Ahmet Pllana:Bisedë me poetin Adem Zaplluzha
Faqja 1 e 1
Ahmet Pllana:Bisedë me poetin Adem Zaplluzha
Adem Zaplluzha
Ahmet Pllana:Bisedë me poetin Adem Zaplluzha
Shkrimtari që meriton të hyjë në librin e Ginisit
-Nuk ka në botë poetë që brenda një viti i ka shkruar 25, kurse i ka botuar 19 libra me poezi. Andaj, poeti i Kosovës, Adem Zaplluzha, duhet të hyjë në librin e Ginisit për numrin e madh të librave të botuar brenda një viti. Këtë propozim mund ta bëj Shoqata e Shkrimtarëve e Kosovës dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot, në të cilat Zaplluzha është anëtar.
-Adem Zaplluzha i cili deri më tash ka botuar 41 libra çmohet edhe jashtë vendit, ngase për veprimtarinë e tij letrare kanë shkruar poetë e kritikë letrar në Shqipëri dhe Amerikë, kurse në Rumani i është botuar një libër me poezi me titull “Pema e bekuar”, etj.
Adem Zaplluzha lindi në Prizren më 1943, kurse ka filluar të shkruaj që nga klasa e tretë e shkollës fillore, ndërsa vjersha e parë iu botua në “Pionieri” në vitin 1957, kur i kishte 14 vjet. Në bazë të këtij fakti, nëse llogarisim periudhën prej kësaj kohe e deri më tash (2011), Zaplluzha ka veprimtari letrare plotë 54 vjet. Deri më tash ky poet i bujshëm ka botuar 41 vepra letrare. Prej këtij bagazhi krijues, 36 libra janë me poezi për të rritur, kurse 3 libra janë me vjersha për fëmijë dhe 1 libër me poezi satirike. Prej vitit 1957 e deri në vitin 1974, për 17 vjet Zaplluzha nuk botoi, kurse po këtë vit e botoi librin e parë me poezi “Puthje”, “Rilindja”, 1974, Prishtinë, kurse pas 21 vjetësh e botoi librin e dytë me poezi “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, 1995, Prishtinë, kurse 1 vit më pas, pra më 1996 e botoi librin me titull “Çamarrokët e Thepores”, vjersha për fëmijë, “Shkëndija” 1996, Prishtinë, ndërsa në vitin 1997 botoi librin me poezi “Muret”, “Jeta e Re”, 1997, Prishtinë. Kjo ishte veprimtaria e tij letrare e para luftës që rezulton me 4 libra të botuar.
Ndërsa, pas luftës Zaplluzha e nisi veprimtarinë letrare me plotë energji, duke u angazhuar maksimalisht në krijimtarinë e tij letrare. Në vitin 2000 ky poet i frytshëm botoi librin me poezi “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, 2000, Prishtinë,. Ndërkaq, nga viti 2007 e këndej, Zaplluzha është tejet produktiv në punën e tij krijuese, duke iu përkushtuar me trup e shpirt poezisë, duke qenë vazhdimisht i shoqëruar me kompjuterin, duke i renditur vargjet që i dalin nga shpirti krijues. Kështu në këtë vit botoi 3 libra me poezi “Ai vjen nesër”, “Letër nga mërgimi” dhe “Letër nga mërgimi 2”, kurse në vitin 2008 botoi 2 libra me poezi “Udhëndarja” dhe “Thirrje e gjakut”. Ndërkaq, në vitin 2009 Zaplluzha botoi “Asgjë sikur molla”, “Vesa në lotin tim”, “Puthje e gozhduar”, “Kashelashe në vargje”. Viti 2010 ishte tepër i frytshëm për këtë krijues, sepse këtë vit Zaplluzha i shkroi 25 libra, kurse i botoi 19 libra me poezi, kurse në pamundësi për t’i botuar për shkak të kushteve materiale, nuk arriti t’i botonte 6 libra. Librat e botuar në vitin 2010 janë: “Pema e bekuar”, libër i përkthyer në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, “Hijet e ndryshkura”, “Stuhi në Kutulishte”, “Posa ikte nata”, “Loja e myshqeve”, “Lumëbardhi dhe gjëma”, “Metafora e heshtjes”, “Hyji në Prekaz”, “Sinorët e Hinores”, “Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi satirike, “Zjarri i dashurisë”, “Kur likenet vallëzojnë”, “Ditari në vargje”, “Tingujt që nuk përfundojnë”, “Shtegu i mallit”, “Korniza e thyer”,”Zgjimi i gjëmës” dhe “Vallja mistike”.
Ndërkaq, në vitin 2011 deri në maj i botoi 7 libra “Merre kodin”, vjersha për fëmijë, “Tejdukshmëria e shiut”, “Vallja e zanoreve”, “Përtej teje”, “Letër Atdheut”, “Sa afër e sa larg”, “Ikja e eshtrave” dhe libri me ese “Fluturimi i çafkave në netët pa hënë”.
Adem Zapluzha pas 41 librave të botuar ka në dorëshkrim edhe 4 libra të gatshëm për botim të cilat presin ndonjë sponsor për botim, por si thotë ai, falë Zotit sponzor po ka, sidomos Kuvendi Komunal i Prishtinës, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport, më ndihmoi për botimin e 5 librave, gjë që kjo komunë, si thotë ai, përherë u ka ndihmuar krijuesve të letërsisë. Ky poet pret që këtë vit të botojë edhe 4 libra të tjerë.
Ndërsa, komuna e Kastriotit ka një obligim moral kundrejt këtij krijuesi kaq të frytshëm ku vepron në Shoqatën e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”. Ai është njëri ndër themeluesit e parë të Klubit letrar “Lulëkuqët e Kosovës” në vitin 1971, i cili Klub në vitin 1991 mori emrin e dëshmorit “Fahri Fazliu”, kurse në vitin 2010 u regjistrua në Ministrinë e Kulturës me emrin Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”.
Në tri vitet e fundit, pasi që u pensionua, Zaplluzha shpërtheu si vullkan i gjallë, i cili qëndron pranë kompjuterit ditë e natë duke shkruar dhe duke lodhur mendjen me ide e vargje të reja. Ky poet ishte e është edhe tash tepër energjik i “vargjeve pushkiniane”, si e quan Zaplluzhën, Prof.Dr.Eshref Ymeri. –Punoj e nuk lodhem kur shkruaj, thotë poeti. Kur shkruaj ndjej një kënaqësi të madhe dhe fluturoj në bukurinë e vargjeve. Lodhem vetëm atëherë kur nuk shkruaj. Vargu im nuk ka fund, sepse në çdo fund të vargut fillon një fillim i ri, andaj te unë as që ekziston fundi, thotë ai. Ademi kur ec, ec shpejt, thotë të mos e humb kohën kot, sepse ekzistojmë ne njerëzit që me dashje apo pa dashje e humbim kohën tonë të çmuar. Ademi merr pjesë nëpër promovim librash, kurse pas përfundimit përshëndetet me kolegët poetë sa për t’u njohur me shëndetin e hallet e tyre, kurse më pas ik me shpejtësi drejt në shtëpi. –Ika, thotë ai, drejt në shtëpi, se kompjuteri është duke më pritur. Kompjuteri mërzitet pa mua, bën shaka dhe buzëqesh. E do dhe e ka në qejf humorin. Thotë se humori është i mirë, të bën të qeshësh dhe të ndihesh mirë. Humori është eliksir i jetës, pohon ai. Megjithatë, Zaplluzha në librat e tij shpreh shqetësimet e tij shpirtërore që e preokupojnë poetin, sidomos kur i sheh njerëzit në skamje, kur kërkojnë ndonjë gjë në kontejnerë, etj. Ai shpeshherë në veprimtarinë e tij ësht]ë kritik, madje nganjëherë njeriu fiton përshtypjen se është paksa tepër kritik, por megjithatë ai kritikon logjikshëm, me vend dhe kur ka të drejt, sidomos në veset e liga të njerëzve, ku shihet edhe në veprat e tij letrare. Zaplluzha nuk e ka shpirtin e qetë nga dukuritë negative që ndodhin në shoqërinë tonë, kur njerëzit harrojnë miqtë dhe jepen pas interesit vetjak. Zaplluzha i gëzohet ardhjes së lirisë në vendin tonë dhe thotë se liria arrihet me sakrifica të mëdha. Lirinë e kërkuam me qindra vite me dy gishta, por ajo erdhi kur filluam ta kërkojmë me një gisht. U përulem dhe gjunjëzohem dëshmorëve të kombit dhe heronjve kudo që kanë mbjellur varret në këtë tokë martire që dhanë jetën e tyre për këtë shenjtëri që quhet liri. Për të parë shpirtin e krijuesit të Adem Zaplluzhës më së miri shihet kur të lexohen veprat e tij, Është shumë i rrallë rasti i krijuesit Adem Zaplluzha, i cili vetëm gjatwë një viti shkroi 25 vepra poetike, kurse i boti gjatë vitit 2010 19 vepra poetike, gjë që meriton të futet në librin e Ginisit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi