Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BASHA FITON

Shko poshtë

BASHA FITON Empty BASHA FITON

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 5:08 pm


BASHA FITON U3_basha%20tirane
Lajmi i fundit

BASHA FITON

Pas numërimit të pesë kutive të fundit, fitoi Lulzim Basha, kandidati i Partisë Demokratike dhe "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Basha, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Ishte një garë deri në sekondën e fundit, votë për votë, në një proces të ndershëm, ku çdo votë skanohej dhe shihej nga publiku. Ishte një garë e fortë, ku të dyja palët treguan maturi, dhe urojmë që kështu të përfundojë i gjithë procesi që Ed Rama të njohë rezultatin dhe ta pranojë atë. Ishte një rezultat i ngushtë, por fitorja është fitore edhe me një votë.
Kandidati i Partisë Demokratike dhe "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Basha, do të jetë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, pasi kur kanë ngelur edhe 8 kuti për t'u numëruar Basha ruan një avantazh prej 600 votash kundrejt Edi Ramës. Nga rezultatet paraprake numërimi i kutive të fundit do të zhvillohet ditën e sotme në Njësinë Bashkiake Nr.5, ose KZAZ Nr. 49, ku kanë mbetur edhe 8 kuti votimi. Procesi i numërimit të votave do të nisë mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00. Në to vërehet një pritshmëri pozitive për kandidatin demokrat, teksa nga kutia në kuti, Lulzim Basha, konsolidon rezultatin. Nga kjo njësi janë ende për t'u numëruar edhe tetë kuti të tjera, ndërkaq nga kutitë e hapura deri tani rezulton se, Edi Rama mban 15635 vota, ndërsa kandidati Lulzim Basha 11628 vota. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të orës 00:30 të ditës së sotme, rezulton se janë numëruar 474 nga 485 kuti gjithsej. Diferenca deri në kutitë e numëruara është 600 vota në favor të kandidatit të Partisë Demokratike dhe "Aleancës për Qytetarin", Lulzim Basha. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton gjithashtu se, në KZAZ-në nr.49 të Njësisë Bashkiake Nr. 5, janë në proces numërimi 10 kutitë e fundit. Një garë e fortë, por e mohuar nga kryesocialisti, i cili euforisë së disa ditëve më parë, ka filluar t'i heqë gradualisht gëzimin. Pasi deklaroi pak orë pas përmbylljes së procesit të votimit në 8 maj se ai është fituesi i padiskutueshëm në kryeqytet, rezultati në avantazh të kundërshtarit të tij, Basha e ka detyruar dy ditë më parë, që të tërhiqet nga fitorja e thellë, duke deklaruar se ajo është e ngushtë. Por, as ky pohim nuk i ka rezultuar i saktë, pasi në daljet publike të PS-së në ditën e djeshme fjala fitore, nuk është përdorur, por është zëvendësuar manipulim dhe skenar për vjedhje votash. Edhe Njësia Nr. 5, i cilësuar si vendi i shenjtë, ku Partia Socialiste kishte shpresat e fitores, duket se po aty kandidati i maxhorancës, Lulzim Basha, pret të konfirmojë fitoren e tij, duke ruajtur avantazhin. Ndërkohë, dje në orët e para të mëngjesit është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, se ka përfunduar numërimi në 41 kutitë e votimit të Njësisë Bashkiake Nr. 9, ose KZAZ Nr.53. Basha u shpall fitues në këtë njësi bashkiake me një diferencë prej 642 vota. Përkatësisht, Lulzim Basha mori 11 950 vota, ndërsa Edi Rama 11308 vota. Kandidati Lulzim Basha është mbështetur në një masë të madhe nga banorët e kryeqytetit, ku rezultati i deritanishëm e nxjerr atë jo vetëm fitues, por edhe me një shumë të lartë votash të marra ndonjëherë nga një kandidat për Bashkinë e Tiranës në kryeqytet.

(http://www.rilindjademokratike.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi