Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit

Shko poshtë

Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit Empty Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 12, 2011 6:55 pm


Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit

Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit 13vetvendosje-t
Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë, tha se dy nga 10 pjesëtarët e lënduar të forcave të rendit janë në gjendje të rëndë. Këto lëndime janë shkaktuar derisa Stefanoviq takohej me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, në objektin qeveritar, që ndryshe njihet si ish – Rilindja. Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të ndërtesës qendrore të qeverisë, duke thyer disa nga dritaret në tre katet e para të kësaj ndërtese, derisa Stefanoviq takohej me homologen e tij, Edita Tahiri.


(I plotësuar) - Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë gjuajtur me gurë dhe me shishe me ngjyrë të kuqe në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, ku po zhvillohet takimi ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës Hajredin Kuçi dhe shefit të ekipit negociator të Serbisë Borisllav Stefanoviq. Policia ka përdorë gazlotësjellës kundër aktivistëve të Vetëvendosjes, ndërkohë që janë lënduar dy protestues.

Në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së zyrtarit serb në Kosovë, aktivistët e Vetëvendosjes kanë gjuajtur me gurë dhe shishe me ngjyrë të kuqe në drejtim të veturave që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës.

Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit 2vetvendosje-protesta

Me këtë rast ka pasur dëme në vetura.

Ata gjithashtu kanë brohoritur “Vetëvendosje-Vetëvendosje”, “Marre-marre” dhe parulla tjera kundër Qeverisë së Kosovës.

Prishtinë: Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit 1vetvendosje-protestat

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta speciale të policisë së Kosovës, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve. Për momentin nuk ka të arrestuar, ndërsa janë dy të lënduar nga radhët e protestuesve.

Policia ka ndërprerë qarkullimin për vetura në rrugën përballë ndërtesës së re të Ekzekutivit.

Ndërsa sipas Vetëvendisjes, shtatë aktivistë të kësaj lëvizjeje janë luënduar. Aktivistët e lënduar janë Gëzon Kastrati, Astrit Fazliu, Zgjim Hyseni, Veton Dragusha, Nystret Azemi, Blerim Maqastena dhe Naim Jakaj, të cilët janë dërguar në Emergjencë.

Stefanoviq arrin në Kosovë

Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, po qëndron në Kosovë për të zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve vendore në kuadër të dialogut, i cili nisi në mars të këtij viti me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë në Bruksel.

Eskorta e tij hyri në mëngjes në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë, ndërsa do të përcjellët gjatë ditës nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, hyrjen e Stefanoviqit në territorin e Kosovës.

“Ne sapo morëm konfirmimin nga kolegët tanë se ai vetëm e ka kaluar pikën kufitare të Merdares dhe sigurisht që është nën përcjelljen e njësive të trafikut të Policisë së Kosovës”.

“Gjatë ditës po këto njësi do ta bëjnë përcjelljen e tij, në bazë të agjendës së paraparë me takimet që do t’i zhvillojë gjatë ditës”, tha zonja Kamberi.

Vizita e Stefanoviqit në Kosovë cilësohet të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vend, ndonëse vet Stefanoviq ka pohuar të ketë qenë edhe më herët në pjesë të ndryshme të Kosovës, për t’u takuar me përfaqësues të serbëve kosovarë.

Gjatë ditës, ai pritet të qëndrojë në Prishtinë për ta takuar homologen e tij, Edita Tahiri dhe zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp, se “ka bllokuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës”, në shenjë kundërshtimi me vizitën e Stefanoviq në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi