Vasil Premçi: Magjia e pjergullës së rrushit...
Faqja 1 e 1

Vasil Premçi
-ese-
vijon
MAGJIA E PJERGULLËS SË RRUSHIT…
-ese-
1
Subjekti i këtij shkrimi është mbledhur pikë e nga një pikë si mjalti në hojet e kosheres së bletëve, me shqetësimin se mos ndonjëherë, sëbashku me ujrat e legenit, mund të flakja jashtë edhe vetë foshnjen.
Ndikimi i fjalëvë të Homerit të letërsisë së kohës moderne Jorge Luis Borges, në Universitetin e Belgranos (një lagje në veri të Buenos Aires, Argjentinë) më 1978-n, i cili pati kurajon të thoshte: “…edhe letërsia është një formë gëzimi. Nëse lexojmë diçka me vështirësi, autori s’ka qëlluar në shenjë. Kjo është arsyeja që konsideroj se edhe një shkrimtar si Joyce-i, në thelb nuk ka qëlluar në shenjë, sepse vepra e tij kërkon mundim të madh”,- më shtynë ta shoqëroj shkrimin e mëposhtëm me vargjet e Omer Kajamit, të përkthyera nga H.A.Korça, për të ngjallur tek lexuesi një ndjenjë gëzimi për jetën. Një shkak tjetër është edhe fakti, se në rininë time lexoja me zë të lartë poshtë katër pjergullave të oborrit të shtëpisë sime të vjetër, që janë dhe “personazhet” e këtij shkrimi, vargjet e Kajamit. Le të shërbejnë ato, si një melodi e gëzueshme. Vërtet, po, cilat vargje, më shumë se ato, përcjellin në zemrat e lexuesve gëzimin dhe pikëllimin e kësaj jete? Shkrimi do të rrëshqasë mbi dy shina paralele, në njerën, që bën fjalë për krasitjen e pjergullës së rrushit dhe në tjetrën, gati të padukshme, por të nënkuptueshme, me simbolikën e ajsbergut, që bën fjalë për redaktimin e një vepre letrare…
Ashtu si çdo besimtar që kërkon të mbajë gjallë besimin dhe ka nevojë për një objekt kulti edhe poetët për të ushqyer muzën poetike, kanë zgjedhur hardhinë e rrushit nga e cila prej shekujsh prodhohet ai lëngu i magjishëm që i shton rrahjet e zemrës dhe ua ushqen atë me ëndrra djaloshare…
Ky lloj lëngu eksitues, vera dhe rakia, me të drejtë ka zënë vendin e parë në morinë e pijeve të mrekullueshme, derisa kërkuesit e zellshëm të na sjellin në tryezat tona, në ditë gëzimesh apo hidhërimesh, një pije tjetër, qoftë edhe atë, eleksirin e premtuar për të na kthyer rininë e përjetshme…
1
Natën kur flija, më tha shpirti: "Pi!
Në gjumë dhe në Varr s'ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi".
2
Në ëndërr, kur agimi zbardhëllonte,
Një zë që nga taverna po gjëmonte:
"Çohuni, djema, e verë sillnani,
Se fati na e tha lëngun sonte".

Mendimi më i përhapur për redaktorët e brezit tim ka qenë se ata janë: “Njerëz të dështuar në letërsi”. Sot vras mendjen dhe mendoj se, ky mendim duhet të ketë lindur me siguri në rastet e refuzimit nga ndërtesa e Ndërmarrjes së Botimeve “Naim Frashëri” ose redaksitë të tjera prestigjoze, si ”Drita”, “Nëntori”, etj. Kur ndërmend punën e mjaft redaktorëve të talentuar, i përfytyroj ata si “heronj” të heshtur dhe të padukshëm, të cilëve u mbaj mend vetëm emrat, ndonëse nuk i kam takuar asnjëherë fizikisht. I famshëm do të mbetet për mua, bie fjala, njëri prej anëtarëve të stafit të redaktorëve të Ndërmarrjes Botuese “Mihal Duri”, redaktori teknik Adem Lita. Nuk e di përse figura e redaktorit më shafqet si një zbulues thesaresh dhe bukurish të fshehta. Shpesh herë librin e përfytyroj si një fytyrë të bukur, por të mbuluar nga flokët si driza apo ferra. Dhe ja, një redaktor i mirë, me “gërshërët e tij të padukshëm, mund të nxjerrr në pah edhe sytë e jashtëzakonshme dhe vështrimin e tyre plot dritë e mister, por edhe ballin e bukur të asaj fytyre… Por “gërsherët dhe “ bisturia” e redaktorit mund të shkojnë deri në prerjen e pejzave dhe të indeve më të ndjeshëm … Kështu, një lëvizje e tij e gabuar mund të shkatojë prerjen e njërës prej enëve të gjakut dhe… ta lërë çyryk ...veprën. Po redaktori gjatë ndërhyrjeve të domosdoshme duhet të ruaj veçanërisht stilin e autorit, aq më tepër, po të njohim dhe vlerësimin e Tolstojit për stilin: “Stili është vetë jeta e autorit”, apo atë të Suiftit: “Fjala e duhur në vendin e duhur”.
3
Pas përfundimit te studimeve ushtarake ndërtesa ku banoja në qytetin e Elbasanit ishte një shtëpi njëkatëshe, me aq të meta, sa po të nisja t’i numëroja, do të më duket sikur numëroj kokrrat e rërës, shkaqe këto të mjaftueshme që banorët e saj të rradhës ta braktisnin sa më shpejt atë. Ajo kishte me tepricë një lagështirë, që shfaqej në mure me ca njolla të murrëtyera inatçore, si harta ushtarake, që të kujtonin transhetë e ushtrive ndërluftuese, ndryshimi i frontit i të cilave varej nga shirat dhe Komanda e Përgjithshme e erërave me seli në luginën e Krastës, në lindje të qyteti që, herë i urdhëronte të ngjiteshin lart, herë i shtrinte poshtë dhe herë i tërhiqte në panik të plotë…
Më shumë se unë u trondit im shoqe kur zbuloi se në atë shtëpi, pa dijeninë tonë, banonin edhe ca krijesa të shpifura; minjt e kudondodhur, për zhdukjen e të cilëve unë bleva katër çarqe, që i ngrija pa u lodhur, gati çdo ditë…
Por, unë do të flas për të mirën e vetme që kishte ajo shtëpi një katëshe, me mure të hollë, tek tullë, që nuk të mbronte as në vjeshtë dhe as në dimër nga era, shiu dhe në verë, nga temperaturat e nxehta, nga zvarranikët e shumtë dhe mizat përdhese, të cilët ngrinin foletë e tyre nëpër qoshet e dhomave. Apo poshtë krevatëve e divanëve duke rendur si të ndërkryera rrugëve të tyre të padukshme, në dysheme dhe nëpër mure, midis “vijave të frontit të luftës”. Ato miza më ngjasonin me korierët e dy ushtrive armike, që përcillnin urdhërat e komandave nga njëri shtab, në tjetrën, nga njëri front, në tjetrin…
E mira e vetme e asaj shtëpie ishin katër pjergullat me rrënjët e futura thellë në gropën septike dhe degëzat e harbuara që thurnin një tavan të dendur prej gjethesh e veshulësh me kokrrat e ndezur e plotë lëng. Në fillim të muajit shkurt, pasdite vonë, komshiu im, xha Bimi, i zoti i një kopshti me pemë frutore, një burrë shtatshkurtër, rreth të gjashtëdhjetave, i zbardhur mbi krye nga thinjat, më ofroi shërbimin e tij për krasitjen e hardhive, sepse atyre, siç më sqaroi ai, -u kishte ardhur koha. Dhe, aty për aty, trupi i tij imcak, nuk priti më, por u ngjit si një ketër mbi shkallët prej druri. Ndërsa ndiqja i përqëndruar tërë sy e veshë lëvizjet e shkathëta të gërsherëve të tij të mprehta, mjeshtëri i vjetër i krasitjes së rrushit, më ngjasonte herë me një kirurg të talentuar, që shëron një të sëmurë dhe herë me një mami që pret të vijë në jetë një foshnje. Mbeturinat e punës së tij, një mori lastarësh parazitarë të flakur tej nga gërshera shëronjëse, që nisën të mbushin vendin rreth e qark, të kujtonin qethjen e flokëve tek beriberi. Ndërsa vështroja degëzat e krasitura, sipas një rregulli të vjetër, por të panjohur më parë, të gjatin me katër deri në gjashtë sythe dhe të shkurtërin me dy sythe, më vërshuan në kokë një mori pyetjesh… Përse kishte pritur ai një ditë me henë të plotë dhe një qiell të mbushur me yje? Mos ishte kjo vetëm një rastësi? Sipas kujt rregulli krasiteshin degëzat e pjergullës, njëra me gjashtë dhe tjetra me dy sythe? Përse zgjidhet muaji shkurt dhe jo ndonjë tjetër për krasitje? Sa shumë pyetje dhe mistere fshiheshin?!
Pasi përfundimit të punës, xha Bimi i hodhi një sy fushës fosforishente të orës së dorës dhe tundi kokën duke mbledhur buzët i pakënaqur:
-Jam vonë,-tha,- një herë tjetër do të bisedojmë këmbëkryq, or çun! Për përgjigjet, pret puna!

18
Me ver' e vajza, me lahut e valle,
Me fyell e me këngë po s'u çmalle,
Jeta s'vlen hiç: Se pa këto nuk është
Veç pemë helmi, pus e tym vërdalle.
19
Nga njëra dorë trëndafil e grua,
Nga dora tjatër patsha Rrush e krua:
"Zotit - po thoni - i ardhtë keq për mua!"
Po as m'a fal pendimin, as ia dua.
20
Një engjëll më tërhiqte në xhami,
Një djall po më zvarrniste në dolli;
Po ver' e kuqe e fitoi davanë:
Gërshet këtej - edhe andej hardhi.

4
I shkova nëpër mend të gjitha këto pyetje që më mundonin në vitet e rinisë dhe veçanërisht, pasi u njoha me monografinë e mjekut Anton Masmer, të Cvajgut.
“…E kush nga ne sot ve në dyshim faktin që nervat, ndjenjat tona i nënshtrohen ndikimeve misterioze lidhëse, që ne jemi “lodër e çdo presioni atmosferik”, se ne provojmë ndikimin magnetik përmes impulsesh të panumërt, si të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm?”
Kishte ndonjë ndikim hëna dhe yjet në procesin e krasitjes së pjegullave të rrushit? Apo, thjeshtë xha Bimi kërkonte të shfrytëzonte faktin se pas ekuinoksit të pranverës, dita i kishte marrë natës dhe ishte më e gjatë?
Hëna ka qenë tempulli më i lashtë i frymëzimit të poetëve, ndaj dëshiroj të vë në dukje faktin “poetik” se, përpara astronautëve amerikanë të “ Apollo 11”, Nil Armstrongut, Mikail Kollinsit dhe Edvin Aldrinit, në henë ka qenë vemendja dhe muza e tyre. Në se ka dyshime, po sjell në kujtesën tuaj poezitë e Alfred Dysnjesë, i cili e krahason hënën që rri mbi qiparis, me një pikë mbi i. Por, edhe unë kam shkruar diku, në esenë “Dritë hijet e Tolstoit” se, ”…Dielli dhe hëna janë dashnorë të përjetshëm që flenë të kapërthyer në pasqyrat ujore dhe pastaj herët në menëgjes, secili ia mbath në rrethin e vet hapsinor, në pritje të takimit të fshehtë dhe përvëlues…”
22
…Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:
Ç'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,
Se vajzat na e kanë vjedhur mendjen.
23
"Pse s'pi më pak?" -më thonë njerëzia,
"Për ç'arësye s'ka kufi dollia?"
Një: Faq'e vajzës; dy: Rubin'i verës,
Ja shkaqe si kristal nga qartësia.
24
Si mjer' ay që dashuri s'ka ndjerë
Dhe zemra s'i ka ndritur në prënverë:
Pa ver' e dashuri çdo dit' e shkuar
Prej meje s'nëmërohet asnjëherë.
[size=12]“…E kush nga ne sot ve në dyshim faktin që nervat, ndjenjat tona i nënshtrohen ndikimeve misterioze lidhëse, që ne jemi “lodër e çdo presioni atmosferik”, se ne provojmë ndikimin magnetik përmes impulsesh të panumërt, si të jashtëm, ashtu edhe të brendshëm?”
Kishte ndonjë ndikim hëna dhe yjet në procesin e krasitjes së pjegullave të rrushit? Apo, thjeshtë xha Bimi kërkonte të shfrytëzonte faktin se pas ekuinoksit të pranverës, dita i kishte marrë natës dhe ishte më e gjatë?
Hëna ka qenë tempulli më i lashtë i frymëzimit të poetëve, ndaj dëshiroj të vë në dukje faktin “poetik” se, përpara astronautëve amerikanë të “ Apollo 11”, Nil Armstrongut, Mikail Kollinsit dhe Edvin Aldrinit, në henë ka qenë vemendja dhe muza e tyre. Në se ka dyshime, po sjell në kujtesën tuaj poezitë e Alfred Dysnjesë, i cili e krahason hënën që rri mbi qiparis, me një pikë mbi i. Por, edhe unë kam shkruar diku, në esenë “Dritë hijet e Tolstoit” se, ”…Dielli dhe hëna janë dashnorë të përjetshëm që flenë të kapërthyer në pasqyrat ujore dhe pastaj herët në menëgjes, secili ia mbath në rrethin e vet hapsinor, në pritje të takimit të fshehtë dhe përvëlues…”
22
…Te Shpell' e Verës kemi hedhur mendjen,
Dehemi, puthim për të mbledhur mendjen:
Ç'pyet? Gjykim e tru na kanë rrjedhur,
Se vajzat na e kanë vjedhur mendjen.
23
"Pse s'pi më pak?" -më thonë njerëzia,
"Për ç'arësye s'ka kufi dollia?"
Një: Faq'e vajzës; dy: Rubin'i verës,
Ja shkaqe si kristal nga qartësia.
24
Si mjer' ay që dashuri s'ka ndjerë
Dhe zemra s'i ka ndritur në prënverë:
Pa ver' e dashuri çdo dit' e shkuar
Prej meje s'nëmërohet asnjëherë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Vasil Premçi: Magjia e pjergullës së rrushit...
5
Në muajin mars, kur e gjithë natyra zien e gumëzhin nga forca e ripërtritjes edhe tenda gjelbëroshe e oborrit tim më priste çdo ditë me një dritë gëzim të ri. Të pije një kafe ose të drekoje poshtë atij gjelbërimi të harlisur, të thithje aromën e veçantë që lëshojnë lulet e bistakëve të rrushit varur mbi kryet tona, ishte me të vërtetë një mrekulli që natyra na dhuron çdo vit me hir e fisnikëri të patreguar!
Në shtator pjergullat e shtëpisë sime u rënduan nga veshulët e shëndetshëm e plot lëng, si ato nuset bukuroshe nga barra e shtatzanisë dhe presin të lindin foshnjen, gëzimin e jetës. Por, kur nisi të shtypej rrushi për zierjen e rakisë ose për tu bërë verë, ngado kundërmonte një ajër ëmbëlosh, ndaj oborri i shtëpisë ngjasonte me një koshere bletësh…
47
…Me bukë sa për shpirt, me hën' e Zanë,
Me ver' e harp' e vjersha dhe ty pranë.
Në pjergull të gërmadhës jam m'i lumtur
Se në pallat a fron një qint sulltanë.

54
…Një kupë verë, mor Saki - ta puth!
Vajzën e bukur si selvi - ta puth!
Atë gërshet si lak të zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!
…Një kupë verë, mor Saki - ta puth!
Vajzën e bukur si selvi - ta puth!
Atë gërshet si lak të zi ku kapet
I urti plak e djal'i ri - ta puth!
61
…Na fryri dita, mor Saki: sill verë!
Jetën s'e shohim përsëri: sill verë!
Bota një her' u mbyt në kataklizmë,
Ashtu u mbytshim me dolli: sill verë!
…Na fryri dita, mor Saki: sill verë!
Jetën s'e shohim përsëri: sill verë!
Bota një her' u mbyt në kataklizmë,
Ashtu u mbytshim me dolli: sill verë!
6
Vitin tjetër e prita më kot xha Bimin për kryerjen e ritualit të zakonshëm të krasitjes së pjergullave të oborrit të shtëpisë, sepse, një ditë, duke krasitur një pjergull që gjarpëronte mbi një plep të vjetër rrëzë gardhit të shtëpisë së tij, ishte rrëzuar dhe kishte thyer këmbën e djathtë. Me dhimbjen që më sëmbonte në shpirt i bëra një vizitë mikut tim dhe si për ta entusiazmuar atë, para se të ndahesha, i thashë se pjergullat e mia, do të prisnin gërshërët e tij magjike, deri kur të shërohej ai. Ah, çpamje të shqetësuar mori fytyra e atij plaku fisnik! Nuk dinte çfarë këshille të më jepte më parë. Pasi vështroi me keqardhje të thellë këmbën e fashuar, më hodhi një vështrim të çmeritur, njësoj si t’i kisha propozuar t’ia fillonte ndërtimit të një shtëpie, jo nga themelet, por si ata pseudodijetarët e Ishullit të Laputëve, në romanin “Udhëtimet e Gulivierit” të Suiftit , të cilët kërkonin të shpiknin një metodë për të filluar ndërtimin e shtëpive nga çatia.
-Jo, mos mor, çun! Deri atëherë nuk pret puna! Marsi nuk duhet t’i gjejë pjergullat pa krasitur!
Kështu, fatkeqësia e papritur e xha Bimit, më detyroi t’ia hyja vetë asaj mjeshtërie të vjetër. (???)
Atë vit më bëhej sikur lastarët që çelën pas krasitjes sime, morën kot më kot drejt qiellit, si leshrat e hipive mbi supe duke më hedhur vështrime shpotitëse…Po përse lëshuan, aty-këtu ca bistakë me kokrra të rralla? Çfarë fshihej pas gjithë kësaj? Ku kisha gabuar?
Ndoshta, Franc Anton Masmeri, babai i magnetizmit, për të cilin shkruan Stefan Cvajgu, nuk duhet të jetë çuditur më shumë se unë, kur vuri re se nuk ishte magneti ai që vepronte si shërues në duart e tij, por ishin pikërisht duart e tij ato që shëronin. Pra çudinë nuk e krijonte magneti, një copë hekur i vdekur, por ai vetë, një qenie e gjallë.
Me një fjalë, hamendjet e mia misterioze në lidhje me praninë e dritës së hënës, eterit fillestar të ardhur prej hapsirave të largëta qiellore u shkrinë si vesa e mëngjesit dhe vetëm një fakt konkret dhe i gjallë, 1.75 cm i gjatë, me flokë të zbardhura si dele dhe një vështrim kurdoherë dyshues dhe të mprehtë, që, rastësisht, qysh prej 60 vitesh, nga dita që kishte parë për herë të parë dritën e kësaj bote, me emrin Bim Shtogu, pra, ky xha Bimi ishte ai instrumenti nëpërmjet të cilit vepronin kaq e kaq faktorë të padukshëm, të cilët ushtronin magjinë, në bashkëpunim të ngushtë me natyrën, që pjergullat e oborrit të shtëpisë sime të vjetër të mbusheshin plot e përplot me bistakë rrushi.
I zhytur në mendime, risolla në mend fjalën e një të dituri: “Natyra nuk ka të fshehta, por ama, edhe e xhveshur para sysh (si një femër në plazh) nuk i del askujt para”.
Veprimet e xha Bimit nisa t’i përqas me ato të Franc Masmerit, i cili më parë e kalonte të sëmurin në “zgrip”, në krizë, në acarim dhe në ngërçe. Sugjestioni dhe përkujdesja shërbenin si nxemje e nervave të rraskapitura të të sëmunrit dhe siguronin përgatitjen e tyre për hovin vendimtar, njësoj si pjergullat gjatë stinës së dimrit, që duken sikur bëjnë gjumin e tyre literagjik, për tu zgjuar vrullshëm pastaj, një muaj para ardhjes së pranverës. A nuk ishin krijuar kështu, ca marrëdhënie të fshehta midis xha Bimit dhe pjergullave? Një mirëkuptim i heshtur për përgatijen e shpërthimit të papritur…dhe prodhimit të bollshëm të pjergullave prej të cilat “lindnin” ato bijëzat çapkene dhe saharoshe, rakia dhe vera vezulluese si rubin? Sigurisht, kopshtari, jo vetëm që e dinte një gjë të tillë, por edhe e dëshironte me çdo kusht, me pasion, dëshirë dhe vullnet të plotë. Po bima e dinte vallë? A ishte dakord ajo? Këtë le ta nënkuptojë vetë lexuesi. Unë mendoj se “në mënyrën e vet edhe pjergulla e dinte për bukuri” përderisa mbushej plot, aqsa, po të mos ishin trarët dhe furkat prej druri, ajo mund të shembej për tokë. Po, si mund të bëhej një gjë e tillë pa “vullnetin “e vetë pjergullës? Ndryshe, përse vitin që shkoi, atëherë kur u krasitën nga një amator si unë, nuk pranoi të jepte as pesëdhjetë kg rrush? Në fund të fundit, këto ishin disa nga pyetjet që më munduan atë vit, por fakti i prodhimit të bollshëm nga kjo “fabrikë e gjallë” rrushi vitin e shkuar, fliste më mirë se çdo teori.Me sa duket të përshkruash fenomenin e krasitjes së hardhisë së rrushit, nuk mjafton të jesh poet i talentuar ose silvikultor i pasionuar, por duhet t’i kesh të dy mjeshtëritë bashkë…
62
U bëra prapë djal' i ri: sill verë!
Kërcej me flag' e lumturi: sill verë!
S'ka gjë, në qoftë e hidhur, mor Saki,
Si jeta ime në Persi: sill verë!
66
Ah, mbushini kupat! Zemra na thërret,
Se koha nëpër këmbë po na shket:
E djeshmja vdiq, e nesërmja s'na gjen;
Ç'mërziti kur e sotmja ka lezet?
331
Dhe kur të shuhem nënë dhe të zi
Dhe kur të bëhem prapë balt’e hi.
Mbrumëni poçe, mbushmëni dolli
Dhe shihni po s’u ngjalla përsëri!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi