Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË

Shko poshtë

Vullnet Mato:SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË  Empty Vullnet Mato:SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 12, 2011 10:14 am

Vullnet Mato:SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË  225851_1647161710089_1568334934_31158950_4587943_n




Vullnet Mato:SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË  187072_1568334934_1689721_n
Vullnet Mato

SKLLEVËRIT E MIJËVJEÇARIT TË TRETË

Kush tha se ka vdekur përgjithmonë skllavëria
me agimin e Lirisë së Njeriut në Konventë?
Ajo rron dhe do vazhdojë në vite me mijëra,
kur ka skllevër të urtë si në mijëvjeçarin e tretë.

Vajza studente me trupin si ngjala e Vivarit,
detyrohet me kofshët e saj prej ajri dhe drite,
të kënaqë epshet e pështira të plak pronarit,
ndryshe nuk diplomohet pa rrogën pasdite.

Adoleshentja pret stinën të çelë petalin e vajzërisë,
po kur nuk arrin mesataren e lartë të maturës,
pranon t’ia shpupurisë gonxhen profesori pis,
ndryshe të drejtë studimi nuk fiton kurrën e kurrës.

Femra e re nga Veriu gjer në Jug të kontinentit,
pas ecejakeve me gotat dhe pjatat e çdo tryeze,
mund ta lërë përparësen e kamerieres së klientit,
po nuk dhuroi te aneksi gjoksin e shijshëm për meze.

Sekretarja me fundin rrëzë kofshëve të rrumbullta,
pasi të ngrihet nga kolltuku i kompjuterit të zyrës.
po kundërshtoi t’i ulet shefit në prehrin me gunga,
mund të riveshë fustanin e zhubrosur të amvisës.

Nëpunësi i fyer e poshtëruar nga titullari arrogant,
për një vonesë të vogël e pasaktësi në dokumente,
ngaqë e ka të vështirë të gjejë vend tjetër vakant,
duron gjithçka skllavërisht e përulet me buzëqeshje.

Shoferi i pronarit e ministrit me pushtet autoritar,
shpie gratë në punë, fëmijët në kopshte e shkolla,
mbush bagazhin me qeskat ushqimesh në pazar,
sepse po s’u bë shërbëtor, bëhet hamall në furgona.

Punëtori pranon djersitjet suplementare pa pagesë,
të punojë për vilat e zyrtarëve deri në orët e vona,
të mos dalë tellall ditë të tëra punën të thërresë,
te “Partizani i Panjohur” apo te sheshi ”Omonia”

Kush tha se ka vdekur përgjithmonë skllavëria
me agimin e Lirisë së Njeriut në Konventë?
Ajo rron dhe do vazhdojë në vite me mijëra,
kur ka skllevër të urtë si në mijëvjeçarin e tretë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi