Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS: Policia po dhunon komisionerët tanë

Shko poshtë

PS: Policia po dhunon komisionerët tanë Empty PS: Policia po dhunon komisionerët tanë

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 10, 2011 5:12 pm

PS: Policia po dhunon komisionerët tanë
10.05.2011, ora 16:04
PS: Policia po dhunon komisionerët tanë Mimi_kodheli
Mimi Kodheli

Policia e Shtetit po ushtron dhunë ndaj komisionerëve të majtë në KZAZ-në numër 54, në njësinë numër 10 të Tiranës, akuzon Partia Socialiste.
Deputetja Mimi Kodheli ka denoncuar edhe mospranimin e mediave në këtë qendër.

“Denoncoj dhunën e Policisë së Shtetit ndaj numëruesve dhe vëzhguesve të majtë në KZAZ-në numër 54, njësia 10. Dhuna e policisë është totalisht e paligjshme, e pajustifikueshme dhe cënon jashtëzakonisht këtë proces. Ndërkohë, media mbahet jashtë qendrës së numërimit për të mos lejuar pasqyrimin e ngjarjes”, ka deklaruar Kodheli.

Kodheli ka shtuar se ka një tentativë të komisionerëve demokratë për të nisur numërimin pa praninë e atyre socialistë.

“PS i bën thirrje Berishës që të largojë kthetrat nga ajo që për popullin është më e shtrenjtë, liria e votës”, u shpreh ajo.

“Qytetarët e Tiranës të dalin tek shkolla “Avni Rustemi” dhe “Vasil Shanto” dhe të mbrojnë të drejtën e tyre, që vota të lexohet në mënyrë transparente, në kundërshtim me tentativën kriminale të kësaj qeverie për të deformuar vullnetin e tyre të lirë”, shtoi më tej Kodheli. /albeu.com/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi