Agim Nelaj: Alma Papamihali - poete që bashkëbisedon lirshëm me lexuesin
Faqja 1 e 1
Agim Nelaj: Alma Papamihali - poete që bashkëbisedon lirshëm me lexuesin
ALMA PAPAMIHALI - POETE QË BASHKBISEDON LIRSHËM ME LEXUESIN
NGA DOKTOR – AGIM NELAJ
Poezia e saj me varg të kursyer është e shtrenjtë. Ajo lëviz në univers me një sqarim domethënës. Kjo bie menjëherë sy. Ndërkohë që nga ana tjetër, mjafton të lexosh prodhimin e bollshëm të poezive që mbysin gazetat, fb-n, si dhe një numër pafund librash që kanë mbushur libraritë, aq sa po thyhen raftet.
Një miku im para pak ditësh më sjell një libër me poezi. Ai i vlerësonte këto krijime si një hap cilësor. Për të qënë i sinqertë me mikun tim e lexova librin, ndonëse që në fillim nuk më tërhoqi. Poezitë e librit i ndava në dy pjesë, një pjesë e tyre nuk kuptoheshin, ndërsa pjesa tjetër ishin krejt të zakonshme, që nuk shprehnin asgjë. Më la përshtypjen e një krahasimi ndoshta jo shumë të gjetur; e një profesori të muzikës që nuk di ti bjerë asnjë instrumenti..
Jo vetëm unë, por janë të shumtë ata që pëlqejnë krijimet e Almës. Duke analizuar vlerësimet e lexuesve në f.b. ,vërehet një dukuri; Lexuesit nuk shprehin vetëm kënaqësinë që u jep krijimi, por bëjnë vlerësime, refleksione, emocione, që tregon se rrëfenja poetike ndikon në gjëndjen shpirtërore të tyre, sepse nuk përsërit veten, janë pëshpërima shpirti dhe vegime të shkëlqyera, që mbeten në kujtesë.
Poezia e saj është një ligjërim i çiltër, i qartë, i thjeshtë dhe plot me figura dhe imazhe poetike spontane. Pra në një farë mënyre lexuesi mund të bashkëbisedojë me këtë poezi. Ato janë të lirëshme dhe lexuesi edhe pa e njohur personalisht, krijon imazhin se hapat e shpirtit dhe të këngës së poetit arrin rimime të harmonizuara dhe të përputhura, ku çdo rrëfim poetik është mbresëlënës, ku vargu ngërthen një peshë dhe fuqi magjepse, figura dhe personifikime me kuptime të ndryshme, por të thella. Lexuesi e ndjen menjëherë këtë përputhje, simetrin mes realitetit dhe ëndrrës, midis shpirtit njerëzor dhe mjedisit, që e përcjell një stil të rrjedhshëm dhe elegant.
P.sh duke lexuar poezit “Zërat e verës” lexuesi befasohet nga ngarkesa emocionale.
Më njom’ te tërën dhe njëherë/ për shinë e gushtit etjes po digjem/Jam tok’e heshtur dhe në më shkelsh,/prej hapit tënd s’kam frik’ të vritem.
Ashtu pa ndjerë lerm’ të humbas,malluar detit të shkumohem,e gishtrinjve kur të më ndjesh,në shije kripe do shndërrohem.
Ajrit më gdhend dhe pse pa duar,mjafton që ngjyrat sytë s’ti vrasin,o erë e gjallë,dëgjomë,prekmë,këta zëra vere po të thërrasin.
Një krijim ku jepet e tëra, nuk ka gjysma, as skuta të errta.Poezia ka një linjë metaforike, rrëfim i çliruar nga frika e së vërtetës.Poezi e ftohët në pamje të parë, por vibron, ka energji,sa më shumë të përqëndrohesh aq më tepër vlera evidenton.Poezi sa e fort e ftohët, aq e but e ngrohët, e ngjeshur pa fjalë parazite.Çdo varg është emocional se ka lidhje organike ka ngjizje midis lëndës dhe ndjesisë.Gjërat ndodhin në heshtje.Në shkrimet e shënjta thuhet: në fillim ishte fjala.Ndoshta, por gjithësesi, nis sëpari nga emocioni. Është si të dashuruarit kur ata fillojnë të belbëzojnë, çdo gjë ka mbaruar s’ka magji më. Prandaj poezia është emocionuese. Gjithëkush ka emocione. Por Alma duke ruajtur individualitetin si poete di të hulumtojë, e kjo është ndoshta vështirësia më e madhe. Toni emotiv i poezisë, e ka kapërcyer pragun, pra shtratin i poezisë së zakonshme. Kam bindjen se; për të shprehur të vërtetën, vihet në kërkim të saj deri sa ta gjejë.Ndoshta edhe vuan, por është pjesë e shënjtërisë.
Poezia e saj është galeria, vëndtakimi i ideve, ku shprehet nëpërmjet vargjeve dhe lexuesi ka ndjesinë ti perceptojë lirshëm ato . Lexuesi i vëmëndshëm mund të dallojë aspekte apo veçori që mund t’iu “shpëtojnë” studiuesve të kësaj fushe. Ngarkesa emocionale e poezive, shoqëron një koncept të caktuar filozofik, racional, që bën një qasje të drejt përdrejt të nevojave shpirtërore të lexuesit. Shpirti i njeriut matet me përmasën e dëshirave të veta.Kodet filozofike zbërthehen thjeshtë dhe kuptueshëm. Semantika e të menduarit poetik, na bën të besojmë më shumë, se ajo ka në qëndër të krijimeve, njeriun me botën e tij të brëndëshme dhe komplekse, e shtrirë në kohë dhe hapsirë. Njeriu përbëhet nga dy pjesë, njërën prej të cilave e kërkon gjithë jetën dhe mjaft poezi janë në kërkim të saj. Studimet e sotme filozofike dhe psikologjike, përllogarisin se 75% e njerzëve janë më tepër të “jashtëm” se të” brëndshëm”në orientimin e personalitetit të tyre. Një poezi e tillë flet vet nuk ka shumë nevojë për koment. Por nuk mund të lë pa koment pasionin. Kemi të bëjmë me një modalitet personal me motive dhe reflekse lirike pa sforcime. Gjithashtu ndjej se nuk harron planin e qartë të ndërtimit konceptual të asaj që do të thotë
Duke e vendosur veten në pozitën e një intelektuali, arsyetoj se: këto krijime krahas mesazheve bashkohore dhe ndjesive të holla shpirtërore, në to vërehet dhe rrëzimi i miteve të krijuara paksa nga psihika socrealiste me struktura të ngrira. Në vënd të përfytrimeve mekaniciste, biologjizmave apo mesianike, mua më duket se për të ndihmuar njeriun që të gjej kuptimin dhe vlerën e jetës së vet, ka vetëm rrugë të sprovuara si të suksesshme, e ajo është kultivimi i vetdijes.
Paradigma letrare, ndjenja e këtij ndikimi, është shtylla vertebrore e ideve dhe vizionit filzofik, ku përcjell simbolikën letrare mjeshtërisht nëpërmjet vargjeve të kursyera, pa klishera, shtampa e “ vargje që nuk thonë asgjë”. Gjë që ndodh në disa poetë me pasion të venitur, që i këpusin frutat të papjekura. E kjo lidhet me mungesën e jetës shpirtërore, me shabllonet e të përditëshmes.Poetë që dremisin në shoqërin e poetëve,Ata rreken të duken të thellë. Mirë është që poeti të jetë i thellë,por poezia të jetë e thjeshtë se vetëm ajo e tregon thellësinë e mendimit, ides dhe ndjenjës.
Alma është një poete e paracaktuar si sqimtare, kursimtare, shprehet qartas,ndonëse shprehet në heshtje(dialog me vetveten),kjo është një heshtje domethënëse që përndez kërshërinë, pritjen dhe përfytërimin e lexuesit për poezit që do të vijnë më vonë. Poezia si elitare, qëmton detain e vijës, nuk lodhet që të sajoj xhingla - mingla për shijen e të rëndomtit, që ti japi sa tundime aq dhe kurthe.
Unë si lexues i rregullt i poetëve e studioj poezin e Almës, përsiat për idenë e saj,bisedoj me vetveten.Ndonëse nga një herë jeta duket mjaft e mjegulluar. Por ajo si poete, kur e kqyr jetën, vren se në thellësi nuk ndryshon rigtin mirësi, ku vëndin e nderit ja ka paracaktuar të mirës të bukurës, dashurisë .
Një lexues i rregullt dhe pasionant , rrëshqet në kurthin shpirtzotrues të poezive të saja, ku dëgjohet muzika e harpeve, kënga e mjellmave si dhe fjalë të rralla që hapen në efir. Poezi e Almës është si frutat e pjekura të një peme, që sa vë dorën të gelin midis gishtave.
Dr.Agim Nelaj
Sarandë 25 Prill 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alma Papamihali: ''Bastardi'' – Novelë nga Agim Nelaj (ShB Milosao)
» Alma Papamihali: Arome gruaje - Alma Papamihali (poezi erotike)
» Alma Papamihali: Tjetër-Njeri ... Alma Papamihali (poezi)
» Alma Papamihali: Ti mos u ndje - Alma Papamihali (poezi)
» Alma Papamihali: Beson ti...?(poezi)
» Alma Papamihali: Arome gruaje - Alma Papamihali (poezi erotike)
» Alma Papamihali: Tjetër-Njeri ... Alma Papamihali (poezi)
» Alma Papamihali: Ti mos u ndje - Alma Papamihali (poezi)
» Alma Papamihali: Beson ti...?(poezi)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi