Ardian Ramadani: Vrasja enigmatike- përkitazi me njëvjetorin e vrasjes në pabesi të Harun Aliut
Faqja 1 e 1
Ardian Ramadani: Vrasja enigmatike- përkitazi me njëvjetorin e vrasjes në pabesi të Harun Aliut
Vrasja enigmatike- përkitazi me njëvjetorin e vrasjes në pabesi të Harun Aliut
Nga Mr. Sc. Ardian Ramadani
“Tani e tutje do t`ua mbushnin mendjen njerëzve se të gjitha aktet e dhunshme të Revolucionit, i kishte kryer Robespierri (po, fundja nga varri askush nuk mund të kundërshtojë), ndërsa vetë ata e kanë ngritur gjithmonë zërin kundër egërsisë dhe veprimeve ekstreme, gjithmonë kanë qenë apostuj të përdëllimit”- STEFAN CVAJG
Na theri të gjithë shqiptarëve zemra. U vra Harun Aliu. Ky lajm na erdhi si shok të gjithë shqiptarëve. Nuk i harroj ato momente para një viti, bile edhe sot lotët më shkojnë nëpër sy dhe shpirti më djeg, kur e mendoj se si mund që njeriut të tillë, t`i ndodhte kjo gjë, të vritej në pabesi, si mund që një njeriu të madh si ai, t`i veshin akuza të tilla monstruoze, si mundej që këtij njeriu i cili sakrifikoi gjithçka për komb e shqiptari, t`i veshin etiketa gojëliga, nga ata ndjellakeq që gjatë këtyre viteve sollën vetëm fatkeqësi për kombin shqiptar në Maqedoni. Si mundet të harrohet aq lehtë një njeri i madh si ai, nj njeri që nuk kurseu asgjë për kombin e tij, për të mirën e këtij kombi, për atë që ndokush sot të ët sorollatet poshtë e përpjetë nëpër zyre qeveritare dhe të sillet nëpër karrige. Para një viti ndodhi aksioni i “suksesshëm” policor që shtangu të gjithë shqiptarët që i thonë bukës bukë e ujit ujë. U vra, Kushtrimi i lirisë shqiptare, njeriu i cili ishte Shëmbëlltyrë e kombit shqiptar në Maqedoni. Meqenëse ky njeri i madh arriti që të hyjë ne botën e dëshmorëve, përmes tradhtisë shqiptare (këtë e them publikisht), mua nuk më shkojnë mendtë askund tjetër përpos tek analogjia e rastit të Komandant Kushtrimit, me heroin tjetër shqiptar Luigj Gurakuqin, për të cilin është thurur një elegji e bukur nga Fan Stilian Noli. Pse?
E para, sepse Harun Aliu, njeriu i cili luftoi për komb e atdhe u vra pabesisht në një vend të banuar me shqiptarë, nga policia e një shteti që nuk arrita asnjëherë ta mësojë se si duhet të quhet, ngase në çdo dhjetë vjet pjesëtarët e komunitetit që pretendojnë se janë shumicë në këtë shtet, si dhe qeveritarët dhe shtetarët e këtij “shteti”, performojnë me emra të ndryshëm, herë si maqedonas, herë si sllavomaqedonas, herë si maqedonas antik..... U vra në momentet kur në atë qeveri participon edhe një parti shqiptare, e cila jo vetëm që na sllavomaqedonizoi si shqiptarë me projekte dhe veprime konkrete, po është bile edhe duke na serbizuar dhe rusifikuar.
E dyta, heshtja e faktorit politik shqiptar në qeveri përpos meje, e neveriti çdo shqiptar, ngase partia e cila pretendon se është parti vijuese e luftës dhe e UÇK-së, dëshmoi edhe njëherë për të satën herë me radhë, se nuk ka legjitimitet në qeveri, nuk lë përshtypje se ekziston dhe se është thjesht e paqenë në qeveri, si dhe se ka dorë direkte në këtë vrasje. Kjo parti, e cila fatkeqësisht po hesht atëherë kur duhet të flitet më së shumti, sakrificën sublime të shqiptarëve për liri dhe avancim të të drejtave e grisi copa- copa. Paramendoni, si do i shprehin ngushëllime familjes së Harunit të ndjerë, ndërsa i bëjnë lutje Gruevskit për plotësim të kërkesave të tyre të skaduara, të cilat kërkesa duheshin të bëheshin kur hynë në qeveri e jo tash.
E treta, të pretendohet nga shteti dhe qeveritarët aktual, se njerëzit e vrarë në Radushë, janë kriminelë ordiner dhe terroristë, kjo nuk është përbuzje vetëm për të vrarët, po edhe për kombin shqiptar në përgjithësi. Një njeri si Haruni, e di secili që nuk ka qenë i tillë, ngase kriminelët ordinerë janë të lirë dhe kanë përkrahjen institucionale në Maqedoni, ndërsa çlirimtarët e vërtetë ose janë nëpër burgje, ose janë të vrarë, ose kërkohen nga policia e janë në arrati, ose janë në listën e ardhshme për ekzekutim. Të akuzohet një njeri si Haruni si terrorist, e në tjetrën anë në varrimin e tij morën pjesë më qindra mijëra vetë, kjo është alogjike dhe absurde, ngase nuk mund të përkrahet një “terrorist” në mënyrë aq masive.
E katërta, edhe fëmija i djepit,e mori vesh se në vrasjen e Komandant Kushtrimit gisht kanë edhe disa shqipfolës bukëshkalë. Po po, e them me përgjegjësinë më të madhe shqipfolës, sepse askush më mirë se ata shqipfolës, që do t`i mallkojë Perëndia dhe Shqiptaria, nuk ka mundur të dijë dhe të spiunojë vendndodhjen e Harunit. E siç do të thoshte Faik Konica, “Armiku më i madh i shqiptarit është vet shqiptari”, (e ka pasur mendjen tek shqipfolësit që pretendojnë se janë shqiptarë), me të vërtetë zë vend bash në këtë vrasje.
E pesta, pretendimet e shtetit që mëton se është demokratik, e simulon skenarë që provokojnë zjarr, duke vrarë të pafajshëm (fajësia e tyre nuk u dëshmua kurrë) nxjerr në shesh gjërat që dëshmojnë se ky shtet duke tentuar të locojë problemet me emrin dhe identitetin në çështje të tjera, duke tentuar që të relativizojë problemet ndëretnike, dëshiron që të paraqes shqiptarët si frenues të proceseve, edhe pse janë pikërisht shqiptarët, ata që e mbajnë me infuzione këtë shtet dhe shpesh qeveritarët shqiptarë aktualë e duan më shumë se vet Gruevski dhe suitat e tij këtë shtet, bile edhe përjetojnë orgazëm në karriget qeveritare për këtë shtet.
E gjashta, miratimi i kësaj vrasje dhe heshtja e faktorit politik shqiptar në Kosovë, dëshmon edhe njëherë se shqiptarët atëherë kur duhet të jenë unik janë të përçarë, atëherë kur duhet të jenë stoik janë të ndarë. Ardhja e z. Bajram Rexhepit (i cili nuk arriti që ta zgjidh problemin në shtëpinë e tij në Mitrovicë, e në Kosovë, ngase si Ministër i Punëve të Brendshme nuk arriti që të arrestojë të paktën një kriminel serb, që ka marr pjesë në krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, e të cilët kriminelë shëtisin të lirë rrugëve të Kosovës pa iu trembur syri, e lëre më të ndihmojë ndonjë zgjidhje të problemeve shqiptare në Maqedoni), përulja e tij para Jankullovskës (lexo: që do t`i kujtohet çdo shqiptari), e cila si çdoherë tregohet supremative ndaj shqiptarëve, sa herë që vret shqiptarë të pafajshëm, dëshmon se Kosova ende është larg trajtimit si duhet të shqiptarëve jashtë saj, e konkretisht të atyre që kanë dhënë shumë mund dhe kontribut të madh që ajo (lexo: Kosova) të jetë sot aty ku është (lexo: Harun Aliu është në mesin e atyre njerëzve që ka dhënë kontribut shumë të madh në çlirimin e Kosovës). Imagjinoja sikur të ishte vrarë ndonjë serb kriminel në Kosovë, Serbia do të ngrinte zërin në qiell për ta, ndërsa shteti i Kosovës në vend se të gjykojë vrasjen e shqiptarëve, ai e miraton këtë vrasje, bile pranon edhe listën e zezë të personave që na qenkan në Kosovë, e të cilët duhet t`i kthehen burgjeve të Maqedonisë së Gruevskit dhe Jankullovkës. E përse, ngase janë shqiptarë.
E shtata, Shqipëria në vend që të thotë një fjali të thjeshtë të paktën dhe të kritikojë këto veprime antinjerëzore të policisë maqedonase, ajo në momentet vendimtare të kombit, ose është e nxënë në protesta, ose politikanët atje na paraqiten kozmopolitë të tepruar, saqë të krijojnë përshtypjen e zombit, njerëzve pa identitet, si dhe shpesh del ndonjë analist a publicist abdall dhe bile fajëson shqiptarët e Maqedonisë, për mospasje devotshmëri ndaj shtetit që të vret natën e ët gjykon ose vajton ditën.
Andaj, për ty o dëshmor i kombit, o Harun Aliu, Komandant Kushtrimi, që prehesh sot në qetësi ashtu siç dinë të prehen trimat e lirisë që nuk vdesin edhe kur tu pushojë së rrahuri zemra, u vrave në pabesi duke u shitur nga dorë e tradhtarit, por jemi krenar me ty si shqiptarë, që të patëm bir, vëlla, shok, dashamirë, bashkëpatriot. Edhe pse për vrasjen tënde nuk është shkruar fare, të paktën nga informatat që kam, kanë shkruar 3-4 veta, besoj se e kemi obligim kombëtar dhe moral-njerëzor, që si intelektualë e analist që jemi të shtrëngohemi dhe të marrim guximin që të shkruajmë të paktën diçka për ty, edhe pse fjalët janë të pakta, e zemra është e helmuar.
Për ty vlen thënia e Ciceronit “Jeto si trim, e nëse fati nuk është me ty, kundërshto rënien me zemër trimërie”. E ti, dite të kundërshtosh rënien si burrë, sepse nuk u përule, sikurse ca të tjerë para shantazheve, kërcënimeve, privilegjeve qeveritare, sekretareshave, kostumeve të modës, veturave luksoze. Në momentin që po shkruaj këtë artikull për ty që je në përjetësi, më sillet nëpër kokë elegjia e Nolit, që unë ta kushtoj ty, “Nënë moj mbaj zi për vëllanë, me shumë plumba na e vranë, na e vranë e na e shanë, na i thanë kriminel e vrastar”. Po ti nuk je “tradhtarë” historia dëshmon dhe do të dëshmojë, atëherë kur këtij kombi fatkeq do të vijnë ta qeverisin liderë të vërtetë, që para se gjithash do të jenë shqiptarë.
P.S. Në përvjetorin e vrasjes së Harun Aliut- Kushtrimit, i shpreh familjes, shokëve, dashamirëve, bashkëpatriotëve dhe gjithë shqiptarëve ngushëllimet e mija më të sinqerta.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi