Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përendimi nuk mbështet kërkesën për hetm nga OKB

Shko poshtë

Përendimi nuk mbështet kërkesën për hetm nga OKB Empty Përendimi nuk mbështet kërkesën për hetm nga OKB

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 13, 2011 2:36 pm


Përendimi nuk mbështet kërkesën për hetm nga OKB



Përendimi nuk mbështet kërkesën për hetm nga OKB 13hioxhaj472802Dje pasdite vonë në New York, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shqyrtoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë, ndërkaq vendet kyçe perëndimore nuk mbështetën kërkesën e Serbisë për një hetim për akuzat mbi trafikun me organe të mandartuar nga organizata botërore.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania theksuan se misioni i Bashkimit Evopian, EUlexi kishte të gjitha mundësitë, kompetencat, jurisdiksionin dhe mekanizmat për një hetim të tillë. Këto vende përshëndetën zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga, të parës presidente femër në Ballkan, ndërsa vlerësuan ruajtjen e stabilitetit në vend si dhe formimin e një qeverie më gjithëpërfshirëse deri tani.

Edhe vendet e tjera e vlerësuan dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit si një zhvillim inkurajues. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në pjesëmarrjen e tij të parë në një seancë të tillë, bëri një rekapitulim të zhvillimeve që nga tetori i vitit të kaluar për të nënvizuar se ‘Kosova kaloi nëpër sfida, mirëpo koalicioni qeverisës dhe partia më e madhe opozitare treguan që janë të gatshme të ngrenë interesin kombëtar përtej interesave politike.’

Hoxhaj foli edhe për qeverinë e re duke thënë se

ajo reflekton statusin e Kosovës si një demokraci shumetnike

funksionale, ndërsa pjesëmarrja e serbëve në pushtetin lokal dhe

qendror tregon për një refuzim të tyre ndaj politikave të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai akuzoi Serbinë për instrumentalizimin e serbëve në veri,

një konstatim që e mbështeti po ashtu edhe ambasadorja amerikane

Rosemary DiCarlo e cila tha se ‘strukturat paralele në veri që i

përgjigjen Beogradit, janë bërë pengesë e progresit të Kosovës dhe

këto veprime nuk duhet të tolerohen.’

Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq, përsëriti kërkesën për një

hetim për akuzat për trafikim të organeve nga Kombet e Bashkuara sepse sipas tij EULEX-i nuk kishte mandat ndërsa hetimi mund të shtrihej përveç Evropës, edhe në Azi, Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Kërkesën e Serbisë e mbështeti fuqimisht edhe Rusia, ambasadori i së cilës tha se çështja e trafikut të organeve do të jetë edhe në të ardhmen temë shqyrtimi në Këshillin e Sigurimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi