Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia:Kush është Zhozef Fushèja i politikës shqiptare?

Shko poshtë

Miranda Haxhia:Kush është Zhozef Fushèja i politikës shqiptare? Empty Miranda Haxhia:Kush është Zhozef Fushèja i politikës shqiptare?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:03 pm

Kush është Zhozef Fushèja i politikës shqiptare?

Miranda Haxhia
Refleksion

Në Parlament, atje ku kundërshtarët politikë përpiqen kokë më kokë duke mbytur shokun me frymën e nxehtë të fjalimeve armiqësore, ai është ulur poshtë, aty ku rrinë njerëzit pa pasion, që ruajnë paanësinë kur merren vendimet. Harmonia e minutave të para nuk e mashtron. Ai e di që aty do të nisë lufta për jetë a vdekje. Fakti se në ç’vend është ulur ky deputet, poshtë “në kënetë” apo lart “në mal” flet për vendimin që do marrë. Është i kujdesshëm, zor të ketë njeri tjetër më të kujdesshëm se Ai. Nuk flet kurrë, heshtja e këtij modesti memec zgjon simpati. Por modestia e tij është llogari. Ai llogarit forcat, nuk nxiton të shprehë pikëpamjen e tij, tek sheh që peshorja lëkundet sa në një anë në tjetrën. Kryesorja është të mos e harxhosh veten para kohe, të mos rrëfesh para kohe pozitën që mban, të mos e lidhësh veten përgjithmonë! Artit për të mbetur në hije, i mbetet
gjithmonë besnik. Kurrë nuk është bartës i hapur i pushtetit, por ka tërë pushtetin në dorë, mban të gjitha fijet e tij dhe asnjëherë nuk është përgjegjës. Vazhdimisht qëndron pas shpinës së një kryesori, fshihet prapa tij, e nxit atë, dhe kur Kryesori bën përpara, e mohon në çastin vendimtar - ky është roli i tij i dashur. Ky intrigant, më i përkryeri i arenës politike, e luan rolin e vet me të njëjtën përsosmëri maskimi. Ndonjëherë i vjen rasti dhe i lind tundimi të marrë në dorë rolin kryesor. Por Ai është tepër i zgjuar që të tentojë seriozisht drejt kësaj. Ai nuk e harron fytyrën e vet të shëmtuar, të neveritshme, e cila nuk është e përshtatshme për medalje, për shkëlqim dhe popullaritet. Ai nuk harron zërin e tij, i cili është i mirë për të pëshpëritur në vesh, për të ndërsyer, për të ndjellë dyshime, por kurrë nuk mund të ndezë masat me fjalime të zjarrta. Ai e di më
mirë se kushdo që, më i fortë është në zyrën e tij, në kabinetin e tij, me derë të mbyllur, në hije. Që aty mund të vëzhgojë, të hetojë, të bindë, të thurë, të shthurë fijet e intrigave, duke mbetur i padepërtueshëm, i pakapshëm. Kjo është e fshehta e fuqisë së tij. Vazhdimisht synon drejt pushtetit, madje diçka më shumë, drejt pushtetit më të lartë, por ndryshe nga shumica, atij i mjafton ideja për të qenë i pushtetshëm, sepse nuk i duhen dekoratat dhe veshjet që i jep pushteti. Është ambicioz, por jo krenar. Si mjeshtër i përkryer i intrigës, Ai vlerëson vetëm mundësinë reale të pushtetit. Ai kënaqet me faktin që e njeh gjendjen, që ndikon mbi njerëzit, që në të vërtetë drejton si sundues memec dhe pa rrezikuar veten, drejton lojën më të guximshme nga të gjitha kumaret - lojën e madhe politike. Ndërsa të tjerët janë të lidhur me bindjet e veta, me fjalimet publike, Ai ruan diku, në një vend të fshehtë lirinë e tij të brendshme, duke mbetur si pol i palëvizshëm në vrapin e ngjarjeve. Ai mbetet gjithmonë në saje të burrërisë së vet cinike. Ai është i paturpshëm. Kur braktis tradhtisht një parti, Ai asnjëherë nuk tregohet i kujdesshëm e i ngadalshëm, nuk përvidhet i ndrojtur për të dalë nga radhët e saj. Në mes të ditës me diell, me një buzëqeshje të ftohtë, me një siguri të habitshme e dërrmuese, Ai hidhet drejt e tek kundërshtari i djeshëm, duke përvetësuar gjithë fjalët dhe argumentet e tij. Se ç’thonë shokët e tij të mëparshëm, se ç’mendon turma dhe opinioni, Ai as që do t’ia dijë fare. Për të vetëm një gjë ka rëndësi: të jetë gjithmonë në anën e fitimtarit, jo në anën e të mundurve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi