Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zejdush Kastrati: Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari!

Shko poshtë

Zejdush Kastrati: Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari! Empty Zejdush Kastrati: Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari!

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 13, 2011 2:14 am


Zejdush Kastrati: Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari! U1_ZejdushKastrati
Adem Jashari, ti i dyti, unë i pari!
Rrena i ka këmbët e shkurta, por karrierën e gjatë.
(V.Vraniqi)
Nga Zejdush Kastrati
Titulli i këtij shkrimi është sinonim i cili korespondon (fatkeqësishtë), me deklaratat e një grupi jo të vogël njerëzish, të cilët, tani e 12 vite pas përfundimit të luftës, po përsëriten, dhe atë, jo vetëm në ndeja private, por edhe në institucione publike, media e debate të shumta, por edhe protesta të ndryshme e manifestime familjare.
Janë një kategori njerëzish, të cilët në emër të luftës së fundit (kinse që kanë bërë ata) dhe të atyre që e bënë luftën, thirren si shpëtimtarë, bashkëluftëtarë, atdhetarë e njerëz të sakrificës, dhe kuptohet, sipas tyre, tash janë ata të cilët duhet të vendosin edhe për gjëra që po ndodhin dhe duhet të ndodhin në këtë Kosovë.
Janë ata, të cilët, kur është në pytje interesi përsonal i tyre, dijnë besa edhe të kërcënojnë, të shantazhojnë, të etiketojnë, të shpallin trathtar e të marrin të drejtën edhe të flasësh, por mund të ndosh edhe me keq- edhe të likuidojnë. Janë disa “kasnecë”, të cilët, menjëherë pas lufte, erdhen nga Bllaca, Kukësi apo ndonjë qytet tjetër jashtë Kosovës, ku kishin shkuar për të shpëtuar kokën, por ka nga ata, edhe që qëndruan gjatë luftës në Kosovë, por u mëshefen nëpër “gropa patatesh” apo thënë shkurt u tretën “shtatë pashë nën tokë”.
Por, menjiherë, pas futjes së forcave nderkombëtare të KFOR/it në Kosovë, në qërshor të 99, të veshur me uniforma të kamufluara dhe me emblema të UÇK-së në krahë, defiluan nëpër sheshe të Kosovës, dhe fatkeqësisht, nuk u “diferencuan” nga luftëtarët e vertetë të UÇK-së, por u ”binjakëzuan”dhe shumë shpejt, u bënë mjaft të zëshëm dhe të ashpër, sidomos aty ku gjetën përkrahje, dhe arritën të “avancohen” dhe të “fuqizohen” (edhe nëpër disa media), si prijës të iks betejës apo luftës së zhvilluar me forcat armike.
Është kjo kategori përsonash, të cilët për të bëmat dhe veprimet e tyre, jo rrallëherë flasin në superlativ, duke shtuar se kanë qenë në një linjë edhe me krerët e institucioneve të tanishme gjatë luftës, por edhe tani janë afër tyre dhe me ta, dhe kur është në pyetje vendi apo Kosova, sërish, nëse ka nevojë, do të “rrokin armët” për të treguar kush janë dhe se e duan vendin.
Janë ata, të cilët, kanë ba pasuri të mëdha, madje disa kanë edhe pushtet, vozisin vetura luksoze, e pothuaj gjithnjë janë në përcjellje edhe të disa “mis”-ave, dhe çka është më e keqja “kontributin” e tyre në luftë e krahasojnë, të shumtën e rasteve, me figurat të cilat tani prehen në altarin e lirisë, për të cilët nuk ngurrojnë të thonë, se kanë qenë luftëtarë të medhenjë, por kuptohet edhe veten e “përurojnë” duke u rrëfyer për beteja e beteja të zhvilluara me forcat sërbe dhe duke shtuar se vetëm falë fatit kanë shpëtuar.
Ditë më parë, në një ndejë në Mitrovicë, në prezencë edhe të disa përsonave tjerë, derisa po planifikonim për të realizuar një projekt medial, (rastësisht) një përson nga Anamorava, i cili pas hyrjes së forcave amerikane në këtë qytet, pati “zbritë” me uniformë të UÇK-së, dhe shumë shpejtë u pat caktua edhe administrator në një ndërmarrje publike, të cilën shumë shpejtë e bëri “rrush e kumbulla”, dhe një i afërm i një kryetari komune të këtij rajoni, i cili sipas dëshmitarëve kishte një autosallon, në të dalë të Mitrovicës, jo vetëm që veten e përuronin si “ish- komandantë” të UÇK-së, por nuk ngurronin të thonin, se sikur t’u lejohej nga “tË mëdhenjtë”, ata shumë shpejt do ta çlironin edhe pjesën veriore të Mitrovicës!
Këta dy “komandantë”, derisa kënaqeshin me pije e pjata të mbushura me peshk të fërguar, dhe me dy “goca”, (njërën e quanin Sallma) e që na ndante fizikisht vetëm muri prej dërrasah që ishte i dedikuar për duhanpirës dhe atyre që nuk e pijnë duhanin, shumë shpesh bisedonin me telefon mobil me dikë dhe që në start fjalia e parë e tyre ishte “selam alejkum” Ibro dhe “expres”dilnin në oborr të restoranit.
Në pytjen e një kolegu nga Mitrovica, që ndërkohë qëllimisht doli në oborr për të biseduar se si të gjinden disa njerëz nga pjesa veriore ”kinse” për të sjellë disa mallëra në Vushtrri, ata i kishin deklaruar se nuk ka kurrfarë problemi, pasi që kanë lidhje me një “boshnjak”, ”burrë i ndershëm”, që sipas tyre, edhe gjatë luftës i kishte furnizuar këta dy ”luftëtarë”, por jo me mallra ndërtimorë dhe ushqimorë, derivate e cigare, por me armë!
Me siguri, nuk është ky rast i vetëm që ceka, dhe që më “provokoi”, pasi që, raste pothuaj të ngjashme dhe edhe më ekstreme në këtë aspekt ka gjithandej Kosovës, kur edhe përsona tjerë si këta “komandantë”, sillen dhe deklarohen duke “rrahë gjoks” edhe në raport kur nga mjekët kërkojnë shërbime urgjente dhe pa pagesë, nga policët mosëzbatim dënimi për vozitje të shpejtë, nga kompanitë publike mosëpagim të shërbimeve... por besa edhe haraç!
Është koha e fundit, që heshtim dhe durojmë, që përsona të “maskuar në emër të luftës” të na mbajnë “peng” dhe të na “shesin mend”, disa prej të cilëve, tani, falë fuqisë financiiare që kanë krijuar, fatkeqësisht nuk ngurrojnë të barazohen e nivelizohen edhe me dëshmorët më të respektuar të kombit. Një zyrtar i lartë në Minstrinë e Arsimit dhe ish- luftëtar i UÇK-së, tha një ditë se nëse vazhdohet kështu, shumë shpejt do të na dalin përsona nga kjo kategori ”komandantësh” që veten do ta radhitin edhe para Komandantit legjendar Adem Jasharit! Kuptohet, kjo kategori përsonash po veprojnë kështu, sepse kanë hapsirë e mundësi, pasi që institucionet tona po heshtin dhe po i durojnë.
Edhe tash është vonë, por durimi i mëtejmë, do të na kushtojë edhe më shumë, dhe degradimi dhe devalvimi i vlerave më sublime me të cilat krenohet një vend e një komb, do të zbehet e venitet pikërisht për shkak të këtyrë “rrahagjoksave” apo siç po quhen në popull “atdhetarë me bateri”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi