'Bashkimi Kosovë-Shqipëri, vetëm çështje kohe'
Faqja 1 e 1
'Bashkimi Kosovë-Shqipëri, vetëm çështje kohe'
'Bashkimi Kosovë-Shqipëri, vetëm çështje kohe'
Kohën e fundit ka ardhur më shpesh për vizitë në Prishtinë dhe qytete tjera të Kosovës.
I ka nderuar gjithandej dëshmorët e lirisë dhe ka mbajtur fjalime e ligjërata nëpër akademi e sesione të ndryshme, ndërsa ka dhënë edhe deklarata që kanë nxitur debat e reagime.
Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu në një intervistë të dhënë për Kosovapress e ka këshilluar klasën politike të Tiranës, Prishtinës e Shkupit që të bashkërendohen më mirë për të zgjidhur problemet shqiptare në Ballkan.
Ai ka ripërsëritur se Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe se çështja e bashkimit duhet të fillojë të diskutohet, në mënyrë që në një të ardhme edhe të realizohet, fillimisht në formën e një konfederate.
Kosovapress: Zoti President faleminderit shumë për kohën tuaj të ndarë për intervistë me Agjencinë e Lajmeve Kosovapress. Kohën e fundit më shpesh jeni në Kosovë. Përse?
Moisiu: Po në fakt ka pasur disa ngjarje kështu përkujtimore, siç ka qenë kujtimi i rënies së dëshmorit Kavajës, sikurse qe edhe përkujtimi i Brigadës 138 të Kosharës. Këto në fakt kanë ndodhur vërtetë afër njëra tjetrës dhe keni të drejtë që kam ardhur shpesh. Por edhe për mua është një kënaqësi kur jam në Kosovë.
Kosovapress: Ç’mendim keni për politikën e Tiranës e Prishtinës, a po u përgjigjen rrethanave të kohës?
Moisiu: Tashti, sigurisht mes Tiranës e Prishtinës në radhë të parë ka një lidhje shpirtërore, sepse si Tirana e Prishtina janë dy kryeqendra të njëjtit komb e të njëjtit popull, pavarësisht se si historia na ka ndarë. Megjithatë unë mendoj që këtu ka vend për të përmirësuar punën dhe disa gjëra duhet të bashkërendohen më mirë për të zgjidhur më mirë problemet tona, sepse sido që të jetë ka shumë gjëra që mund të bëhen ende më mirë. Siç është për politikën e jashtme, në kuptimin e mbështetjes së Kosovës sa i përket zgjerimit të njohjeve. Po ashtu sa u përket problemeve ekonomike, megjithëse po hidhen hapa. Këtyre ditëve u inaugurua qendra energjetike mes Tiranës e Prishtinës, por ka edhe shumë probleme tjera që vërtetë që ka ardhur koha që të shikohen më me kujdes dhe të zgjidhen me prioritet.
Kosovapress: Si vlerësoni faktin se politika si në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup është mjaft shumë e përçarë dhe e tensionuar?
Moisiu: Në fakt ju keni të drejtë, pasi është e përçarë dhe kjo nuk është e mirë për neve në asnjë mënyrë qoftë për Tiranë, Prishtinë apo në Shkup. Megjithatë kohën e fundit pashë që edhe Ali Ahmeti e Mendu Thaçi, ranë dakord dhe bën një marrëveshje porsa i përket fushatës zgjedhore. Sepse thënë të drejtën ka një ndryshim, ndryshon pozicioni nga politika në Tiranë e Prishtinë. Ne në Tiranë jemi shtet i pavarur edhe kuptohet që kemi probleme me njëri tjetrin, pozita - opozita, pavarësisht se tonet ngrihen disa herë më shumë se që duhet dhe përplasjet janë më të forta se që duhet, sidoqoftë jemi brenda përbrenda njëri-tjetrit. Po edhe këtu në Prishtinë. Megjithëse këtu është ndikimi i ndërkombëtarëve është më i drejtpërdrejt për sa u përket problemeve të drejtimit të shtetit dhe në tërësi të organizimit të jetës. Por sido që të jetë jemi brenda përbrenda shqiptarëve. Ndërsa ata në Shkup e kanë pak më vështirë dhe ata duhet të bëjnë më shumë kujdes, sepse në fund të fundit atje ka edhe një ndasi etnike, janë maqedonasit dhe shqiptarët. Pra, shqiptarëve unë do t’u rekomandoja dhe do t’i këshilloja që të bëhen më bashkë njëri me tjetrin, sepse ka probleme që ata duhet t’i zgjidhin bashkërisht. Dhe kur janë të bashkuar i zgjidhin më mirë. Këtë këshillë unë ua kam dhënë me kohë të them të drejtën, në kohën sa kam qenë kryetar i shtetit shqiptar në takimet që kam pasur me të gjithë politikanët e palës shqiptare në Maqedoni.
E sigurisht ne kemi shumë probleme, pasi vijmë nga një diktaturë e egër që ka qenë dhe për të fituar demokracinë nuk është aq e lehtë. Mund të thuash se e duam demokracinë dhe dijen, por demokracia nuk vjen vetëm duke thënë se duam demokracinë. Demokracia është si të thuash një ndërtim... Dhe unë kam deklaruar publikisht se për fat të keq, flasë këtu për Tiranën, ne ende demokracinë e kemi fëmijërore. Dihet se kanë kaluar 20 vjet dhe nuk do të duhej të ishte fëmijërore, por së paku djaloshare, por me sa duket këto periudha nuk kapërcehen aq kollaj.
Kosovapress: Zoti president, deklaratat e juaja se Kosova është krahinë e Shqipërisë kanë nxitur debat. Si i komentoni reagimet?
Moisiu: Unë kam thënë një gjë që është realitet. Unë nuk shpika gjë, vetëm fola për një problem që të gjithë jemi dakord dhe e dimë që kështu është, sepse në fund të fundit Kosova është një krahinë e Shqipërisë siç janë edhe pjesët e tjera. Por flasë për Kosovën, sepse Kosova e ka fituar pavarësinë e saj dhe le të kuptohet se Shqipëria është copëtuar dy herë, një herë pas Kongresit të Berlinit dhe në mënyrë të veçantë është copëtuar shumë më 1913 nga vendimi që mori Konferenca e Londrës. Bile është e njohur që sekretari i shtetit të Britanisë së Madhe në atë kohë, kur shkoi të raportonte në dhomën e komunave pse u mor ai vendi nga fuqitë e mëdha, tha se ishin të detyruar të bënin padrejtësi për të kënaqur aleatët, se ndryshe nuk do të kishte zgjidhje. Në fakt unë thash edhe në akademinë e 5 Majit se Evropa me këtë rast, për rastin e Kosovës e kam fjalën, që mbështeti dhe ndihmoi luftën dhe pavarësinë e Kosovës, shleu një detyrim e gabim që ka bërë ndaj kombit shqiptar më 1913.
Kosovapress: Do të thotë se duhet bashkuar. Mund të na thoni se kur e si?
Moisiu: Unë e thash edhe në Prekaz që, si dhe kur - kjo është çështje kohe, sepse nuk mund të bëhet menjëherë. Por në fakt elementet e bashkimit kanë filluar. Ato fillojnë nga ekonomia, fillojnë nga vendimet ndërkombëtare të përbashkëta, por ende Kosova është një vend që nuk është njohur tërësisht dhe nuk është pjesë e organizatave ndërkombëtare, si OKB-së, etj. Pra kur Kosova të arrijë të bëhet pjesë e OKB-së dhe pjesë e NATO-së dhe Bashkimit Evropian, ku synojmë edhe ne të anëtarësohemi, sigurisht atëherë do të jetë më lehtë për të koordinuar veprimet dhe për të bashkëpunuar. Këto forma bashkëpunimi qojnë drejt një bashkimi, në fillim kulturor, mandej ekonomik, por në të ardhmen mund të bëhen edhe bashkime tjera, në një mënyrë të konfederatës. Këtë punë koha sigurisht se do ta mësojë, por që ne duhet të shkojmë drejt asaj, sepse është vërtetë një diçka e pakuptimtë, sepse kemi qenë dhe jemi një komb dhe zhvillimet e ndryshe historike e vendimet e gabuara të tjerëve na copëtuan. Pra ne nuk kërkojmë dhe nuk ngritim zërin për një diçka të padrejtë, por për një padrejtësi që i është bërë kombit dikur.
Kosovapress: Disa persona ju kanë cilësuar se ju si president keni qenë kundër bashkimit, kurse tani si pensionist pro bashkimit kombëtar. Çka u thoni atyre?
Moisiu: Unë këtë nuk e kam dëgjuar, por meqë po e thoni po e besoj. Nuk e di nga e kanë nxjerr këtë, se unë para se të jem president kam qenë zëvendësministër, ministër, pastaj kryetar i Shoqatës Atlantiku, pra kam qenë aktiv në politikë. Sigurisht, kur isha në krye të shtetit shqiptar, që kisha një përgjegjësi tjetër, atëherë unë do orientohesha në mbështetje të disa gjërave imediate që kishim. Atëherë donim të fitonte pavarësinë Kosova, pasi kishte probleme ende të pazgjidhura dhe që ishin tepër akute. Sigurisht që me kalimin e kohës e këtyre problemeve, unë mendoj se secili ka për detyrë që të hedhin në tryezën e diskutimeve problemet që duhet të diskutohen dhe duhet zgjidhur. Unë e di domethënë, se mund të ketë patur raste që më kanë quajtur nacionalit, por në fakt unë nuk jam nacionalist, jam një patriot. Një njeri që nuk e do kombin e vet, ai nuk i duhet askujt. Unë Shqipërinë e dua, dhe shpeshherë sa kam qenë president më pyesnin gazetarë të huaj se çka është Shqipëria e madhe. Unë u kam thënë se e keni gabim, sepse në radhë të parë Shqipëria nuk është as e vogël as e madhe, por është natyrale, sepse kjo ka qenë Shqipëria dhe nuk është se po kërkojmë të marrim tokat e dikujt tjetër. Absolutisht jo. Sepse për fatin e keq shqiptarët nuk kanë qenë agresivë dhe kjo ka bërë që Shqipëria të tkurret historikisht. Të diskutojmë këto, mua nuk më duket se ka ndonjë gabim dhe nuk di pse janë shqetësuar ata që kanë thënë këto fjalë.
Kosovapress: Politikanët thonë se bashkimi do të ndodh në Bashkimin Evropian...?
Mosisiu: Mbase ky është hapi i parë. Pra integrimi në Bashkimin Evropian do të jetë hapi i parë sigurisht, pastaj vijnë veprimet tjera.
Kosovapress: A ka rrezik që deklaratat për bashkim të shqiptarëve të nxisin edhe idenë për ndarje të veriut të Kosovës?
Moisiu: Unë mendoj se ky rrezik nuk ekziston. Pse nuk ekziston? Për faktin se kur kam pasur kontakte ndërkombëtare në nivelet më të larta edhe pasi jam larguar nga detyra e kryetarit të shtetit dhe u kam thënë atyre se nëse do të vij një situatë që duhet ndarë veriu i Mitrovicës, atëherë ngritët edhe problemi i jugut të Serbisë. Pra ajo pjesë duhet të bashkohet me Kosovën. Mirëpo ne dimë që edhe në Maqedoni ka 800 deri 900 mijë shqiptarë. Atëherë nuk e di se çdo të ndodhte me Maqedoninë, pa folur për vendet e tjera të rajonit. Unë them se nuk është në interesin e askujt që të bëhen këto copëtime. Nëse bëjmë fjalë për bashkim, ne kemi fjalën për gjërat që janë tani. Shqipëria është dhe ka kufijtë e saj edhe Kosova ka kufijtë e saj. Nuk bëjmë fjalë tani për të ndërhyrë tek të tjerët.
Kosovapress: Kosova tashmë ka filluar një proces bisedimesh me Serbinë për çështje praktike. Vlerësoni se Prishtina duhet biseduar pa kushte dhe çfarë prisni prej këtij procesi?
Moisiu: Mendoj që po veprohet drejt. Në këtë proces kanë ndihmuar SHBA-ja dhe BE-ja, sepse ka shumë probleme për t’u zgjidhur. Këtu nuk bëhet fjalë për probleme politike, por për probleme tjera teknike dhe ekonomike. P.sh për çështjen e doganave, mandej probleme të bartura që nga paralufta siç është problemi i fondeve të pensioneve që janë tërhequr nga Kosova për në serbi. Kjo nuk është e drejt dhe duhet zgjidhur sikurse edhe shumë probleme tjera, si energjisë, telefonisë e kështu me radhë. Këto probleme duhet të zgjidhen sepse në fund të fundit edhe Serbia do ta njeh Kosovën, pasi nuk ka ku shkon. Kjo nuk mund të shkojë edhe gjatë. Pra dy vendet fqinje janë të detyruara që të zgjidhin problemet mes tyre dhe për të zgjidhur problemet duhet ulur në tavolinë.
Kosovapress: Sa është duke luajtur rolin e saj Shqipëria që shqiptarët e ndarë në 5 shtete të fuqizohen?
Moisiu: Ne duhet të bëjmë shumë kujdes dhe duhet që të forcojmë shtetin ligjor si në Tiranë edhe në Prishtinë. Duhet të luftojmë korrupsionin. Duhet të vendosim drejtësinë dhe bëjmë ndarjen e pushteteve sikurse parashikohet në Kushtetutë. Politikanët tanë duhet të dinë edhe të zhvillojnë edhe zgjedhje. Ne kemi tani zgjedhjet lokale, por janë ngritur shumë shqetësime. Nuk krijojmë imazh të mirë kështu. Edhe ju mbajtët zgjedhjet dhe përsëritet dy herë e tri herë dhe kjo nuk është normale. Kjo është një mangësi e jona. Duhet të mësohemi t’i zhvillojmë zgjedhjet dhe duhet të mësohemi t’i njohim rezultatet, të heqim dorë nga manipulimet. Nuk mund të vazhdohet më tej me këtë mentalitet që ka politika shqiptare që të marr pushtetin me çdo kusht ose ta mbaj me çdo kusht.
Kosovapress: Vitin e kaluar ka pasur barriera për shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, kurse tani Tirana ka arritur marrëveshje me Beogradin për lehtësimet tregtare. Pse kjo nguti me Beogradin?
Moisiu: Nuk e di këtë me saktësi që thoni ju. Edhe unë diçka kam dëgjuar, por nuk mund të flas më përgjegjësi për këtë punë. Vetëm di që ne në radhë të parë duhet zgjidhur problemet dhe lehtësojmë komunikimin mes Tiranës dhe Prishtinës. Nëse është bërë ndonjë gjë e tillë mendoj se nuk është vepruar drejt.
Kosovapress: Mund të ketë përparime të Tiranës, e kam fjalën në rrugën e saj të integrimeve evropiane, me këtë përçarje të madhe politike që mbizotëron aktualisht?
Moisiu: Nëse klasa politike e jona nuk nxjerr mësimet e duhura, sigurisht që vështirë është që të integrohemi shpejtë. Por integrimi do të bëhet, sepse ky proces tani është i natyrshëm për Evropën dhe s’mund të mbeten vetëm Shqipëria e Kosova dhe një pjesë e Ballkanit Perëndimor si një ishull të izoluar. Mirëpo Evropa është si një klub i madh, ajo nuk të pranon nëse nuk përmbushen disa kushte, nuk ke disa arritje, nuk ke disa garanci se nuk hyn atje për të bërë rrëmujë, por për t’u bërë pjesë e zakonshme e një shoqëria evropiane.
Kosovapress: Tani mbahen zgjedhjet në Shqipëri. Kush mendoni se do të fitojë?
Moisiu: Atë e kam vështirë ta them. Ajo do të dihet më 8 maj.
Kosovapress: Diçka që ka mbetur pa u përmendur dhe doni të thoni për fund?
Moisiu: Në radhë të parë më është bërë qejfi që kriza në Kosovë u zgjidh shpejtë dhe u zgjidh mirë, sidomos për presidentin. E dyta më vjen mirë që është arritur pajtueshmëria që presidenti të zgjidhet nga populli dhe jo si rrjedhojë e pazareve politike. Edhe ne në Tiranë e kemi këtë defekt dhe unë e presidenti Rexhep Meidani kemi krijuar një Forumin Civil 2010. Menjëherë pas zgjedhjeve do të fillojmë punën për të hapur debatin për rishikimin e Kushtetutës dhe një nga çështjet që do të hedhin në diskutim është pikërisht edh ndryshimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit. Zgjedhja nga parlamenti krijon premisa për pazare dhe premisa për kriza. Prandaj më mirë është që ta vendos populli.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi