Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova e “izoluar” shënon Ditën e Evropës

Shko poshtë

Kosova e “izoluar” shënon Ditën e Evropës Empty Kosova e “izoluar” shënon Ditën e Evropës

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 6:46 pm


Kosova e “izoluar” shënon Ditën e Evropës



Kosova e “izoluar” shënon Ditën e Evropës Kosova-eu1391%60-

Ndonëse qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë pa viza, ata megjithatë edhe pse të “izoluar” sot do ta shënojnë Ditën e Evropës, ditë kjo që është në grupin e festave zyrtare në vendin tonë. Ceremonia zyrtare për shënimin e kësaj dite, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, do të zhvillohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë e të Sporteve në Prishtinë dhe fillon në orën 17:00.

Në këtë ceremoni është paralajmëruar pjesëmarrja e zyrtarëve më të lartë vendorë e të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Komuna e Prishtinës ka përgatitur një program të pasur artistik dhe sportiv. Shënimi i kësaj dite fillon në orën 10:00 para Teatrit Kombëtar. Gjatë ditës në sheshin Nëna Terezë do të ketë aktivitete të ndryshme artistike kushtuar ditës së Evropës.

Në Ditën e Evropës, përfaqësues të Parlamentit Studentor të UP, do të vendosin para selisë së Komisionit Evropian një objekt simbolik me anë të të cilit do të shprehet pakënaqësia e Studentëve të UP-ës për procesin e liberalizimit të vizave. Ata do të kërkojnë edhe përshpejtimin e këtij procesi.

>>Studentët të pakënaqur me mos heqjen e vizave

>>Feston e izoluar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi