Ilirjana Koliqi-Ramaj:Mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore ruhen edhe Itali
Faqja 1 e 1
Ilirjana Koliqi-Ramaj:Mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore ruhen edhe Itali
Mrekullitë e traditave tona të shenjta arbërore ruhen edhe Itali
Ilirjana Koliqi – Ramaj
Kremtë e shoqatës së bashkëkombasve tanë ne Lecco “Sofra Shqiptare”
Shoqata patriotike kulturore artistike “Sofra Shqiptare”, në mbrëmjen e së shtunës së 30 prillit, në sallën famullitare të oratorios, në Malgrate të Lecco-s, ka organizuar një festë të mrekullueshme tipike shqiptare, për të nderuar 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës, në njërën anë, dhe për të freskuar sado pak shpirtin e shkrumuar mërgimtar të arbërorëve, në anën tjetër.
Këshilli Drejtues i Shoqatës “Sofra Shqiptare” kishte marrë të gjitha masat e nevojshme që kremtja të jetë e këndshme dhe gjithçka të funksionojë bukur. Ata kishin ftuar përfaqësuesit institucional të shtetit shqiptar, nga Konsullata jonë e përgjithshme në Milano, si dhe shoqatat simotra në mbarë krahinën e Lombardisë.
Dhe, pa hezituar, nga Konzullata kishte aerdhur konzulli Gjon Çoba, me përgjegjëset për kulturë – Vasenka Rangu – Leka dhe Mirela Gjyshja, që përfaqësonin edhe shoqatën kulturore “Illyricum” me seli në Lodi, presidente e së cilës është Mirela. Edhe nga Magenta e Milanos kishte ardhur delegacioni i shoqatës “Kosova e Lirë”, kryesuar nga kryetari Xhavit Mahmuti, ndërkaq që u përfaqësuan edhe shoqatat e Leccos “Dardania” dhe “Stublla”, si dhe ishte një delegacion bashkëkombasish tanë, nga Bergamo.
Sofra shqiptare në kostume kombëtare
Mbrëmjen e hapën grupi i veprimtarëve kulturorë të kësaj shoqate, me grupin e vallëtarëve “Shqiponjat”, që funksionon në kuadër të “Sofrës Shqiptare”, të cilët veshur në kostume kombëtare dhe të shoqëruar nga Konzulli Gjon Çoba, hynë në sallë solemnisht, duke sjellur buçetë të bukura lulesh.
Pastaj, presidenti Ndue Qokaj u foli të pranishmëve për historikun e Ditës së Punës, duke filluar nga demonstrata e madhe famoze në Çikago e deri në ditët e sotme.
Të pranishmit e kanë përcjellë me shumë vëmendje, dhe disa herë kanë duartrokitur. Presidenti pastaj ua dha fjalën mysafirëve dhe disa nga ata i përshëndetën të pranishmit, si: konzulli shqiptar i ardhur nga Milano – Z. Gjon Çoba, përgjegjësja për kulturë, në kuadër të aktiviteteve të Konzullatës – Znj. Vasenka Rangu – Leka, presidenti i Shoqatës “Kosova e Lirë” nga Magenta e Milanos – Z. Xhavit Mahmuti dhe të tjerë.
Mandej, pa humbur kohë iu la radha artistëve të kësaj shoqate, grupit të vallëtarëve “Shqiponjat” dhe mysafirëve, që interpretuan e vallëzuan pika fantastike të muzikës sonë popullore dhe burimore. Artistët u nderuan me duartrokitje të gjata, nga të gjithë të pranishmit.
Në tryeza edhe vera shqiptare nga prodhimi shqiptar
Ishte moment shumë emocionues, kur presidenti Ndue Qokaj kumtoi vendimin e Këshillit Drejtues të Shoqatës, që të nderohet veprimtari nga Kosova Engjëll Koliqi, me titullin Simbol Nderi i Sofrës Shqiptare. Këtë titull, të shkruar bukur në një pllakatë speciale, Engjëllit ia dorëzoi konzulli mysafir Z. Gjon Çoba. Duartrokitjet e gjata të të pranishmëve konfirmuan se këtë çmim veprimtari e shkrimtari Engjëll Koliqi, për veprimtari dhe të arritura të jashtëzakonshme patriotike, humanitare dhe kulturore, e ka marrë me pëlqimin unanim të të gjithë anëtarësisë së Shoqatës “Sofra Shqiptare”. Të pranishmit e kanë uruar Koliqin me përqafime dhe me shtrëngim duarsh, ndërkaq ai – duke falënderuar shoqatën për këtë nder kaq të madh, tha se e pranon me përgjegjësi dhe vetëdije të madhe, për të kontribuuar edhe më shumë, me të gjitha fuqitë dhe kapacitetet në dobi të çështjes sonë të gjithëmbarshme kombëtare, si dhe në dobi të çdo qenie arbërore. Pra, ai tha se këtë çmim dhe këtë titull (Simbol Nderi), e pranon më tepër si obligim për të kontribuuar gjithnjë e më shumë, bashkë me këtë shoqatë të vyeshme dhe me shoqatat tjera shqiptare, anembanë Italisë dhe në mbarë diasporën.
Shumë domethënëse dhe të shijshme ishin ushqimet e përgatitura enkas, sipas specialiteteve tona kombëtare. Edhe vera që u shtrua në këtë kremte ishte verë e prodhimit shqiptar, e ardhur nga Shqipëria.
Këtë përvojë shembullore të Shoqatës “Sofra Shqiptare” duhet përshëndetur dhe uruar nga zemra të gjithë shqiptarët – në atdhe dhe në mërgim, e sidomos ne mërgimtarët duket ndjekur shembullin e tyre, sepse me këso organizime të bukura mbajmë të gjallë shpirtin arbëror dhe i kultivojmë e i ruajmë traditat tona të shenjta.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi