Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:EPITAF PËRJETËSIE

Shko poshtë

Mentor Thaqi:EPITAF PËRJETËSIE Empty Mentor Thaqi:EPITAF PËRJETËSIE

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 12:32 am

Mentor Thaqi:EPITAF PËRJETËSIE 226245_213336752029071_100000582437455_733602_2329521_n
Mentor Thaqi:EPITAF PËRJETËSIE 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:EPITAF PËRJETËSIE

Profesor,
edhe përtej nderit
të pakompromis,
ka diçka,
është sakrifica,
se heshtjen, burri nuk e mbanë,
as për vete e as për të tjerët
edhe kur jetë kushton!

Eh, ai Treni i Zi,
jo ai i kaltërti
i bashibuzukëve të hershëm
që gjarpëronte viteve,
po, i ziu,
i ngarkuar
me lot e dhimbje shpirti,
në largim nga pragu
e përafrim kah mordja
nga xhelatë e satrapë
me dhëmbë të zverdhur
nga rakia e vjedhur
dyqaneve të braktisura!

- Mosni, mosni!
Ata janë fëmijë,
janë të parritur, akoma!
- Epo, eja ti Profesor,
i thanë egërsirat.
Ka vite që ta ruajmë vegzën,
u gajasën të përjarguar,
me dhëmbët e zdeshur!

As u maskua e as u fsheh,
i Popullit në Popull,
zbrazja e urrejtjes,
preokupim intelektuali
të urtë!

Po krisma krismën
nuk e vret, qebesa,
e plaku i urtë
as oh e as iv,
kryelartë e vertikal
drejt Rilindjes Dard(h)ane.
Paj, Filozof me emër, më!

Fjalë e urtë,
fjalë e gurtë,
gdhendur n´mendje,
kujtesë n´ëndje.
Burrë i Madh,
Kombit n´ballë,
mes nesh i gjallë!

Ev, ev, pale pale,
Njeriu nganjë herë
bie e nuk vdes,
por, dy herë lindë qebesa,
njëherë nga Nëna-Loke,
e njëherë Rilindje Toke!

Po po,
ka diku një Epitaf:
ishte dhe mbeti Burrë,
me fjalën e gurtë,
Akademik, Fehmi Agani!>!

Mentor Thaqi VS., 06.05.2011***
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi