Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi thirrje qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime

Shko poshtë

Topi thirrje qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime Empty Topi thirrje qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 7:32 pm



Topi thirrje qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime

Topi thirrje qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime 7topi9484

Kreu i shtetit të Shqipërisë, Bamir Topi përmes një mesazhi i ka bërë thirrje qytetarëve në mbarë vendin të dalin masivisht në votime në 8 maj dhe përmes votës së fshehtë të zgjedhin jashtë çdo ndikimi pengues për kandidatët dhe partitë politike që ata besojnë më shumë.

“Për herë të gjashtë në 20 vjet ju keni të gjithë pushtetin dhe hapësirën e nevojshme për të vendosur me votën tuaj për qeverisjen lokale të katër viteve të ardhshme. Në ditët, muajt dhe vitet që vijnë, ju me të drejtë do të kërkoni të keni cilësi më të lartë jetese; qytete dhe komuna më të zhvilluara, më shumë vende pune, shkolla e kopshte; më shumë rrugë të reja e infrastrukturë moderne; më shumë siguri ekonomike dhe sociale, më shumë transparencë në vendimmarrje dhe politikë qytetare. Arritja e tyre nuk është e lehtë: kërkohet punë e përkushtim, mirëqeverisje dhe mbajtje e premtimeve, burime financiare dhe njerëzore të mjaftueshme dhe pjesëmarrje aktive e vetë qytetarëve”, thekson Topi.
Më tej kreu i shtetit thekson se 8 maji meriton të jetë një ditë normaliteti demokratik, një ditë kur qytetarët i gëzohen lirisë dhe e përdorin atë për të mandatuar institucionet e qeverisjes vendore.
“8 maji meriton të jetë një ditë reflektimi e korrektimi për të gjitha gabimet e kaluara zgjedhore, një ditë që mbyll një kapitull tranzicioni dhe dëshmon se shoqëria shqiptare i ka pranuar dhe bërë të vetat vlerat e larta demokratike të familjes evropiane. Bashkë me ju kemi ndjekur shqetësimet që lidhen me retorikën e ashpër elektorale, problemet me debatet midis kandidatëve, mangësitë në programe apo incidente dhune, me ndikim direkt ose indirekt negativ në klimën zgjedhore”, thekson më tej Topi.
Duke iu referuar incidenteve elektorale, presidenti Topi thekson se çdokush do të kishte dashur që të evitoheshin këto incident dhe fushata të ishte tërësisht e qetë, një garë vlerash demokratike, ku respektohet mendimi i tjetrit dhe alternativa e tij, ku interesi publik ngrihet mbi atë partiak dhe ku zgjedhjet shihen e pranohen si normalitet demokratik.

“Gjithsesi as detajet teknike dhe as natyra partizane e procesit, nuk mund të zëvendësojnë peshën dhe rolin përcaktues që ka vota qytetare më 8 maj. Ju dhe vetëm ju keni në dorë forcën morale e ligjore për ta shndërruar 8 majin në ditë suksesi për demokracinë në Shqipëri! Ato janë zgjedhjet tuaja, bëhen për ju, kërkojnë fjalën tuaj dhe meritojnë respektin tuaj maksimal!”, thekson më tej kreu i shtetit.
Më tej presidenti Topi thekson se 8 maji nuk do të hyjë në kujtesën politike për nga cilësia e programeve politike apo emrat e fituesve, por për nga vlerësimi që lidhet me standardet dhe produktin e tyre demokratik. “Kur vendi është në provë, të gjithë ne, zyrtarët drejtues, institucionet dhe aktorët politikë e publikë jemi në provë. Shqipëria meriton një qeverisje lokale efektive, proces zgjedhor të standardeve demokratike, demokraci funksionale dhe politika afatgjata zhvillimi dhe integrimi. Ky është rasti që të demostrohet ky vullnet politik. Kjo është sprova më e madhe për partitë politike dhe udhëheqësit e tyre politikë”, shton Topi.
Më tej Topi thekson se dita e zgjedhjeve është ditë e qytetarëve dhe jo e militantëve partiakë, prandaj inkurajon partitë politike ta përdorin natyrën bipartiake të procesit administrues në dobi të interesave qytetare e publike.
“Zgjedhjet e 8 majit janë momente përgjegjësie për të gjitha institucionet e parashikuar me ligj në përgatitjen, mbarëvajtjen dhe administrimin e tyre. Bashkë me ju, të nderuar qytetarë, pres që dita e votimit të kalojë në atmosferë të qetë, që administrimi i votës të jetë korrekt dhe në kohë, që KQZ, komisionet e niveleve të dyta dhe grupet e numërimit të jenë zbatues të paanshëm të ligjit, që vëzhguesit vendorë e të huaj të ushtrojnë pa asnjë vështirësi funksionin e tyre. Gjithashtu pres dhe kërkoj nga institucionet e rendit dhe sigurisë, prokuroria, gjykatat dhe Kolegji Zgjedhor, - të jenë aktivë dhe tërësisht profesionalë në përmbushjen e misionit të tyre ligjor.Të gjithë dëshirojmë të shikojmë tek këto institucione, vullnet të palëkundur me integritet profesional dhe etik në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit”, thekson Topi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi