Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana në heshtje zgjedhore disa orë para votimeve

Shko poshtë

Tirana në heshtje zgjedhore disa orë para votimeve Empty Tirana në heshtje zgjedhore disa orë para votimeve

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 11:56 pm


Tirana në heshtje zgjedhore disa orë para votimeve

Nga I dërguari ynë në Tiranë Bajrush Morina
Tirana në heshtje zgjedhore disa orë para votimeve Basharama08


Kanë mbetur vetëm disa orë deri në mëngjesin e 8 majit kur më shumë se 2 milion e gjysmë qytetarë të Shqipërisë do t’ua mësyjnë kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre lokal.

Pas një “beteje” parazgjedhore që zgjati për më shumë se 6 javë, liderët e partive politike por edhe mediat radiotelevizive sot po e mbajnë “gojën e mbyllur” për shkak të heshtjes zgjedhore.

Edhe në këto zgjedhje lokale beteja kryesore është zhvilluar në mes të dy partive kryesore në Shqipëri, Partisë Demokratik dhe asaj Socialiste. Liderët e këtyre dy partive politike kryeministri Sali Berisha e kryesocialisti Edi Rama kanë udhëhequr një fushatë tepër të ashpër politike, herë herë me tensione, por që krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë është përshkuar pa ndonjë ekces të rëndë që vlen të veçohet.

Por përderisa liderët politikë dhe mediumet audiovizuele po respektojnë heshtjen zgjedhore, Tirana sonte po “vlon” më shumë sesa netëve të tjera. Në kryeqytetin shqiptar kanë ardhë qindra vëzhgues ndërkombëtar e po kaq edhe gazetarë të mediumeve vendorë e ndërkombëtar.

Heshtjen e Tiranës po e shprish edhe valëvitja e flamujve partiakë dhe posterat e panot e liderëve kreysorë të garës për kreybashkiakun e Tiranës.

Reporteri special i gazetës kombëtare “Bota sot” është dëshmitar i kësaj “zhurmë” të gjallë të Tiranës e cila vlon nga brenda, por që respekton heshtjen parazgjedhore nga jashtë.

Mbrëmja e 7 majit në Tiranë është e veçantë edhe për shkak të “etheve” parazgjedhore. Nesër tiranasit do të vendosin për të ardhmen e tyre. Është në dorën e tyre që të votojnë për ndryshimet e premtuara nga kandidati i Partisë Demokratike Lulëzim Basha apo do të voojnë për vazhdimin e mandatit të katërt të kryesocialistit Edi Rama.

>> Tirana në këmbë, votë për Lul Bashën

>> Për herë të parë pas 20 vjetësh PS struket në Pallatin e Sportit

>> Berisha: 8 maji është fitorja e qytetarëve

>> Topi: Qytetarët të votojnë masivisht
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi