Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

Shko poshtë

Kujtim Stojku:Poezi nga Dhimitër Kokaveshi Empty Kujtim Stojku:Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 12, 2011 9:02 pm

Kujtim Stojku:Poezi nga Dhimitër Kokaveshi 41421_100000610453000_8890_n
Poezi nga Dhimitër Kokaveshi

Neço (Nestor) Muko ishte daja i babait të poetit Dhimitër Kokakveshi. Mbi kujtimet qe babai i ka lënë mbi Neçon poetit, ishte dhe një pikë qe u përplas kuvertës së anijes në udhëtim dhe pika... i shkoi në dhëmbë duke ja thyer atë. Në bazë të këtij informacioni poeti i ngriti vargjet “Feniksit” Himarjot” .

NEÇO MUKOS.

Αnijes, detit dhe dallgëve...
Guxoje! Përplaseshe, jetës
Kuvertës së anijes ku dehjet,
I përkisnin... thellësisë.

Me kaltërsinë e valës, jeta!...
Të mashtronte dhe shtronte
Ç’do moment mbi Neçon,...
Një mendim.

Ledhatime jetës s’tu afruan
Dhe pse mes vargjesh
Zbraze nur... të bukurisë.

Dallga mes bregut endet
Përjetuar dhe pse përballë
Teje krenohej dhe shpaloste…
Energji.

Gjithë kaltërsinë
E shpirtrave gjykoje
Dhe reagoje mes trazirash
Qe ushqenin pa trishtim.

Gjendja, jeta dhe dallga
Daltave përballej
Gdhëndur skulpturës
Së natyrës reagonin…
Hidherim.

Ajo!...serish anijen
Po sulmonte
Dhe përgojonte e pa denjë
Mbi vëllim.

Uji!... Mbi ty?...
Guximit nuk deshtoi
Mes pikave tentoi
Reagimin dhëmbit
Tëndë, pa përtim.

Si paralajmerim!... E theu
Dhe jetës tënde reagonte
Mbi provokime qe të çonin
Kohëzgjatjen, në mërgim.

Ajo!...Nxitimit jetë...
Mbi dhëmbin të synonte
Vitet, u trëmbën, si vite
Në mbarim. Ajo!...
Pa maturi mes përkushtimit
Reagonte,... pa maturi.

Jetës!...
Një monument lavdie
I ngrite vargje, mbi to!…
Skalite bregun me ledhatime
Dhe melodive Himarjote
Qe hymnëzoje u dhuroje
“Vajzën e valëve" dhe grupin
Pentatonik, polifonik.
Mes tyre dhe Ti!... po vezulloje
Përjetësisë.


Dregoi:Kujtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi