Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krist Gjinaj: Miza pas veshi

Shko poshtë

Krist Gjinaj: Miza pas veshi Empty Krist Gjinaj: Miza pas veshi

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 11, 2011 9:26 pm


Krist Gjinaj: Miza pas veshi U1_KristGjinaj
Miza pas veshi
Nga Krist Gjinaj
Vetvendosja e qytetarve të Kosoves është një term i cili duhet të trajtohet mirë dhe të analizohet me një realitet dhe me syqeltsi . Shqiptaret e Kosoves kan vendosur per vetveten e tyre edhe më heret kur ishim nen zingjirin e Serbisë, edhe me heret kur dhuna dhe terrori ishte një prani ditore për shqiptaret e Kosoves.Ne kemi vendosë me referendume, me rrugen e mundimshme dhe me diplomaci.Ne si popullë kemi qenë për vetvendosje akoma pa dalur këto parti që quhen sot Vetvendosje.Ne edhe kur deklaroheshim për vetvendosje, dilnin të tjeret dhe flisnin për një Ballkani, për një shtet që do të formohej nga serbet, shqiptaret dhe malazezet.Këtu nga "politikanet e patriotet " e asja kohe dhe të tashmes ,nuk ishte qellimi që Kosova të jetë një shtet i pamvarur dhe sovran ,por një pjesë e bashkangjitur e Serbisë dhe Malit të zi.
Dashtë Zoti dhe zgjuarsia e Dr Rugoves dhe askush nuk e degjoj ketë plan dhe as që e përkrahu.Por, pas lirimit nga lufta dhe zgjedha serbe, njerzit që dikur ishin në umbrellen e Ballkanis, dolen në sken , duke sjellë trazira të njëpasnjeshme dhe duke prishur imazhin e popllit të pervujturë shqiptarë të Kosoves.Ne ishim ata që cdo here kërkuam që të jemi nen mbrojtjen e Evropes dhe të Amerikes, mirpo , dikuj nuk i pelqente pranija e të huajve e nuk ju pelqen as sot, mos vallë se me ketë tash mendojnë se poplli i Kosoves duhet ë mesohet nga këta se cka qenka vetvendosja dhe se simbas tyre , të huajtë janë okupatorë në token e Kosoves.Kjo , jo vetem që nuk ka logjikë, por nuk ka as lidheshmeri me vullnetin e popllit të Kosoves.Sulmet ndaj UNMIK dhe EULEX u benë shprehi e dites nga njerzit të cilët mendojnë se do të e shtrojnë Kosven ne flori, por Kosova edhe pa këta do të behet një shtet i demokracisë dhe një shtet i sundimit të ligjit për të gjithë, e për ketë , duhet të edukohet qytetari i Kosoves jo nga politkanet tonë por nga parimet demokratike dhe ato Evropjane.Për të parandaluarë cdo krim , vrasje, dhunë dhe dukuri negative, qytetari i ndershem duhet të jetë në bashkpunim me organet e rendit , për të miren e vendit.Nuk është spijuan ai ose ajo i/ e cila deshmon për të bemet e ndokuj.Krimet duhet të parandalohen se bashku me dhunen.
Kosova nuk ka forcë as fizike e as ekonomike që të jetë e pamvarur nga Evropa dhe nga USA,atehere perse kunder tyre.Nga këta , ne sot gëzojmë lirin dhe shkallë-shkallë jemi duke ecurë rruges së emancipimit perendimorë.Për fat të keq, dukurit negative janë duke u shfaqurë sidomos nga disa shoqata, politikan , hoxhallarë të cilet bejnë cdo gjë që Kosova të mos ketë nderkombetarë ne vendin e saj.Paramendo se cdo të ndodhë njerez të cilet në postet e larta nuk kan askënd që të marrin përkrahje.
Të e sundosh vetë ligjin -do të thotë që siguria, territori, ekonomia të jenë në funksion dhe të funksionojnë ashtu si duhet, pra pa shkeljen e ligjit dhe pa vjedhjen e shtetit.Të mos ketë korrupcion.
Mirpo, asnjë nga ato të permendurat nuk funksionon akoma sot, edhe pse , politikanet e shumtë janë aty jo për të miren e popllit por vetem për të miren e tyre personale dhe ekonomike.Poppli jeton me shpresa .
Kosova nuk ka ekonomi të duhur që të jetë shtet i cili s´ka nevojë që të mvaret nga bota dhe shtetet e jashtme , poashtu , nuk ka as ushtri e cila do të mund të mbronte territorin e vetë dhe nuk ka as numer të mjaftuarë ushtaresh që të mbrohej ndja ndoj sulmi eventualë të Serbisë mbi Kosoven.Janë endrra ato të cilat kërkojnë një Vetvendosje të tille dhe të sigurtë,dhe me e keqja është ajo se fjala Vetvendosje është sa për të u rritur ne numer të partisë dhe të zgjedhjes e jo të veprimit.Urrejtja ndaj UNMIKUT dhe EULEX-it nuk është asgjë tjeter përpos një deshirë që fajtoret të jetojnë pa u gjykuarë dhe që Kosova të merrë imazh antiperendimorë dhe të mbetet një qerdhe e turqve dhe arabve që do të " investonin " ne Kosovë.
Ne e dijmë fare mirë se ne cfarë pozite e sjelli Vetvendosja shtetin e Kosoves.Edhe sot, për fat të keq, shumë organizata, shkrime, shoqata, politikan , shkrimater etj , dalin hapur duke kërkuar që EULEX të largohet nga Kosova , që të mos burgoset askush sepse paska qenë ne luftë për lirin e Kosoves.Kjo është një lojë e cila jo vetem që është e palogjikë por është edhe një lojë e cila nuk din të sqarohet as vetë se cfarë rregulla ka ajo.Nese nuk je fajtorë , nuk ke pse frigohesh , nese nuk je kriminel nuk ke pse frigohesh , edhe nese burgosesh e nuk je fajtorë-del i pafajshem, s´ke pse frigohesh.
Në lekuren e kuj mundohen të mbijetojnë sot kriminelet që fshihen pas shpines se atyre që me të vertet janë kombetarë.
Sa bëri shteti i Kosoves për invalidet e luftes dhe për familjen e tyre ??!!
Hiq -asgjë .
Atehere , le të lejojnë që drejtesia të funksionon ashtu si duhet sepse nga qeveritaret shqiptarë, deri me sot askush nuk ka dalur para drejtesis të gjykohet për ndoj veper,sepse aty mbrojnë njëri-tjeterin dhe ruhet me kujdes të madhë sekreti që nga i vogli e deri të i madhi.11 vjet pas lirimit të Kosoves, e vorfnia akoma e madhe.A fajet i paskan të huajt këtu ??!!
Jo, por janë fajet e atyre që ne besim kan marrë voten nga poplli, pastaj e kan mashtruar , genjyer dhe ja kan kthy shpinen.
Vrasja e njerzve ne kohen e pasluftes duhet të ndriqohet medoemos,sepse kjo është një detyrë ligjore dhe pergjegjsi morale ndaj familjes së të vrarve.Kush tenton të e ndalon ketë nismë dhe kush qendron prapa të gjitha këtyre atentateve që sot fshihet pas hijes së luftetarit.Si ka mundsi që pas luftes u pasuruan ata të cilet deri me dje nuk kishin thuja asgja hiq, as një dhi për bishti.
Sot i kan krejt ,sepse kan vjedhurë dhe manipuluarë mbi krahet e popllit të vujtur dhe skamnorë.Si ka mundsi që ministrat tonë të deklarojnë shuma të medha të të ardhurave që e rrok shumen deri ne 1 milon euro.
Duke e sulmuarë UNMIKUN dhe EULEX-in nuk bëni asgjë të mirë përpos asaj që shtirreni në ëmerë të popllit për një " të ardhme të mirë " ndersa e ardhmja e mirë nuk perngohet nga EULEX as UNMIK por perngohet nga ata që e kan interesin e tyre të perfitimit ekonomik,pra nga të zgjedhurit e popllit.
Mos i mbroni ata të cilet janë të zhytur sepse nga këta , Kosova kurrë s´do të merrë frymë si një shtet, nga këta rinija po vuan , nga këta ka vetem fjalë , rrëna , premtime, asgja ma teper.
Kur ishte gjallë dr Ibrahim Rugova sulmohej edhe Ai nga po këta që shtirren sot si patriot , a thua ky i kishte faj dhe u kishte nxanë rrugen. C´do gjë benë që të hypin në pushtet, vranë , vjedhen , manipuluan.
Dr Rugova vdiq fizikishtë edhe pse u pregadit atentati kunder tij dhe askush deri me sot nuk u nxorë para drejtesis.!!
Fajin e paskan nderkombtaret simbas pseudo-patriotve.
Jo ore.
Fajin e kan udheheqsia e cila edhe kështu ka humburë imazhin në boten perendimore dhe ka deshtuarë.
Cdo gjë shkon me të njofshem , nuk shkon simbas ligjit , e ai që nuk njef askend, nuk ka lidhje të mbrendshme ai nuk ka mundesi të mbijeton ashtu si duhet në shtetin e Kosoves, a kjo qenka drejtesi apo ??!!
Kush nuk e ka mizen pas veshit , s´ka pse frigohet , e kush e ka , për të e mbrojtur lekuren e vetë,përdorë cdo llojë metode, e metodat e sotme që përdoren nga të tillet, këto llojë metotash janë aq të rrezikshme sa dërgojnë deri te prishja e mardhenjeve ne mes të shtetit të Kosoves dhe Evropes.
Qeni i keq t´a sjellë ujkun te dera-thotë një fjalë popullore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi