të ndërpriten bisedimet. të marr qeveria hapa konkret për shtrirjen e autoritetit në veri dhe çdo tre muaj të informojë Kuvendin e Kosovës për përpjekjet e saj për të vënë kontroll në tërë territorin. Eshtë e domosdoshme që të ketë përpjekje dhe të ketë raport për ato përpjekje.

Kryesuesi i seancës Xhavit Haliti ka vënë në votim ndaras të tri kërkesat e Vetëvendosjes dhe në këtë mënyrë, kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve është hedhur poshtë me 56 vota, përderisa pro ndërprerjes kanë qenë 21 deputetë, kurse 5 kanë abstenuar.

Ndërkaq deputetët më unikë janë treguar për obligimin e Qeverisë që të marrë hapa konkret për shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e vendit, veçmas në veri, duke votuar pro 71, kundër 17 dhe një abstenim. Uniteti është rritur në kërkesën që Qeveria të raportojë në Kuvend për përpjekjet e saj çdo tre muaj, duke votuar 85 deputetë pro, 5 kundër dhe 4 abstenime
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi