Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE…

Shko poshtë

Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE… Empty Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE…

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 11, 2011 7:18 pm

Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE… 174483_100000525636701_7075507_n
Viktoria Xhako:MOS M`I VRIT ARINJTE E BARDHE…
(Fragment nga romani në dorshkrim)


…Befas e pa. Pas akuariumit të madh të sallës. Ai dhe ajo. Po putheshin. Në publik. Aty hynin e dilnin qindra njerëz. Shihnin akuariumin mbushur me mrekullitë e funddetit dhe largoheshin. Ata të dy, jo. Ishin mbërthyer me njëri – tjetrin. Nuk shihnin përreth. Mendonin se as shiheshin. Se ishin të mbuluar me velin e asaj që po përjetonin. Dhe në publik! Sa turp! G. u mbajt fort tek buza e mermertë e akuariumit. Mbështeti gjoksin që të mos rrëzohej. Mijëra shkëndijëza ia ndezën trurin. Po aq të tjera ia shuajtën. Mendimi i parë ishte të zhdukte ditarin. Ditarin, ku ajo derdhte përjetimet e dashurise së saj të fshehtë. Ditarin, ku derdhte gjakun e zemrës dhe lotët e syve. Ditarin, ku ruante fjalët e tij të dashurisë. Ato fjalë që kapërcenin horizonte. Që i mbërtheheshin ne zemër, gjurmët e të cilave i rendiste aty.
- Ta gris ditarin! –
U përpoq të ngrihej. Dhimbja e fortë e gjoksit i solli në fyt ulërimën.Shtrëngoi dhëmbët. Nuk duhej ta dëgjonte ai. Aq i bënte për atë tjetrën. Arriti në shtëpi me zemrën që i përpëlitej fort. Sa turp! Po, për kë, turp?
U ul në tryezën e punës. Hapi sirtarin me çelësin e vogël. Lidhur me `të, preku varësen e vogël, që i kish dhuruar dikur ai. Dikur, kur u takuan dhe u ndanë në kopshtin e lulëzuar të muzeut …. Lotët po e pengonin të shkruante.
- Pemët vazhdojnë të jenë të gjelbëruara, edhe pse vjeshta ua shkund gjethet çdo ditë, - hodhi fjalët e para në ditar.
Si të vazhdonte më tej, pa e lënduar dashurinë e saj? Po atë akt të shëmtuar në publik, si mund ta duronte? I jehuan fjalët e tij: „Besojmë, se jemi të sinqertë!“ Pra, ai nuk besonte. Kush nuk beson, nuk mban besë. Të jetë kjo, e vërtetë? G. fshiu lotët dhe vazhdoi: - Por degët e holla të pemëve, edhe pse të përshkuara nga rrezet e diellit, befas, u përkulën drejt tokës, si gishtërinj të hollë, që duan të rrëmihin, të rrëmihin, të rrëmihin…
A do ta kuptonte ai këtë fjali? A do të donte ta dëgjonte dënesën e saj?
Kanxhat e mprehta ia mbërthyen gjoksin, duke shpërthyer prej tij ulërimën e dhimbjes. U ngrit me rrëmbim, të hapte dritaren për t`u mbushur me ajër. Befas ndjeu se po rrokullisej në humbellë pa fund….duke kërkuar arinjtë e saj të bardhë!....



E mërkurë 11 maj 2011 ora 10:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi