Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Berisha:Ideali social i ekzistencës

Shko poshtë

Engjëll Berisha:Ideali social i ekzistencës Empty Engjëll Berisha:Ideali social i ekzistencës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:02 pm

Ideali social i ekzistencës

Engjëll I. Berisha
Horizonti i errët

Të parën gjë që instalon pushtuesi, është varfëria. Udhëheqës shpirtërorë, predikues të besimit, në besë me miqësinë politike, kultivojnë pezmin në shpirtin e popullit që nuk proteston: mjaft! Mjaft jetuam në robëri. Pse i thonë paqes liri? Predikuesit (në media) e shndërrojnë tokën e pëlleshme të atdheut në një parajsë për të huaj dhe në një shkretëtirë për popullin. Dhe kurrë pa u ushqyer nga toka jonë, logjikojmë nga fara e mendjes që vjen prej fund bote, që vjen dhe mbillet në “rradaken” tonë, kur më nuk i ka mbetur vend nga të nxjerr pyetje: nga vjen kjo farë e ligë?
Nëpër të çarat e shpirtit mund të hyjë edhe uji i ndotur. Qëllimet meskine të të huajve në miqësi me sllavët, bëhen primare nëse nga ato varet ekzistenca jonë e thjeshtë, vegjetuese. Na tjetërson vuajtja pa të ndalur, ajo vuajtje e merr formën e një skulpture torzo që vizaton pamjen e disfatave të historisë që përsëritet në infinit. E historia shqiptare është epope tragjike që bën fjalë për shkombëtarizimin e miliona shqiptarëve, që nga të qenit nacionale u shndërruan në qenie sociale, duke luftuar për ekzistencë cullake. Kështu u shkapërderdhën shqiptarët katër anëve të botës, pas erës së bukës thatë. Robërisë nuk i ngutet. Ajo lejon që koha të shteret ngadalë, sepse e di që ajo ngadalë do të gërryejë çdo gjë, do t’i zbehë idealet kombëtare dhe do të bëjë që të dominojë ideali social i ekzistencës.
Në mos tjetër kështu krahëthatë, ejani t’i lutemi Zotit. Virtytet e besimit në “miqësinë politike” që kemi ndaj idhujve dhe kulteve moderne, propaganda mediale na i shndërroi në mite, në mitologji! Janë ata të qytetëruarit që i njohim nga të gjitha kohët e tragjedive epike të kombit tonë. Sidoqoftë, sot kur shkenca, teknologjia e diturisë ka ngritur përsosmërinë e të menduarit në atë shkallë, sa pak ka nevojë t’i “shesim” mend dikujt për dukurinë e të besuarit në doktrinat e eksportuara.
Fjala është për paradokset. Çka bëjnë njerëzit në emër të Zotit?
Kështu në kulturë, në politikë, jo vetëm shkaku ynë shqiptar, po edhe (shkaqe) të tjera (botërore), që nga analiza (me sistemim kompjuteristik të të dhënave e fakteve - edhe historike, edhe aktuale), çështje shqiptare po mund të dalë në dritë nga terri i historisë ku na ka vënë propaganda serbe. Kështu që kot do ta kenë t’i japin një «dritë» tjetër të baterisë, ndaj edhe në relacionet me të tjerët, rëndomë ata, që për të na mbajtur të robëruar, është dashur që botës t’ua prezantojnë të deformuar dhe të falsifikuar Karakteristikën Shqiptare.
SHBA-të nuk pinë më këso «shkence» që është më shumë mesjetare serbe, që është bërë bajat për shkak se është lansuar këtu e 100 vjet më parë. Predikuesve të rrejshëm u humbi lufta propagandistike dhe kjo mund t’u bëhet shkak edhe i humbjeve të tjera.
Kosovën me luftën propagandistike e kanë mbajtur si të « veten » për kaq shumë vjet në adresë të kultit, në emër të mbrojtjes së trashëgimisë së krishterë. Po unë a nuk jam i krishterë dhe Berishë? Këtë gjë po e bëjnë edhe sot, por duke harruar se fluoroscenti modern në memorien e shkencës nuk i pranon më disa disqe të stërvjetruara.
Ajo që e bën të qëndrueshme të sotmen, por pa pasur ndonjë të kaluar konfrontuese, shqiptarët definitivisht e kapërcyen kohën e përçarjeve fetare, me vetë faktin se e kanë kuptuar mirë boll që Serbia ka rrahur në atë tel qe 100 vjet me radhë. Prandaj, as që do të duhej ta çajmë kokën me floskulat e fëlliqura antikrishte. Ata na kanë ndezur fitilin e përçarjes krahinore, partiake, po përpiqen ende të na mjeshtërojnë përçarje fetare, po kujtojnë se shqiptarët ende janë në kohën e mesjetës të ndarë në klane, kaste e fise.
Urdhri i shenjt thotë: “Mos e merr kot emrin e Zotit tënd nëpër gojë”! Nga të njëjtat urtësi biblike mësojmë edhe urdhrin “Mos vraj”! Çka bënë gjatë gjithë historisë së tyre të krishterët serbë, pos që vranë shqiptarë?
Tek shqiptarët, kulti është ngatërruar shpesh nga ata që erdhën këtu dhe mbetën me shekuj. Shqiptarët u shndërruan në popull adapt duke u lënë vend të gjithëve të mbjellin kulturën e tyre në rrënjën e kulturës autoktone shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi