Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë

Shko poshtë

PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë Empty PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 3:55 pm


PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë

PD-ja shpalli fitore në disa bashki të Shqipërisë 4numerimi-votat


(I plotësuar)-Ka përfunduar numërimi i votave në disa qytete dhe komuna të Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet e para, duke zyrtarizuar fitoren e Partisë Demokratike (PD) në baskitë: Kukës, Bajram Curri, Peqin, Lezhë, Pukë dhe Delvinë. Kandidati i Partisë Demokratike në Peqin, Ilir Rrushi ka fituar me diferencë të thellë votash kundrejt rivalit të tij socialist Naim Teqja me 908 vota.

Numërimi i votave vazhdon në bashkinë Korçë, Elbasan, Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Në Berat kandidati i PD-së, Ilir Deçolli është në avantazh ndaj rivalit të tij të PS, Fadil Nasufi. Po ashtu, KQZ ka nxjerrë fitues kandidatët socialistë në bashkinë Tepelenë, Ersekë dhe Rrëshen, si dhe komunat Otllak dhe Ura Vajgurore në Berat, ku kandidatët socialistë kanë fituar respektivisht me diferencë të ngushtë, prej 12 votash secili.

Në Tepelë është vërejtur një përçarje e votave mes kandidatit të mbështetur nga PD-LSI dhe atij të LZHK-së, pasi ky i fundit ka marrë 1188 vota kundrejt 750 atij të PD dhe 1741 të kandidatit socialist.

Dy kutitë e para në Durrës, Dako 444 vota, Xhaferraj 412

Janë numëruar dy prej 165 kutive të votimit për Bashkinë e Durrësit. Vangjush Dako kryeson me 444 vota ndërsa rivali i tij Ferdinand Xhaferraj ka marrë një numër prej 412 votash. Në qarkun e Durrësit demokratët nga 5 kuti të numëruara prej 20 të tilla në total kanë marrë 1839 vota kundrejt 706 votave të socialistëve. Durrësi ka nisur numërimin e votave me më vonesë se sa të gjitha KZAZ-të në gjitha qendrat e qarqeve. Së fundi ka nisur numërimi edhe në Bashkinë Shkodër ku Partia Demokratike ndodhet në avantazh.

Shkodër, nis procesi i numërimi pas ndërprerjes disa orëshe

Ka nisur procesi i numërimit në qytetin e Shkodrës, pas pushimit disaorësh që kërkuan komisionerët. Nuk priten rezultate surprizë në qytet, por ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja e ulët e votuesve për qytetin rreth 30 përqind, ndryshe nga herët e tjera. Sipas rezultateve zyrtare të një dite më parë nga KQZ-ja, morën pjesë në nivel qarku mbi 58 për qind e votuesve. Procesi i votimit dhe i administrimit të materialit zgjedhor ishte shumë i mire, ndërsa ngërçi u pa në nisjen e procesit të numërimit. Shkak u bënë mosmarrëveshjet për disa lista.

Himara “ndëshkon” Bollanon, por fiton homologu i tij me posterat në greqisht, Jorgo Goro

Bashkia e Himarës ka një emër të ri, Jorgo Goro. Jo shumë i ndryshëm nga kryebashkiaku aktual Vasil Bollano, përveç emërtesave partiake. Kandidati i Partisë Socialiste (PS) ka mundur të fitojë kundrejt kundërshtarëve si Vasil Bollano i PBDNJ-së, Savo Prifti i PD-së dhe Dhimitër Llazari, kandidati i MEGA-s.

Diferenca ka qenë rreth 200 vota. Vlen të theksohet se ndryshe nga kandidatët Bollano dhe Goro, ishte kandidati i Partisë Demokratike dhe i “Aleancës për Qytetarin”, ai që zhvilloi një fushatë të denjë elektorale dhe me një platformë konkrete për zhvillimin e qytezës së lënë në harresë nga pushteti vendor. Nuk duhet të harrojmë faktin që kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, përdori postera në greqisht gjatë fushatës elektorale. Po ashtu, dyshime të forta ka patur gjatë fushatës për një bashkëpunim të ngushtë të Bollanos dhe Goros, në dëm të kandidatëve Prifti dhe Llazari. Gjë që e bën rezultatin zgjedhor në Bashkinë e Himarës të diktuar nga interesa të caktuara.

KQZ vendos lejimin e vëzhguesve të partive të vogla gjatë procesit të numërimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Ristani, u shpreh se partive të vogla nuk duhet t’ju shkeljen të drejtat që ja ua jep ligji. Nisur nga disa ankesa të partive të vogla pranë KQZ-së, për moslejim të vëzhguesve të tyre në procesin e numërimit. Ristani ka kërkuar të lejohen vëzhguesit e partive të vogla në procesin e numërimit, pasi këtë të drejtë atyre ju a jep ligji. Në mbledhjen e sotme, Ristani ka njoftuar se ka shumë sinjalizime dhe ankesa nga partitë e vogla që shprehin shqetësim për moslejimin në procesin e numërimit.

“Të merren masa, të njoftohen urgjent KZAZ-të përkatëse dhe të lejohen vëzhguesit e përcaktuar nga këto subjekte politike”, ka thënë Ristani.

Sipas tij, shqetësimet janë shumë të drejta dhe atyre nuk duhet t’u shkelet asnjë e drejtë që ua përcakton ligji.

* * * * * * *

Zgjedhjet, KQZ publikon rezultatatet e deritanishme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatat deri në këto moment për disa nga bashkitë më të rëndësishme në vend. Kështu sipas KQZ-së në bashkinë e Beratit kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Nasufi kryeson kundrejt rivalit të tij të djathtë.

Ndërkohë në bashkinë e Fierit kandidati “Aleancës për të Ardhmen” Baftjar Zeqaj ka marrë 5043 vota kundrejt rivalit të tij Ilir Bele i cili ka marrë 3505 vota.

Edhe në bashkinë e Lushnjes kandidati i koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Fatos Tushe kryeson me 1849 vota kundrejt kandidatit “aleanca për qytetarin” Sanxhaku i cili ka marrë 1344 vota.

Në bashkinë e Pogradecit deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Artan Shkëmbi i cili ka marrë 2075 kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Luan Topçiu.

Ndërsa në bashkinë e Kuksit kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Hasan Halilaj me 3299 vota kundrejt kandidatit të majtë Alfred Cengu i cili ka marrë 1949 vota.
Një surprizë është Kruma ku kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, kryeson me 1619 vota kundrejt rivalit të tij Bardhyl Peka i cili ka marrë 1239 vota.
Ndërkohë në bashkinë e 6 më të madhe në vend atë të Kamzës deri më tani kryeson kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Xhelal Mziu me 3228 vota kundrejt rivalit të tij të majtë Rakip Suli i cili ka marrë 3076 vota.
Ndërsa në bashkinë e Gjirokastrës kryeson kryetari aktual i bashkisë dhe njëkohësisht kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Flamur Bime me 3137 vota kundrejt kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Genci Sinoymeri i cili ka marrë 2528 vota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi