Adnan Abrashi: Një elegji për lirinë...!
Faqja 1 e 1

NJË ELEGJI PËR LIRINË...!
Nga Adnan Abrashi
Të gjithë ne jemi të lindur të jetojmë të lirë. Për këtë nuk ka dyshim.
Por, se sa është kjo shoqëri e gatshme që të na ofroj kushte optimale për përmbushjen e kësaj kërkese tonë të natyrshme instiktive, është diçka krejtësisht tjetër?
A ekziston në të vërtetë liria te ne? Kuptohet, liria në plotë kuptimin e fjalës?
Natyrisht se jo, sepse ajo është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim kurse shumica të tjerë ikin prej saj.
Edhe pse tek liria e vërtetë, askush nuk duhet të vendosi për fatin e dikujt tjetër, këtu gjithmonë vendosin të tjerët për ne. Që nga lindja, dhe sot e tërë ditën, neve të tjerët na mësojnë se çka është mirë e çka është keq; këndej apo andaj duhet të shkojmë; si të sillemi me të tjerët; ku dhe çka duhet ta ndryshojmë... Meqë të tjerët na mësojmë edhe çka është dashuria, mirësia, toleranca, mirëkuptimi.... në këto rrethana të krijuara, fitohet përshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnë të tjerëve.
Në këtë proces, sikurse na thonë civilizues, neve na është ndaluar të mendojmë. Nga ne fare nuk kërkohet të mendojmë, por vetëm të mësojmë. Të mësojmë, të mësojmë dhe të trajnohemi. Hajt, hajt, hajt ...Kështu vazhdimisht e deri në automatizëm. Sepse, kur fillojmë të mendojmë me kokën tonë, atëherë bëhemi të lirë, e, ne, në të vërtetë, kurrsesi nuk guxojmë të bëhemi të lirë.
Pse është kështu?
Sepse, si të flijuar për disa qëllime “MË TË LARTA” , neve së pari duhet të na merret fuqia e mendimit të lirë, duka na ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kemi. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë sonë të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendja po na fokusohet në disa gjërat të parëndësishme dhe sporadike.
Mbase, ne në këtë shoqëri ashtu si është, nuk mund të vendosim as për jetën tonë, e lere më për proceset tjera që zhvillohen në brendinë e saj. Andaj, edhe përshtypja sado e vogël se po bëjmë ndonjë ndryshim në këtë drejtim, mbetet vetëm përshtypje dhe asgjë tjetër.
Ohh... Zot! Nëse vazhdojmë kështu, në fund po na del se, faktikisht asgjë nuk është e jona. Mbase, as shtëpia ku jetojmë dhe as automjeti me të cilin qarkullojmë. Sepse, edhe këto i kemi si hipotekë në ndonjë bankë kreditore?!
Si duket, përveç shpirtit, asgjë nuk po del e jona...dhe, aman mos të më thotë dikush se edhe ky konstatim është i dyshimtë?! Dhe, ja! Si për inat, ai dikush na doli dhe tha: Para dy viteve, në një ditë shkurti, a nuk u vranë në pikë të ditës dy të rijnë, dhe, a nuk u plagosën mu atë ditë dhjeta të terë, vetëm e vetëm pse kërkuan ta përjetojnë atë ndjenjë të ashtuquajtur liri? Sikur me këtë tragjedi u dëshmua edhe në flagrancë ai postulat që e thamë në fillim: “liria është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim, kurse shumica tjetër ik prej saj”.
Po, po! Qëllimisht ikin prej saj, dhe në këtë ike e gjejnë qetësinë e vet. Për këtë botë të izoluar e cila në dukje ju shpaloset sikurse e tyre, këta mendojnë se e vetmja gjë që këtë rast mund të bënë, është veçse të aktrojnë se gjoja janë të “lumtur”.
Mbase...kështu edhe po ndoll me shumicën prej nesh?!
Hmm...! Ndoshta si një digresion, mu këtu gjendet përgjigje se pse në teatrot tona nuk kemi aq publik? A thua, mu pse vetë shoqëria jonë është një kulisë e madhe aktrimi, ku praktikisht të gjithë jemi aktorë që luajmë përsosur në dramën e Samuel Beketit: “Duke pritur Godon”...?!
Mbase...ashtu edhe po lypset nga ne, dhe si duket për këtë qëllim po investohet mjaftë...!?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi