Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ: Gjithçka është e mundur, derisa numërimi ende vazhdon

Shko poshtë

KQZ: Gjithçka është e mundur, derisa numërimi ende vazhdon Empty KQZ: Gjithçka është e mundur, derisa numërimi ende vazhdon

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 12:32 am


KQZ: Gjithçka është e mundur, derisa numërimi ende vazhdon



KQZ: Gjithçka është e mundur, derisa numërimi ende vazhdon 9KQZ-3_3_1Sipas shifrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultati mes rivalëve është mjaft i ngushtë në mjaft bashki si Tirana, Durrësi, Fieri etj


(I plotësuar) Gjithçka është e mundur të ndodhë me rezultatet zgjedhore, derisa numërimi ende vazhdon në shumë KZAZ në mbarë vendin.

Ky përfundim del në orët e vona të ditës së sotme, e para pas votimeve të 8 Majit, për zgjedhjet vendore, referuar shifrave të konfirmuara nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tyre, deri në orën 21.00 të mbrëmjes, situata e numërimit të votave në kryeqytet, paraqitet e tillë që kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha numëron 24 819 vota, ndërsa rivali i tij Edi Rama i “Aleancës për të Ardhmen”, numëron 25 559.

Pra një diferencë mjaft e vogël votash dhe siç thamë më lart, gjithçka mund të ndodhë me këtë rezultat, pas numërimit të kutive të tjera të votimit, të cilat janë të shumta në numër.

Po kështu, e njëjta situatë paraqitet edhe në Durrës, ku janë numëruar deri në këto momente vetëm 15 nga 165 kuti votimi dhe sipas rezultateve, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj, ka vetëm një diferencë të vogël përballë rivalit të tij, Vangjush Dako.

Konkretisht Xhaferraj numëron të ketë marrë 3066 vota, pra 48% të tyre, ndërsa rivali Dako 3453 vota, ose 51% të tyre.

* * * * * * *



KQZ: Basha, po i afrohet me shpejtësi Ramës



Edi Rama 22994 vota të numëruara.

Lulzim Basha 22570 të tilla.

Ky është rezultati më i ri që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konfirmoi në konferencën e tij të orës 20.00, mbi rezultatet e arritura deri në këtë moment mbi procesin e numërimit të votave për Tiranën.

Duke treguar sesi vijon të ngushtohet diferenca mes dy kandidatëve kryesorë për bashkinë e Tiranës.

Kjo në një kohë, kur në kryeqytet janë numëruar vetëm 84 kuti votimi nga 485 në total, gjë që presupozon se rezultati i tyre mund të na befasojë nga momenti në moment.

Nga ana tjetër, KQZ, bëri me dije faktin se në Berat kryeson Fadil Nasufi me 52.2% kundrejt Ilir Deçollit; në Elbasan Qazim Sejdini me 58.9% kundrejt Durim Hushit; në Fier Baftjar Zeqaj me 58.2% kundrejt Ilir Beljes; në Korçë Niko Peleshi me 56% kundrejt Andrea Manos; në Lezhë Viktor Tushaj me 52.5% kundrejt Gjok Jakut; në Lushnjë kryeson Fatos Tushe me 59.1% kundrejt Albert Sanxhakut me 40.9%; në Pogradec kryeson Artan Shkëmbi me 58.3% kundrejt Luan Topçiut; në Sarandë kryeson Stefan Çipa me 60.1% kundrejt Edmond Gjokës; në Shkodër kryeson Lorenc Luka me 63% kundrejt Genc Uruçit me 37.1%; në Vlorë kryeson Shpëtim Gjika me 57.9%, kundrejt Ardian Kollozit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi