Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Poezia e fundit

Shko poshtë

Valon Beqiri:Poezia e fundit Empty Valon Beqiri:Poezia e fundit

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 10:34 am

Valon Beqiri:Poezia e fundit 195366_100000406115855_3109559_n
Valon Beqiri:Poezia e fundit

Nuk do të shkruaj më, m'vjen keq krijesa ime e vogël,
do t'lirohem nga kjo monotoni që n'bish më ka shëndërruar,
edhe bota ka një fund sikur letra e harxhuar n'dëshirë,
do të dëboj mizorisht nga dhoma ime, me ty s'kam për t'jetuar.

Ma pushtove perandorin, ushtarët e tu ishin gjakpirësa,
në mua lëshove tmerrin e traditave me rituale t'kota,
ma shpërlaje jetën me ujin e luginave të mistershme,
do ta thërras prindërin oj poezi, se me ty po plas edhe toka...!

Do ta kap për fyti ambientin e heshtjes pa pikë mëshire,
do ta vras mënyrën e gjesteve teksa aktroja duke menduar,
të thinjuart do ti ngjyrosi me ndjenjat e braktisjes,
do ta vë parukën e vampirit, s'do të jem babi yt që t'ka shkruar.

Përbetohem se do të jem skallvi më i përvuajtur teksa do ta lë,
n'podrumet e errësirave ku shkëputja skemat për një poezi t'mirë,
do ta fik llambën, aty n'derën e vjetër ku kërkoja shkronja,
pavdeksia jote do të jetoj vetëm në ndonjë zgjidhje pa dëshirë.

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi