Ramadan Emini:HIDROCENTRALI I ZHURIT – PERPARËSI APO DËSHTIM
Faqja 1 e 1
Ramadan Emini:HIDROCENTRALI I ZHURIT – PERPARËSI APO DËSHTIM
Ramadan Emini:HIDROCENTRALI I ZHURIT – PERPARËSI APO DËSHTIM
Si pat lindur ideja për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Zhurit?
Kur Shqipëria në fillim të viteve 70-ta e realizoi akumulimin e madh ujor të dy Drinave për nevojat e Hidrocentralit të Fierzës, dhe kur akumulimi u mbush deri në kuotën e pasqyrës ujore +295,00 metra, ai depërtoi thellë në Kosovë (brenda kufirit të atëhershëm të Jugosllavisë) duke përmbytur disa qindra hektarë tokë në zonën e Vërmicës dhe të Zhurit (kontestet ndërshtetërore më vonë u zgjidhën)...
Nisur nga ky fakt i kryer, aspak i këndshëm për jugosllavët, “strategët” e Beogradit po nguteshin të bluanin dhe të gjenin diçka që t’i bënin dëm Shqipërisë. Në këtë mënyrë “mitra” antishqiptare serbojugosllave e polli projektin për hidrocentralin e Zhurit. Këtu nuk ishte puna thjeshtë për të bërë një hidrocentral e për ti ulur intenzitetin hidrik centralit të fierzës, por synimet strategjike ishin me te largeta dhe me te thella. Për fat të mirë ky projekt mbeti vetëm në letër, falë krizave të njëpasnjëshme që e kapluan mitrën e stërzhytur në mëkate të skotës jugosllave në fund të viteve 70-ta, e në vazhdim deri në shkatërrimin e saj në fillim të 90-tave.
Çfarë ishin synimet strategjike të strategëve të Beogradit?
Me realizimin e këtij projekti do të arriheshin synime afatgjata shumë më të dëmshmë për rajonin e atakuar. Duke ua ndërruar rrjedhën lumenjve të Sharrit do të krijoheshin parakushtet për degjenerimin gradual te ekosistemit të tërë xonës që do të atakohej. Pra, gradualisht do të shkatërrohej sistemi ekologjik dhe do të prishej ekuilibri natyror i zonës së Lumës dhe Topojanit në Shqipëri si dhe pjesë të zonës së Opojës dhe Dragashit këndej në Kosovë. E qu hante palla atyre për Opojë e Dragash, tek e fundit edhe ato shqiptare ishin!
Tani së fundi u gjetën disa gjoja ekspert që kanë zënë poste në qeveri, por që trurin e kanë fyell e kavall pa vrima dhe e nxorën këtë projëkt nga sirtaret e pluhurosura dhe te mykyra nga koha e na e servuan si diçka me shumë vlerë për zhvillimin e resurseve energjetike në Kosovë!...Mua më shkon mendja edhe më keq: Mos vallë ndonjë dorë e zgjatur e “strategëve” të Beogradit që për fat të keq nuk janë të paktë edhe sot në Kosovë ua futi në kokë këtë ide dhe ua la si kujin e Nastradinit!? Apo pse jo edhe ndonjë nga veglat ndërkomëtare të Serbisë që poashtu këtu i kemi me tepricë!?...
Shqipëria kohët e fundit ka ofruar një stratyegji separate për zhvillimin e resurseve hidroenergjetike në këtë zonë, pra për ndërtimin e disa mini-hidrocentraleve (rreth 18 sish), të cilat së bashku tejkalojnë më shumë se dyfish kapacitetin nominal të HC të Zhurit, e për çudi nuk e arrijnë koston totale të ndërtimit të këtij të fundit, dhe edhe më e mira është se këto nuk ndikojnë shumë në çrregullimin e ekosistemit, sepse në të shumtën e rasteve planifikohen të realizohen pa akumulime ujore. Edhe pse nuk besoj të jetë e përpunuar në detaje kjo strategji e Qeverise së Shqipërisë është shumë më fizibile dhe më e arsyeshme nga çdo këndvështrim. Para pak kohësh kjo strategji i është ofruar Qeverisë së Kosovës si një alternativë shumë më e mirë...
Në një të ardhme jo shumë të largët zona e Prizrenit do të ketë nevojë shumë më tepër për ujë sesa që ka nevojë Kosova për ato 40 MË/h fuqi reale nominale të HC të Zhurit (e jo siç thuhet 300 MË/h, për t’ia mjegulluar të vërtetën opinionit laik). Duke pasur parasyshe se kuota altimetrike e pasqyrës ujore të Liqenit të Breznes arrinë në mbi +900,00 metra, prej këtu mund të ujitet i gjithë Hasi i Thatë në anën e kundërt të Drinit, me rënie të lirë nën izoipsin e kësaj kuote, dhe kjo do të arrihej vetëm më akumulimin e Lumit të Plavës, pa pasur nevoj të degradohet rrjedha e lumenjve të tjerë të Sharrit...
Një mundësi tjetër janë dy Grykat e Drinit të Bardhë, Gryka e Kramovikut dhe Gryka e Zhurit (Murademit) në të cilat me ndërtimin e digave jo shumë të larta (bazuar në kushtet natyrore të relievit) dhe jo shumë të kushtueshme mund të arrihet gati kapaciteti gjenerues i HC të Zhurit...Me një peojekt të alternuar edhe me rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë nga Klina deri në Vermicë do të mund të përfitoheshin rreth 12000 hektarë tokë e klasit të parë , që tani janë vaahdimisht të përmbytura...Edhe më shumë se kaq, me ndërtimin e këtyre digave relativisht të ulëta me porta dalëse, i gjithë Drini nga Klina deri te Fierza do të mund të bëhej i lundrueshëm...
Qytetarët e këtij vendi, shoqeria civile dhe të gjitha subjektet e interesuara do të duhej të sensibilizohen dhe të gjejnë energji pozitive për ti bërë presion qeverisë dhe faktorëve të huaj vendimmarrës në Kosovë që të mos e bëjnë këtë gabim të rëndë strategjik, sepse ka zgjidhje të tjera më pak të kushrueshme dhe me më pak pasoja negative për rajonin e atakuar...
(Ramadan Emini, 13 maj 2011)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi