Gazmend Doli:Portreti i Skënderbeut në shkëmb - Gazmend Doli
Faqja 1 e 1
Gazmend Doli:Portreti i Skënderbeut në shkëmb - Gazmend Doli
Portreti i Skënderbeut në shkëmb, në Kanionin e Drinit të Bardhë, te Ura e Fshejtë, afër Gjakovës, vizatuar nga Mexhid Yvejsi, në vitin 1968.
Gazmend Doli:Portreti i Skënderbeut në shkëmb - Gazmend Doli
Shkruan: Gazmend Doli
Pasi kishte siguruar pak bojë, me të gdhirë mëngjesi i 8 qershorit të vitit 1968 me biçikletë Mexhid Yvejsi kishte marrë udhë për në lumin Drini i Bardhë. Portretin e Skënderbeut ai e kishte në mendje nga librat që kishte lexuar. Në fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirëpo puna nuk i kishte shkuar ashtu siç e kishte menduar në ditët e para.
E kanë vizatuar në letër e pëlhurë, e kanë gdhendur në gurë, por askush nuk kishte pasur një ide sikur Mexhid Yvejsi, në portretizimin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
Në vitin e largët 1968, pasi kishte ushtruar mirë dorën për vizatim në dyert e oborrit, atij i kishtë lindur një ide – ta gdhendte portretin e Skënderbeut në shkëmbin e kanionit të lumit Drini i Bardhë. Ai vit po shënonte 500 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, po afrohej dita e 90-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, por po ashtu viti i përkonte me përvjetorin e 60-të të Kongresit të Manastirit.
Yvejsi i dinte këto data.
“Qëllimi i këtij pikturimi ishte për të ngritur vetëdijen kombëtare te rinia shqiptare”, kujton me krenari Yvejsi idenë e tij të para 41 viteve. Në atë kohë 18-vjeçari Yvejsi, nuk kishte menduar se ky portret do të qëndronte kaq gjatë, ndërsa shkëmbi i lartë që nga ajo kohë do të merrte emrin e heroit kombëtar. Askush nuk e dinte emrin e autorit deri vonë.
Mëngjesi i 8 qershorit të vitit 1968
Pasi kishte siguruar pak bojë, me të gdhirë mëngjesi i 8 qershorit me biçikletë ai kishte marrë udhë për në lumin Drini.
Portretin e Skënderbeut ai e kishte në mendje nga librat që kishte lexuar.
Në fillim nuk i kishte treguar askujt. Mirëpo puna nuk i kishte shkuar aq mirë që në ditën e parë siç kishte menduar. Terreni tek shkëmbi ishte i papërshtatshëm... Atij i duhej ndihmë.
“Pas dy ore pune e pash se nuk mund të punoj vetëm, për shkak të terrenit të ngushtë”, tregon Yvejsi. Kishte vënë vijat e para në dy orët e punës. Në mbrëmje u kishte treguar miqve të tij për idenë.
“E pranuan me kënaqësi për t’u bashkuar. Bile u gëzuan shumë”, thotë Yvejsi. Muslim Dobruna, Fatmir Rudi dhe Halit Kumnova, të gjithë nga mëhalla e “Haxhi Ymerit”, iu bashkuan Yvejsit, për të bërë të pavdekshëm heroin kombëtar. Në kanionin e lumit Drini ka shumë shkëmbinj, shumica e të cilëve kanë edhe emra. “Maja e Talianit”, është njëra prej këtyre emrave me të cilin ishtë pagëzuar shkëmbi. Taliani është nofka me të cilën ishtë i njohur poeti Ali Podrimja. Qyteti njihte Podrimen me nofkën Ali Taljani. Ishte i pari që kishte pasur guximin të kërcente nga ky shkëmb që ishte më i lartë se vetë Ura e Shënjtë. Por “Skënderbeu” ishte bërë shkëmbi më i njohur në lumin Drini falë portretit të Yvejsit.
“Skënderbeu” mistik
Bedri Cahani një ish-sportist dhe udhëheqës sporti në nivel vendi, kujton ndjenjat që kishte përjetuar sa herë që ka kaluar pranë portretit të Skënderbeut. Ai as që ka pasur idenë se kush ka mundur ta portretizonte atë në këtë vend shkëmbor. Thotë se nga aty ishte frymëzuar dhe kishte fituar guxim.
“Portreti i Skënderbeut ishte inspirim për mua. Ky portret për mua karakterizonte forcën, guximin, trimërinë, por edhe mençurinë”, thotë Cahani.
Bashkëkohaniku i tij, Faton Haxhiavdyli, ende ruan kujtimin për ato vite. “Notova deri te Skënderbeu, shkova deri te Skënderbeu’ ishte kjo një thirrje, apo një test i aftësisë sonë për t’u dëshmuar si notar”, thotë Haxhiavdyli, qytetar i Gjakovës.
“Skënderbeu” i gurit, kishte diçka mistike prapa.
“Portreti mbijetoi edhe përballë serbëve të cilët tentuan ta shlyejnë dhe si ndonje ikonë çudibërëse ajo përtërihej duke u treguar pushtuesve se ishte në vendin e vet” , thotë ai.
Pakti i heshtjes
Të katër burrat protagonistë të një nate qershori të vitit 1968, sot janë gjallë ashtu sikur kujtimi për atë natë. Mirëpo, ata asnjëherë nuk ishin bërë të gjallë për njerëzit që kanë qenë kurreshtar të dinë se kush mund të ketë berë këtë portret.
“Ne vetëm i kemi ndihmuar Mexhidit, ndërsa ai e ka pikturuar. Ai ka pasur prirje për pikturim”, thotë Muslim Dobruna, një nga protagonistët e ngjarjes.” Ne, këtë nuk e bëmë për t’u lavdëruar, apo krenuar.
Një ngjarje që nuk shënohet, jo vetëm që tjetërsohet, por ka mundësi edhe të harrohet”, shton ai.
Mirëpo, puna e katër shokëve nuk është kuptuar nga askush atë kohë. Për këtë kishin vendosur të gjithë.
“Jo pse kishim frikë nga dikush, por vetëm për kurreshtje. Donin të denim se si do të reagonin njerëzit”, thotë Yvejsi. Mirëpo, lajmi për portretin e Gjergj Kastriotit kishte marrë dhenë. Ai ishte përhapur shpejt në komunat si Gjakovë, Rahovec e Prizren.
“Të gjithë kanë qenë kurreshtar të dinë se kush e ka pikturuar i pari këtë portret.
“Kanë folur për shumë emra”, thotë Yvejsi.
Asokohe ai nuk kishte qenë piktor. As sot nuk i është përkushtuar këtij profesioni. “Skënderbeu” mbetet kryevepra e tij. Yvejsi është një shkrimtar dhe një studiues i religjioneve, ndërsa ka të botuara disa vepra. Në portretin e Skënderbeut gjatë viteve kanë ndërhyrë artistë të tjerë. “Por ne jemi të parët që e kemi pikturuar dhe kemi dhënë idenë”, thotë Yvejsi. “Ne jemi duke u plakur përditë, por e shikoni se veprat mbesin. Lum ata që bëjnë vepra të mira në dobi të atdheut, kombit, njerëzimit”, përfundon Yvejsi me krenari.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi