CIKEL ME POEZI NGA RINA MYTKOLLI KOLONJA.
Faqja 1 e 1
CIKEL ME POEZI NGA RINA MYTKOLLI KOLONJA.
CIKEL ME POEZI NGA RINA MYTKOLLI KOLONJA.
Rina Mytkolli (Kolonja). Ka lindur me 30 janar 1979, ne fshatin Baban te rrethit Devoll. Jam rritur ne nje familje intelektuale me perkujdes te vecante prinderor, te cilet seliten tek une dashuri te madhe per per librat dhe njerezit ne pergjithesi. Kam studiuar ne gjimnazin e pergjithem "Jorgo Plaku" ku kam kultivuar nje pjese te mire te krijimtarise sime dhe me pas kam mbaruar dy fakultete ne Korce; jam diplomuar ne degen " Cikel i Ulet" dhe " Gjuhe- Letersi" me rezultate mjaft te kenaqshme. Aktualisht vazhdoj serish studimet per as.dentiste.Jam martuar ne Pogradec, por jetoj ne Chikago, USA. Kam nje vajze nje vjec e gjysem, qe quhet Virxhinia. Kam punuar 9 vjet si mesuese dhe pjesen me te madhe te kohes si mesuese Gjuhe-letersie.
Nje merite te madhe per pasurimin shpirteror, pervec librave ma ka transmetuar e shtrenjta Nena ime-eshte folklor i gjalle !!Kurse nje nxitje te madhe, (vendimtare do thoja) per botim me dha redaktori i vellimit te pare “EKLIPSE NJEREZORE“, Alfred Mullai,per te cilin ruaj nje respekt brilant. Edhe tek vellimi II “ZGJIM” poleni i poezive mbetet dashuria, kurse petalet poetike kane ngjyrime te brendshme psikologjike dhe filozofike, qe padyshim i perkasin te gjitheve…Dua te falenderoj gjithashtu, redaktor in e permbjedhjes poetike” Zgjim” Oliver Topciu, i cili ka limuar me perkujdesje te cmuar cdo poezi…
Letersia dhe Filozofia jane dy shkenca qe me japin ushqimin e dashur shpirteror. Adhuroj Letersine antike, sidomos ate greke. Por ne menyre absolute dua te vecoj, tre shkrimtare tek te cilet e gjej me shpesh veten : LAZGUSH PORADECI, ERIH.M.REMARK DHE XH.XHOJSI.
**Pa titull******
Me flaken e buzeve te mia
horizontit kerkon ti vesh zjarr
RIZGJIM
Vrapoj e vetme
mes pyllit te shkrete,
mbi balte
me eshtra gatuar.
Me ndjekin hijena
me sy te perskuqur,
e ndalen kur nata
gjoksin shqyen.
Vrapoj e vetme
mes ferrit Erebi
dhe druret skermitin
dhembet e lodhur.
Nen mjegullen e nxehte
suvala shperthen,
me shi drite
liria rizgjon.....
GJITHCKA U BE ASGJE
Ja dielli ciflohet e thyhet
me mijera therrime perhap.
Si valle i shkau nga dora,
c'pati hapesire e pamate?!
Rreth meje nuk ka me ajer,
e bota si mellani nxin.
Pa ty, gjithcka u be asgje...
U zbraz gjithkund ky shpirti im.
PAMBARIMISHT
Ngarkuar vijne te zeza rete
Si kope delesh djersitur.
Mes tyre fshikullojne rrufete,
Drejt tokes afshzhuritur.
Ka humbur vjollca e mengjesit.
Te diellit, rrezatime gjithashtu.
Mbi syth te fundit vera mbetet
Si lajmes kthen serish ketu.
Ja shiu lag serishmi qelqet.
Dhe pemet, edhe barin mimesis.
Ky malli im serishmi ndizet.
Tek dera pres pambarimisht.
ATDHEUT
Me co larg o shqipe malesh.
Shpirtin tim mbi flatra mbaj.
Permbi dhe’ kallkan te angrier
Hirin tim shpernda pastaj.
Toka ime le at trese
Dhimbjen, mallin ndezur flak.
E prej dheut mbushur vlage
Kuq’ te cele nje zambak!
NENES
Si te ta clodh ballin,
Rrudhat te t’I fshij?
Me ganja si rruge muzgjesh
Qe nisin me vetmi.
Veshtrimet pikturuar
Me qiej ngjyre agimi,
Lotet neper faqe
Si rrekeze burimi.
Diell i bardhe gjoksi yt
Shpirtin zgjon e drite sjell.
Kur qesh ti Nene, e bardha Nene
Blerimin shton e lulet cel.
PRIT I DASHUR TI….
Mes qerpike pishash
Jake e henes shket
Ne filxhane pellgjesh
Drit’ e henes flet.
Nje ujevare yjesh
Buzembremjesh ndez
Tis’ i bardhe i dites
Dallge flokesh kreh.
Te altar i dites
Prit i dashur ti.
Trendafil e agut
Ma cel prap ne gji.
MALL
Une trishtueshem strukem pas reve
E I kreh neper qerpike
Me ftoh ky mall, ndaj dua
Me diellin larg te ik.
Murosem ne mallin e djegur
Dhe pse cdo dite te shoh
Pa preke thimble time
E klithmen e saj degjo.
Oh, kurre mos mendo
Se tretem ne kujtese.
Cdo nate ngrihem ne vale
Cdo ag pikoj ne vese.
FENIKS I SHEKULLIT
Kjo plage gjer ne kocke thelluar
Cdo nerv, cdo ndjenje prekur
Enderr feminore, belbezim i pashprehur.
Gjak i mpiksur, gjak i rralle
Mbushur trazire, det me vale.
Nga gjoks i drobitur, I thare I sfilitur.
Prometjan, Ante skalitur
C’e tund me nge
Pluhurin e ndergjegjes
Si era vellon e nuses se ve.
Ngrihu, femije, feniks mbi ne
Pavdekesisht sfido, qiell e re!!
EKLIPSE NJEREZORE
Veshtroni eklipsin
Qenie te races sime
Ai ndodh naten
Kur zjarri kerkon bukurine
Ai ndodh diten
Kur bukuria do zjarrin
Atehere “dielli” takon henen
Ashtu si hena diellin takon diten.
Nje djale shpreh dashurine sigurisht,
Ashtu si vajza e shpreh ate teper vajzerisht.
Asgje nuk fshihet ne qiell
As naten, as diten per diell.
VANITET
Ne nje strofull I ngrefosur
Apoteoze per veten ngre.
Vec per ty, plejad’ e ndritur
Ne lavdi te ndryshkur fle.
Qe nga larg kjo fame e lige
U perhaps me lehje qensh.
I perlyer neper llum,
Bredh si gjarper midis nesh.
Pregaditi:Kujtim Stojku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rina Mytkolli Kolonja:Do te them"te dua"...
» Rina Mytkolli Kolonja:*****
» Rina Mytkolli Kolonja:U LODHA
» Rina Mytkolli Kolonja:**IMAZH**
» Rina Mytkolli Kolonja:KUR SHKRIN BRYMA
» Rina Mytkolli Kolonja:*****
» Rina Mytkolli Kolonja:U LODHA
» Rina Mytkolli Kolonja:**IMAZH**
» Rina Mytkolli Kolonja:KUR SHKRIN BRYMA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi