Mentor Thaqi:GËZUAR DHE MOS IK EUROPË
Faqja 1 e 1
Mentor Thaqi:GËZUAR DHE MOS IK EUROPË
Mentor Thaqi:GËZUAR DHE MOS IK EUROPË
Në Ditën tënde, Komunioniste,
të diversitetit të (pa)shkrirë,
mirë kuptimit,
në fije bjeri, të lutem,
se nuk je ti ajo
që drejt gjykon,
pa la borxhin tënd!
Mos na shaj të lutem,
Europë,
për fajin që kush s´e do,
e masën dyshe, gjetkë hudhe!
Po ne këtu ishim,
kur tevona ti erdhe,
me dyzet kalamaj në tufë,
e m´iu veshe tokave zhagas,
të dhamë, të mësuam,
ti ece, ne na shkelën,
ti ece, ne na vjelën,
ti prap ece, ne na mjelën,
ne po vijmë e ti ecë, ikë!
E ku do ecnim ne
me pabesitë e fçinjëve?!
Ah, ishte natë me mot të lig!
Mos nëm e truaj Europë,
që s´luajtem vallen tënde,
të dreqit, me atëfarë Dik-Manxhe,
siç deshe e deshën
e ne nuk deshëm,
për hir të Emrit tim
të lashtë gjyshor!
Eh,
k´ceva ujin e ....
jo e drejt,
hiç as krejt.
Ne drejt teje, me duar hapur,
ti n´shmangie, ikë prej nesh,
po si domë fillin për t´kapur,
kur ti me dy lloj masash,
bie ndesh?!
Mos harro
Qytetnim të dhamë,
të dhamë Kolos, Kalorës
në mbrojtje vlerash,
Pirro e Kastriot,
Papë, Perandor,
Nënë Terezë e shumë Shëntorë,
të dhamë Princër e Mbretër
me Kurorë,
të ruajtëm prag e derë shtëpie,
na le larg, n´duar mizorie!
E sot, po sot,
ke zbutur pak zemër,
diçka edhe japë e falë,
don t´rrisësh nam, emër,
po mos harro Planin "Marshal",
se Amerika mbajti fjalë,
e ta bëri Zemrën Mal!
Është 9 Maji, Dita jote,
të thanë, je shikimi i k´saj Bote,
ne po vijmë, mos na kthe,
se do pendohesh,
sot, s´është si dje!
Mos harro Europë e vjetër,
kur k´tu isha, s´pat një tjetër,
e tevona, shumë tevona,
u hap lajmi dhe jehona,
Trojeve tuaja, Vatrave tona,
kur ndanë ara e kopshtie,
me teh shpate hegjemonie!
Po po,
dhe Besimin që e more,
Apostujt, p´mes nesh të erdhën,
morëm t´parët krishterimin,
kishim heret Qytetnimin,
dhe Zotynë na bekoi Djepat,
i bekoi Trojet, po po, t´vetat!
Por, si duket, ti harrove,
kur na ndave, na copëtove,
që ti ngopësh hegjemonët,
që n´vend tëndin donin Demonët!
Ah,
dhe me fajin tënd u gjymtuam,
mbi gjashtë shekuj n´vend numruam,
e ti tash më lë në faj,
pse jam ndryshe, nuk t´përngjaj?!
Po nuk është veç faji im,
m´ktheve shpinën, kjesh jetim,
ne të donim, ti na ikje,
ne t´kërkonim, s´na përfillje,
ne të mbronim, ti s´na e dije,
ne luftonim, ah, ti me hasmin n´lidhje!
Po po, është e vërtetë,
ishim t´lënë, t´vetëm, t´shkretë,
plot gjashtë shekuj n´luftë me djallin,
nuk erdh kush të na qaj hallin,
dhe u bënë gabime t´rënda,
nuk na u nda vaji as gjëma,
se dikush deshi t´na zhbëj,
me Kurorë, Trung, Farë e Rrënjë!
Sot Europë në Ditën tënde,
a s´dëgjon?! T´kem n´vargje kënge!
Mos të lutem, mos na shtyej,
jo me nofka, mos na perlyej!
Edhe ne jemi pjesë jote,
n´zemër tënde, n´ktë pjesë Bote,
nuk kem t´bëjmë me prapa shpinën,
as me jugun, as me lindjen,
qemë dhe jem përëndimor,
Den baba Den, Ilir-Arbëror!
Mirë se t´gjejmë në Ditën tënde,
po t´uroj me vargje kënge,
që ti vëjmë kapak gabimit,
zgjodhëm rrugen e bashkimit,
n´mirëkuptim, n´paqe t´përhershme,
bashk të ecim n´rrugë të ndershme,
t´jehoj kënga, t´shuhet vaji,
t´uron zemra: Gëzuar 9 Maji!!!
Mentor Thaqi 09.05.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi