Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Pse t'mirat si shoh askund

Shko poshtë

Valon Beqiri:Pse t'mirat si shoh askund Empty Valon Beqiri:Pse t'mirat si shoh askund

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 1:03 pm

Valon Beqiri:Pse t'mirat si shoh askund 222295_208551232501746_100000406115855_660949_5161637_n
Valon Beqiri:Pse t'mirat si shoh askund

Digjem si një cigare e zhveshur nga nikotina e zezë,
nën diagnozën e opiumit recitoj DESHIRA dhe përmbahem,
të jesh krenar për vetëveten për diçka që je harruar,
është një këshilltar më shumë që nga jeta të ndahem.

Luaj me monotonin n'plantacionet ku kultivohet egërsia,
gjersa sillem nëpër mendime si argat për batica e zbatica,
m'vjetërsohen dhimbjet e reja, e mart djalli ato s'vdesin,
ah sikur ti futja n'qese, ti gjuaja n'rrugë apo në ngushtica.

Numëroj faturat e trupit që medikamentet kurrë s'ju blen,
n'barnatoren e vjetër, shiritin e borgjeve pluhuri e ka mbulu,
po t'pranonin të dal nga vetëvetja, do t'ju paguja me kapacitet,
si duket dhimbja e vjetër, detyrimisht plagët mi ka kompletu...

Ndonjëherë bëhem skllav i shpresës, e durimi si thikë m'pren...
nganjëherë tollovitem si një botë e mbushur me mërzi,
vibron toka prej sikletit, sa dua ti vras vitet me harres,
të shqyej përpjekjen për mbijetes, definitivisht vdes çdo poezi.

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi