Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) !

Shko poshtë

Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) ! Empty Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) !

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 3:20 pm

Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) ! 231019_201669879872320_100000879286608_479416_3394930_n
Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) ! 211897_100000879286608_8284356_n
Vjollca Pasku:Nje takim miqesor me miken time Briliana ..., (suprize per mua) !
________________________________________________________
Perballe pasqyres qiell, veshtrimi u ndesh me rete e mpita te atij mengjesi.Nuk kisha ne faqen e fb , ne murin tim nje etiketim poezie a urimin te perhereshem te cdo fund-jave , mungonte .......PSE... ?!
Ne vend te urimit javor ishin shkruar dy rreshta largimi...,qe edhe tani i kam ne mendje , por dora s'me ben ti shkruaj , per t’i kujtuar serisht ne mes nesh .
E nderuara mike Briliana !
Me mungon nje copez e jetes sime brenda poezive te tua .Geshetoj mendimet midis tyre , dhe nje PERSE ??..... me ngelet perhere pa marre pergjigje....,
Valle jane ndjenjat e njeriut apo bota e tyre ... !?
Ky mister i pazgjidhshem ngaterrohet , ne lot , buzeqeshje , urime , poezi ...,dhe mbi cdo gje tek dora e fjala qe zgjidhin mes tyre kete komunikim njerzor , eshte virtyti NJERI!
Zhbiroj , zhbiroj mendimet per ju e respektuara Briliana, se si ate margaritar tuajin ju n'a e dhuronit nga dita ne dite . Valle nga ju buronte ky frymezim i pashtershem poezish , ato foto te vecanta qe harmonizoheshin aq embelsisht me vargun tuaj poetik , perseri ngelem me nje PERSE ? ...dhe KU... !Te dyja keto prisnin nje pergjigje nga une .
Tek nisa te shkruaja keto fjale per miken , kryemiken tone me sakte , se e tille ishte ne mes nesh dhe ashtu e quanim, mendova ta kerkoj per t'a patur serisht ne faqen tone . Shfletova librat ne biblioteken time , por asgje . Keto dite degjova qe kishte dale nga botimi libri me i ri i Brilianes " Permbledhje Poetike”-I- , me poezite me zgjedhura te krijimtarise se saj . Cuditerisht libri me erdhi ne shtepi nga motra ime qe punon ne Biblioteken Kombetare te Tiranes. E shfletova me kenaqesi , se m’u duk sikur kisha ne duar faqen e compjuterit dhe isha e etiketuar ne teresine e poezive te saj . Ne fund gjeta ate qe me mungonte , nje numer kontakti. Kjo ishte ajo qe une kerkoja.
Ndonjehere miqesia e sinqerte ben mrekullira.
Nje kafe me te me beri te sqarohesha dhe te kuptoja shume PERSE , arsyen e te cilave mikja jone ua kishte nisur disa prej miqeve dhe me mesazh ne fb.
U ndesha me nje karakter teper te ndjeshem, prekes dhe melankolik ...., ku prej atij shpirti kishin rrjedhur qindra poezi e urime per te gjithe ne , dhe ndersjelltas, ne te gjithe ishim heshtur ndaj saj...,
Ne syte e saj fillimisht vjedhurazi kuptova se flinte trishtimi...por JO, sinqeriteti dhe melankolia ishin nderthurur ne veshtrimin e saj, si vargjet e brishta te poezise qe diku shprehin dhimbje , diku sy ne lot , diku dashamiresine njerezore...,
Por ja qe dhe jeta ka dhe te kunderta, me te cilet ajo ishte ndeshur dhe shqetesuar teper....dhe ishin disa, pikerisht ata persona te destinuar per te nxjerre ligesine e tyre , megjithese kishin gjetur mbeshtetje nga Briliana ne cdo moment !
Heshtja ne tavoline u mberthye pas penes e cila nisi te hidhte ne letren e bardhe
4 - vargje poezie duke anashkaluar kete bisede qe une i hapa mikes sime . Poezia e saj mbeti e shkruar si dedikim ne bllokun tim .

E nderthyra mendimin te mberthehej kaltersive,
Rrugetimit te mallit u mbyt nje gllenke habie .
E kthyer pas porte ne dore me mbeti heshtur...,
Mendimi i tretur nga yjet e nates se vetmuar.


Duke lexuar teresisht mendimin e hedhur te kesaj dite me Brilianen, nuk me munguan fjalet inkurajuese per te , apo fjale per te cilat te gjithe ne kemi nevoje : Kurajo , Dashamiresi , Komunikim dhe Respekt !
Te uroj mikja jone nje rikthim sa me te shpejte ne mesin tone, pas librit te mrekullueshem qe Ju sa po keni botuar!
SHUME , SHUME SUKSESE per LIBRIN e RI ! Respekte mikja juaj Vjollca.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi