Prishtinë: Lëndohen Kurti e Konjufca
Prishtinë: Lëndohen Kurti e Konjufca
Prishtinë: Lëndohen Kurti e Konjufca
Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë, tha se dy nga 10 pjesëtarët e lënduar të forcave të rendit janë në gjendje të rëndë. Këto lëndime janë shkaktuar derisa Stefanoviq takohej me zëvendës kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, në objektin qeveritar, që ndryshe njihet si ish – Rilindja. Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të ndërtesës qendrore të qeverisë, duke thyer disa nga dritaret në tre katet e para të kësaj ndërtese, derisa Stefanoviq takohej me homologen e tij, Edita Tahiri.
(I plotësuar) - Në protestën e sotme që Lëvizja Vetëvendosje zhvilloi para objekteve qeveritare në Prishtinë, janë lënduar disa persona. Ndërkohë, ka intervenuar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, me gaz lotsjellës dhe sprej, me ç’rast janë lënduar disa aktivistë, në mesin e të cilëve edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti e Glauk Konjufca. Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se policia nuk ka lejuar as autoambulancën që të afrohej dhe të bartë të lënduarit.
* * * * * * *
Dhjetëra të lënduar në protestën kundër Stefanoviqit - VIDEO
Policia e Kosovës ka njoftuar se 21 persona janë lënduar, 15 policë dhe gjashtë protestues, gjatë protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj vizitës së shefit të ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq në Kosovë.
Sipas policinë në protestë morën pjesë rreth 400 persona, një pjesë e të cilëve, 50 deri në 60 protestues kanë qenë të dhunshëm dhe kanë përdorë mjete të forta, ngjyrë, gurë, të cilat i kanë hedhur në drejtim të objektit të qeverisë dhe veturave zyrtare, duke shkaktuar dëme materiale.
Si pasojë e këtyre veprimeve 15 zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore, prej tyre dy janë lënduar rëndë dhe janë nën kujdesin mjekësor.
Në anën tjetër sipas, QKUK-së gjashtë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore ku pesë prej tyre janë liruar pasi kanë marrë trajtimin mjekësor ndërsa një është ende duke u trajtuar.
Veprime të tilla të dhunshme kanë vazhduar edhe para objektit të qeverisë dhe parlamentit dhe si rrjedhojë një numër i xhamave janë thyer nga hedhja e mjeteve të forta dhe gurëve.
Policia për të parandaluar veprimet e tilla dhe pasojat nga këto veprime është dashur ta përdorë gazin lotsjellës dhe ndërkohë ka arrestuar dy protestues.
Aktualisht disa persona po vazhdojnë të qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë dhe Parlamentit, ndërkaq policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta kontrolluar situatën, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Stefanoviq arrin në Kosovë
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, po qëndron në Kosovë për të zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve vendore në kuadër të dialogut, i cili nisi në mars të këtij viti me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë në Bruksel.
Eskorta e tij hyri në mëngjes në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë, ndërsa do të përcjellët gjatë ditës nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrie Kamberi, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, hyrjen e Stefanoviqit në territorin e Kosovës.
“Ne sapo morëm konfirmimin nga kolegët tanë se ai vetëm e ka kaluar pikën kufitare të Merdares dhe sigurisht që është nën përcjelljen e njësive të trafikut të Policisë së Kosovës”.
“Gjatë ditës po këto njësi do ta bëjnë përcjelljen e tij, në bazë të agjendës së paraparë me takimet që do t’i zhvillojë gjatë ditës”, tha zonja Kamberi.
Vizita e Stefanoviqit në Kosovë cilësohet të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vend, ndonëse vet Stefanoviq ka pohuar të ketë qenë edhe më herët në pjesë të ndryshme të Kosovës, për t’u takuar me përfaqësues të serbëve kosovarë.
Gjatë ditës, ai pritet të qëndrojë në Prishtinë për ta takuar homologen e tij, Edita Tahiri dhe zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi.
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp, se “ka bllokuar ndërtesën e Qeverisë së Kosovës”, në shenjë kundërshtimi me vizitën e Stefanoviq në Kosovë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi