Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Labinot Azemi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Labinot Azemi Empty Cikël poetik nga Labinot Azemi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 9:34 pm

Cikël poetik nga Labinot Azemi 223528_159914887404157_100001569395611_381201_7219002_n

Cikël poetik nga Labinot Azemi

Labinot Azemi - Labi u lind më 10 Tetor 1989 në Ferizaj ,
Shkollën Fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje. Me shkrime filloj qysh ne Fëmijëri.
Dëshira e tij e madhe është të bëhet shkrimtar.


Fati

Një herë në jetë fati trokiti në derën time,
e hapa, i thash: Urdhëro!
Mori atë çka pati të merrte dhe u largua,
pa thënë as lamutmirë..!
E ndoqa pas, më prit, i thashë,
kam shumëçka per të thënë!
Si kalama, të qajë, fillova, me zë, dhe i thashë ...
pata menduar që ishe jeta ime...,
e tani që po më lë me lotë në sy nuk mund
të t´thëm mos ik! E,
as qëndro me mua.
Po n´më ke dashur,qëndro përgjithmmonë...,
e nëse jo, ik, të lutem! Largohu! Mua,
dhimbje më mos më sjell!se, të shkretat,
kurrë s´mu ndanë!U largua në heshtje,
nuk tha dhe një fjalë të vetme...,
i përbuzur dhe me lotë në sy,
u ktheva në kasollën time,
veten qortova e këshillova:,- Largoje nga mëndja!
Ske pse ta duash kur te lëndoj !?
Të përbuzi dhe iku...,diku në theqafje!Jeta,
është ajo e bukura personale,
e meriton të jetohet!Nganjëherë,
fatkeqësitë e vogla,fat të madh, sjellin!

Festa pa ty...

Çdo festë kalon pa ty
e unë çdo vit i mbaj mendime për ty,
çdo mëngjes fillon me ty
për t'mbaruar çdo mbrëmje me ty ...

Çdo ditë të kujtoj, jo jo s’të harroj! dhe,
mallin s'mund ta shuaj në asnjë moment
kur kujtimet e tua më bien ndërmend

Tani dehem nga lotët e mi kur e luftoj
të zezën mërzi,
edhe atëherë çdo kujtim
yt më vret si një
bajonetë e ndryshkur në shpirt …

Më harro..,!?

Largohu nga jeta e ime,
mos provo të kthehesh tek unë.
Dera është e mbyllur për ty.
Plaga është duke u shëruar..,
E ti je duke u harruar,
ikë e mos u kthe...,!?
Tani nuk më duhesh mua.
Më dashurove dikur....,
dhe të dashurova dikur...,por!?
Tani nuk të dua dhe nuk ndjejëasgjë për ty...,
Ti nuk i duhesh askujt....,
Madje as piktorve që të bëjnë portretin apstrakt...
nuk ju duhesh .
Largohu tani gjëje rrugën tënde,
që ke nisur "Tradhëtare".
Dhe mbaje maskën që ty të pëlqenta mbashë...,?!
Ndoshta dikush do e heqë maskën,
pastaj fytyra e jote do të dalë në sheshë.
Por unë nuk dua as maskën tënde ta heqë,
mabje se ty të pëlqen të mbashë....,
bukur i shkonë karakterit tënd...,!?
Mos të lëndova...,?!Nuk dua as emrin të ma përmendësh...!!
Nëse ke menduar të pendohesh,
dhe tëkthehesh prapë...,
Thuaj vetës:
Dikur e kam lënduar një njeri...,
e kam tradhëtuar e kam përbuzur,
dhe ai tani më ka vdekur....,!


Fotografia

Më bëni ju lutem një fotografi
ashtu si dua unë.
Më mbuloni gjërat që unë dua !?
Më mashtro në shkrepjen
e fotografimit tënd,të lutem shumë
dua të dalë nga ky ferr...,
Çdo herë të lutem më gënjej...,!?
Ti më gënjen por jo
në ato përmasat që dua unë.
Të lutem kërko në arhivin filmik
ndoshta dëshira për mashtrim
gjendet diku në sirtarin tënd .
Kështu si dukem nuk të duhem
as ty e as...,?!
E dua fotografin i vetmi iluzion
që më mbanë,dhe fshihem pas asaj.
Diku në cepin e fotografis...,
Diku i kamofluar nga largë.
Kam frigë të afrohem,
kam frigë kur shkrepja e aparatit
më bie në sytë e mi...,
Por e vetmja gjë që dua në jetë
është një fotografi.
Imazhin tim e mbulon një fotografi
nuk më duket as nuri as lakuriqsia.
E ti...,Ku ishe ti ?!
Vetëm një moment më trubullon,
pastaj ndjehem mir.
Por...,fotografia e sajë...,ngadal
tretet nga sytë e mi...,!?

Ja ku jam!

Ja ku jam këtu më shiko...,!!
Por mos u afro më afër!?
Kam firgë...,kam frigë kur ti më shiqon.
Kam dëshir në sy të shiqoj cdo njeri,
dhe ti flasë nga afër por...,nuk mundemë !!
Të lutem më kupto,brendësia e ime ka një luftë
arena e ndjenjave dhe dëshirës,
edhe ti po të ishe në vendin tim të njëjten
do e përjetoje!?
Të shiqojë në sy nuk mundem...,!?
Sytë dhe koka e ime ka qenë gjithmonë ulur,
andaj të lutem më kupto..,
jamë heshtja e botës në katër muret e shtëpis
më rrymë apo dhe qirinjë por jo romantik...!?
ah...,dikur të më kuptoni të gjitha brengat do
ti hedhi në detë,pastaj do isha njeriu me i lumturi
në botë...,!!!

Piktura

Piktura e varur në murin tim,
qëndron me vite...!?
Eshtë e zbehur dhe e vetmuar,
e ruaj me një gjelozi kujtim,
sepse piktura është një sinonim
me juve...,andaj e ruaj kujtim shpirti !!

Një ditë do martohem...,!?
Dhe do të kemi fëmijë...,
Pikturën do e ruaj në dhomë,
aty ku presë dhe përcielli miqët e mi.

Nëse fëmijët më pyesin,babi c´farë
paraqet kjo pikturë për ty...,?!
Un do ju themë është një histori...,!!
Dhe nuk dua ta shpalosi, nuk dua të
ju lëndoj o drita e syve të mi!!!

Letra ime e dërguar në Amerikë

Tek ai njeri letra ime
kur mbërrite, e di që ti
kishe shumë dhembje,
kishe dhembje…e shumë mallë
a thu a do të shkosh
tek ai njeri që
une po të dërgoj
e ndoshta ai njeri
nuk do të të pranoj....

atë ditë të ftohtë
kur ike,
ëdhe vendlindjen tënde
e braktise,nuk t’u dhimmbs as
vendi yt, që ti u rrite.?!
e madje as unë që
në atë vend më le, e ike...

E me këtë letër.
tash të përshëndes,
e në Ferizajin tim,
si dikur përsëri do të të pres.!!!!

Endërr..

Duartë e tua i njohë,i njohë edhe në gjumë
duke më prekur fytyrën time...,
Të lutem vazhdo se ëndrra është shumë e shkurtë !?
Ahë...,kjo natë e qetë dhe heshtë e nuk flet me mua !!
Të njohë...,të njohë edhe në gjumë,
kur bie në shtrat,zëri ytë më zgjonë duke më pëshpëritur.
Zgjohu,nuk mundesh të më harrosh !?
Ngritem nga shtrati dhe pyesë ku je?!
Të lutem përgjigju ku je ?!
Ti nuk flet dhe mua heshtja më vretë !!
Ti më viziton cdo natë,nuk më lenë të qetë në gjumë !!
Nuk më le të qetë të zgjohem !?
Të lutem shfaqu para meje,
e ndjejë erën tënde në dhomën time .
Ku janë fjalët dhe premtimet që mi thoshe ?!
Të njohë mos u fshehë nga unë !!
Prapë heshtje...,!!
Lere le të flasë dhe të më thotë se është penduar.
Mos e ndalë të lutem vazhdo ëndërr mos u ndalë,
se në shtratin tim pikojnë lotët dhe zhytem thellë në to !!!
Mëngjezetë gënjejnë se nuk ka ndodhur asgjë!!
Mos të lutem mos më gënjej e di se ishe këtu,
ishe këtu më preke në fytyrë,pastaj më thirre zgjohu
mos më harro !!
Pse nuk ma thua të vërtetën pse ?!
Kam shpresë në ëndrrën e rradhës...,
eja të lutem dhe më atë që ke dashur të thuash kur ike dhe me le !!!

Jetë hileqare...

Jetë hileqare të quaj çdo ditë,
gjërat më të bukura në jetë
na i rrëmben çdo herë pa na pyet…

çdo ditë e çdo natë
të quaj kështu , nuk e them kot,
gjithë njerëzit e thonë me gojën plot...

Jetë hileqare, me plot vuajtje në jetë,
njerëzit e mirë e vuajn pa fund këtë padrejtësi
që jeta na i sjell çdo ditë veç vuajtje në shpirt !!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi