Prekaz: Akti heroik i familjes Meha, simbol për Pranverën e vitit '81
Faqja 1 e 1
Prekaz: Akti heroik i familjes Meha, simbol për Pranverën e vitit '81
Prekaz: Akti heroik i familjes Meha, simbol për Pranverën e vitit '81
[img:1332]http://www.botasot.info/img/x13_05_2011_Prekaz_2[1].jpg[/img:1332]
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë sot në Prekaz, në manifestimin kushtuar Tahir e Nebih Mehajt, me rastin e 30 vjetorit të rënies së tyre. Me këtë rast Presidentja Jahjaga mbajti një fjalim të cilin tha se “ardhja në këtë Kullë të Drenicës na bën krenarë të gjithëve, sepse frymëzohen gjeneratat me atë që është histori e jona e lavdishme. Me këtë vepër e flijim për atdheun që në Evropën e kohës nuk shënohej.
Historia e Kosovës do të ishte krejt ndryshe nëse më 13 maj të vitit 1981 familja e Tahir e Nebih Mehës nuk do të qëndronte, nëse ajo nuk do ta kryente aktin e mbrojtjes së shtëpisë, të fytyrës dhe të nderit, që ishte akt i mbrojtjes kombëtare, vepër e dinjitetit të njeriut të kësaj treve, që armikut ia dha përgjigjen çfarë e meritonte prej kohës.
Akti heroik i kësaj familjeje, i këtyre burrave, u bë simbol për Pranverën e 81 (tetëdhjetë e njëshit) që e përcaktoi se ky popull nuk jeton pa liri, se ky popull nuk jeton pa shtet, se ky popull është zotni i trojeve të veta.
Tahir e Nebih Meha, ashtu si edhe të parët e kësaj familjeje, ashtu si edhe të parët e Drenicës, u bënë simbol për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që i solli lirinë e pavarësinë Kosovës, që i solli përkrahjen ndërkombëtare dhe intervenimin e NATO-s në sulmet ajrore kundër Serbisë, dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke i kujtuar e nderuar heronjtë e dëshmorët ne e nderojmë vetveten, ne i nderojmë vlerat më të larta të njeriut, ne nderojmë dhe e ndërtojmë të ardhmen.
Republika e Kosovës sot është shtet i gjithë qytetarëve të lirë, është vend që i synon dhe do t’i realizojë integrimet euroatlantike, dhe do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian dhe i Organizatës së Kombeve të Bashkuara
Kosova po e ndërton demokracinë, Kosova po i promovon të drejtat dhe liritë qytetare. Në këto procese ne ndonjëherë nuk po i arrijmë ato që i dëshirojmë. Mua, si Presidente të vendit, më dhemb kur edhe sot djemtë dhe vashat e Kosovës dalin nëpër rrugë për të demonstruar për synimet e veta politike, apo për të paraqitur ndonjë kërkesë, apo për të parashtruar ndonjë brengë. Gjithashtu, është e dhimbshme që në anën tjetër i kemi policët tanë të Kosovës që mbrojnë rendin dhe ligjin. Nuk është mirë për askënd që ne nuk kemi krijuar mekanizma të marrëveshjes, nuk kemi krijuar rrethana që jo rruga, por institucionet të jenë vendi ku gjendet zgjidhja. Kjo nuk më bën nder mua por edhe askujt tjetër, sepse ideali i të gjithë dëshmorëve ishte që Kosova e lirë të jetë vend i demokracisë, vend i promovimit të vlerave njerëzore dhe qytetare. Duhet të punojmë të gjithë bashkërisht e sinqerisht si vëllezër e motra që jemi, ta çojmë vendin përpara, t’i realizojmë idealet për të cilën janë bërë sakrifica. Unë, Presidentja e vendit, këtu në këtë Kullë, që është simbol i rezistencës, ju them se kurrë nuk do të ndalem së punuari për interesat e vendit tim, për interesat e popullit tim. Nuk ka sakrificë të cilën së bashku me juve nuk mund ta përballojmë.
Vepra e Tahir dhe e Nebih Mehës, kujtimi i të cilëve na ka mbledhur këtu, është e shenjtë është një udhërrëfim, që na bën me dije se asnjëherë nuk do të ndalemi dhe se nuk ka asnjë çështje për të cilën nuk mund të merremi vesh dhe për të cilën nuk mund të bëjmë kompromis ndërmjet veti. Interesat e vendit, interesat e popullit, janë mbi të gjitha.
Ju uroj të jemi së bashku në manifestimet e krenarisë e të dinjitetit kombëtar. Uroj që ky vend dhe Ju të gjithë të keni më shumë manifestime të përparimit, takime të gëzimit”, tha presidentja Jahjaga.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi