Ish ushtarë të UÇK-së ''pranojnë'' tregtinë me organe! ?
Ish ushtarë të UÇK-së ''pranojnë'' tregtinë me organe! ?
Ish ushtarë të UÇK-së ''pranojnë'' tregtinë me organe! ?
Sipas emisionit, të sf1, ish ushtarët e UÇK-së ''dëshmojnë se kanë transportuar nga Kosova të burgosur për në Shqipëri''
Magazina televizive „Rundschau" që e emeton televizioni publik i Zvicrës SF1, në edicionin e të mërkurës, ka transmetuar një dokument, që, siç pretendojnë autorët, "hedh dritë mbi akuzat për tregtinë e organeve" të ngritura në raportin e anëtarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.
Sipas "Rundschau", kësaj here, për herë të parë janë disa ushtarë të UÇK-së, të cilët dëshmojnë se kanë marrë pjesë në tregtinë e dyshuar me organe të serbëve të mbajtur në burg. Me këtë publikim, thonë autorët e emisionit, "për herë të parë një dokument zyrtar po vjen në përfundim të njëjtë në të cilin pati ardhur edhe raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty".
Dokumenti të cilin e prezanton Rundschau është përpiluar në vitin 2003 dhe i takon OKB-së. Aty, ndonëse kamera nuk e fokuson, sipas asaj që përflasin autorët e emisionit, janë ish ushtarët e UÇK-së ata që "dëshmojnë se kanë transportuar nga Kosova të burgosur për në Shqipëri. Së pari i kanë vendosur ata në burgje, mandej i kanë sjellë në afërsi të aeroportit të Tiranës. Atje janë mbytur dhe pastaj u janë marrë organet, të cilat janë bartur me aeroplan për në Stamboll. "Si në Aeroportin e Tiranës ashtu edhe në atë të Stambollit, nuk kishte probleme për transport, pasi që ata që duhej të kontrollonin, ishin korruptuar nga transportuesit".
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, i kontaktuar nga gazetarët, shprehet i lehtësuar që, sipas tij, po dëshmohet vërtetësia e raportit të tij. "Kështu po sqarohet se tregtia me organe nuk paska qenë prodhim i një raporti fantastik", ka thënë ai. Pastaj Marty e shfrytëzon këtë rast për të sulmuar bashkësinë ndërkombëtare dhe diplomacinë zvicerane për "fshehjen" e dëshmive që dokumentojnë krimet e bëra nga UÇK-ja. E gjithë kjo, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.
Këso akuzash ndaj bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe sidomos ndaj presidentes së Zvicrës Micheline Calmy Rey drejtojnë edhe autorët e emisionit, të cilët fajësojnë faktorët në fjalë për "aleancë me UÇK-në". Kjo aleancë e lidhur qysh nga bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake serbe, sipas tyre, i pengon ata që të dëshmojnë kundër krimeve të UÇK-së. Të gjitha këto akuza i konfirmon edhe ish kryeprokurorja e Tribunalit të hagës, Carla del Ponte, e pranishme në emision.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse Berna zyrtare ka ditur për ekzistimin e dokumenteve të tilla në kohën kur ka njohur pavarësinë e Kosovës, Christian Meuwly, shef i sektorit të Evropës në Departamentin e Jashtëm mohon të kenë qenë në dijeni të tyre. "Ka pasur vetëm dyshime, thashetheme, akuza të ndërsjella, çfarë janë të zakonshme në vendet e Ballkanit pas përfundimit të luftës". Dokument i parë, sipas tij ka qenë raporti i Martit, i publikuar në dhjetorin e kaluar.
"Rundschau" në emisionin e mbrëmshëm ka marrë në thumb edhe ish shefin e parë të UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Couchner, më vonë ministër i jashtëm i Francës. Ashtu sikurse kishte vepruar disa muaj më parë në Kosovë, Couchner edhe kësaj here, në Paris, i ka kundërshtuar ashpër akuzat e gazetarëve lidhur me "mbylljen e syve" të faktorit ndërkombëtar përballë gjoja tregtisë me organe të ushtruar nga UÇK. Ai i ka porositur ata që "të mos e bezdisin me broçkulla të tilla".
Më tutje, për magazinën "Rundschau" flet edhe Xhavit Haliti, nënkryetar aktual i Kuvendit të Kosovës, i prezantuar si njeri me begraund lufte. Ai mohon çdo mundësi që në kushtet e luftës në Kosovë të ndodhnin gjërat për të cilat akuzohet UÇK
Edhe afera me klinikën "Medicus" u shërben autorëve të emisionit që të gjejnë një lidhje tjetër me tregtinë e organeve, që pretendohet të jetë kryer në kohën e luftës.
Ndërsa emisioni përmbyllet me paralajmërimin se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki -Moon do t`i propozojë KS-së që të nis hulumtimi i dyshimeve rreth tregtisë me organe të bërë nga ana e UÇK-së. (B.SH./albinfo)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi