Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit

Shko poshtë

Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit Empty Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 10:09 pm

Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit 41528_100000591831391_7971332_n
Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit

POETIKA E RRËNJËS DHE E NDJENJËS
Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit 187669_100000582437455_3196303_n

("Rrënjët”e ka titulluar autori Mentor Thaqi, librin e tij të parë me përmbledhje poetike. Ky libër dritën e botimit e pa nga shtëpia botuese "Ada” Tiranë, redaktuar nga Vullnet Mato).

Edhe pse Thaqi, poezinë e ka lëvruar herët, ose thënë ndryshe përplasjen me artin letrar e ka përjetuar qysh herët, vetëm tani ai mori guximin i mblodhi ato poezi dhe i botoi më shumë kujdes në një libër. Ndoshta paksa si më droje. S´di pse me droje, kur poezia e Thaqit qëndron në një nivel të kënaqshëm artistikisht, estetikisht dhe mbi të gjitha, janë poezi të gdhendura më përkushtim dhe mjeshtri poetike. Mirëpo, tani kur e kemi librin e tij të parë dhe pasi ta kemi lexuar me një përqendrim të dyfishtë; edhe si lexues, edhe si vështrues kritik, mund të nxjerrim mendimin për këto poezi në përgjithësi dhe, për librin në veçanti.
Që në fillim më duhet ta them se nga Mentor Thaqi kam lexuar disa herë poezi shumë të mira, të goditura dhe me një materie poetike tejet të përpunuar, por që në ketë përmbledhje ato poezi nuk i gjeta. Mirë, kjo është çështje e autorit apo edhe e redaktorit pse nuk gjenden ato poezi në këtë libër(?!)
Dhe, posa takohesh me librin e parë poetik të Mentorit, gjithsesi e kupton se strehëza e mërgimit e ka përplasë së brendshmi duke ia zgjuar një ndjenjë të veçantë për vendlindjen, për të kaluarën e sidomos për prindërit; nënë, babai si dhe shokët e miqtë. Ky përjetim shihet që nga filli i librit më poezinë “Nëna Li” dhe kujtimin për babanë që së bashku formojnë kredon e librit. Pra, magjia e kujtimeve dhe dashurisë për të kaluarën, për rrënjët, e ka rrëmbye autorin por, e rrëmben edhe lexuesin çka e bën që ta ndjejë veten personazh brenda atyre poezive. Kështu më ndodhi tek i lexoja vargjet lirike dhe herë-herë ironizuese, me fabula tronditëse dhe emocionale të Mentor Thaqit në librin poetik “Rrënjët”.
Siç është bërë zakon, librat poetik ndahen në cikle, çka kjo s´është e domosdoshme, edhe Mentori apo redaktori i librit poetik “Rrënjët” e ka sistemuar në pesë nëncikle. Këto ndarje i janë referua temës dhe mesazheve që e përcjellin brendësinë, të cilat natyrshëm japin vazhdimësinë e forcës së mendimit, por me një specifike karakteresh që ndërthuren shumë harmonishëm dhe plotësojnë njëra tjetrën. Histori, vende-toponime, ngjarje, kujtime, mall, revoltë pa bujë, vuajtje, përplasje mentalitetesh, ëndrra të lëna përgjysmë, reflektime, të gjitha këto i gjen të përmbledhura me aq art në këtë kolazh emocionesh.
Arif Molliqi:Vështrim për librin e Mentor Thaqit Copy%20of%20KoperMent%20-%201

“Sa Gegënishte,/ aq Toskërishte ,
Gjuha Shqipe,/ e jona, Ilirishte.”

Ose,

“Gjuhë e kthjelltë,/ e pastër si loti,
thonë, në Qiell,/ e flet vet Zoti!”

(Gjuha shqipe, faqe,10)

Këto vargje i përkasin nënciklit të parë " Kërkoj rrënjët”,me të cilat fillon kërkimi tek rrënjët më anë të vargjeve, çka Thaqi, duke vazhduar që nga “Ara m´i shpi”,Të Blini i Thaqve” e deri të arat e Zefit, Vorri i Qosit, Ura e Haxhive e kërkime tjera, më lojën e mendimit e figurave artistike më tej, shoqëruar nga një ritëm i brendshëm poetik, herë-herë folklorik që nuk prish asgjë, tregohet se autori është profilizua si krijues për ketë lloj poezie. Këmbëngulja e tij në tema nga e djeshmja, në rrënjët tona, ai kërkim si në Itakën, Thaqi i bën duke përdor figura metaforike brenda botës për të tregua qëndresën shqiptare.
Nëncikli në vazhdim "Trashëgimia flet vet”, gjithsesi gjen diçka dalluese të thellë, atë që e bën të veçantë çdo poet, ku nëpërmjet vargjeve, arrin të shohësh e depërtosh në një kohë të ikur

“Për gështenja, shkonim
e mblidhnim,
libra dhe zarzavate shkolle,…”

(Për gështenja”, faqe,31)

Më pak fjalë tregohet një gjendje tunduese. Një varg sa i thjeshtë po aq madhështorë që në momente të caktuara të trondit deri në asht e herë -herë të zbut me finesën poetike. Ketë poezi e lexova disa herë sepse; “Dhe, pikël pas pikle,/ deri të Rrasa e Çelisë/ e Guri me bythë n´ujë,/ Huni i Maxhupit, pikësynim!” Këtu përveç këtyre emërtimeve dhe atyre që i hasim aq shpesh në poezinë e Mentorit, tregon se nuk kemi veç poezi por kemi edhe një pasqyrim të toponimisë së trevës. Nuk kemi veç klithje poetike, por dëshmi të kohës, vendit. Sado që autori e pëlqen kthimin e vazhdueshëm tek shtëpia e vet, të mulliri i vet, tek arat e veta, të gjithçka që e ka lidhur më fëmijërinë e tij plot tallaze dhe përplasje, ai ketë nuk e bën me retorikë por më një shpërthim që del nga shpirti. Ky moskthim aq lehtë të fëmijëria atë e trazon edhe kur i kujtohet gjithçka e bukur nga vendlindja.
Në nënciklin e dytë janë disa poezi që mund të merren si proverb popullor ngase kanë porosi universale: “ mendja peshon, dukat,/ sa një barrë-kali!”, ose; “Na nëmni edhe njëherë,/për të mirë!”, “Iriqët në asfalt nuk rrinë,/ therrat kanë synim”, etjera. Shikoni se si është portretizua në mënyrë poetike “nëma”: Na nëmni edhe njëherë për të mirë!
“Dikur e diku”, është titulluar nëncikli i tretë. Në këto poezitë që pasqyrohet mjaft dukshëm realiteti shqiptar e në veçanti ai i Kosovës, ku si çdo krijues nga Kosova nuk mund të anashkalojë të kaluarën e brishtë dhe peshën e madhe të dhimbjes, për shkak të rrethanave politike dhe ekonomike të krijuara nga pushtuesit, gjaku i të rënëve dhe amaneti i tyre, skenarët politikë pambarim që çdo herë venë në lojë fatin e popullit e vendlindjes së tij. Mirëpo edhe këtu janë disa vargje që brenda tyre ka një shpërthim, por një shpërthim më një satirë të mprehtë që godet;

“Nga harbimi i natës,/
ciasin këlyshët,/
e djallit!”
(Natë ballkanike, faqe, 49)
Ose,
“S´dihet kush,
e mbolli, kush e polli,/
po”
( Bimë dreqi, faqe 52).

Ndërsa te poezia “Qentë”, është një metaforë, do të thosha, metaforë plotë sarkazëm:
“Lehjet,/
këngë dite..” ose;
“Nga frika e të bërave ditën, ulërijnë!”
( Qentë, faqe 55)

Talenti poetik Mentorit spikatet dukshëm tek ato poezi ku ai i ka të caktuara temat konkrete. Aty kur ai si personazh ka heroin kombëtar, një personalitet kombëtar, një intelektuali dhe, sidomos kur shpreh klithjen e tij për ato vende-toka tona etnike që kanë mbetur jashtë trungut sado të një rrënje. Si një njeri i ndjenjave të thella njerëzore në poezinë me mjete të lojës estetike e stilistike Thaqi këtyre u ka shkruar një varg poezish që me siguri do lerëgjurmë në opusin e tij letrar. Dëshmi mjaft bindëse janë poezitë në gjithë librin, por më me shumicë tek nëncikli “…Mbeta pa u thënë” dhe, poezitë: “Në Çamëri, aty do vëmë!”, “Arbëreshëve të mi!”, pastaj poezitë për disa figura kombëtare dhe folklorike. Këto poezi janë të mbushura më mjaft simbolika dhe janë më shumicë. Si lexuese them se, autori është i vëmendshëm që thuaja asnjë nga figurat dhe datat kombëtare të mos i shpëtojnë pa u përkujtua, çka ai këtë e bën emocionalisht përmes vargut.
Andaj me të drejtë mund të konstatoj edhe ketë; Mentori është një kronist i vëmendshëm. Asnjëherë nuk harron të na i kujtoj datat kombëtare, trojet etnike të mbetura jashtë trungut, figurat e Rilindjes sonë kombëtare, luftëtarë të te gjitha periudhave. Kur shkruan poezi për këto figura, si duket ai e ka parasysh që poezia e tij edhe mund të bëhet tekst për këngë. Vargjet e tija mund të recitohen me lehtësi dhe pasion nga të gjithë, sepse lirika që kanë ato vargje, janë të mbushura edhe me xhevahire melodik, më klithje dhe shpërthime si protestë që interpretuesit- recituesit i jap mundësi t´ia transmetoj publikut gjithë atë përjetimin që ka edhe vet.
Sa i përket llojllojshmërisë se temave, Mentori mbetet një kërkues i vlerave, i ideve dhe pasi i gjen, ai e ndërton vargun. Nga kjo shihet se ai padyshim ka bërë një lëvrim të poezisë, sidomos asaj lirike. Lirikën e Thaqit, e karakterizon tejdukshmëria dhe çiltërsia reale qoftë ky realitet edhe si motivues. Kurse mënyra e rrëfimit, përkatësisht poetika e tij është e përpunuar, sado që herë-herë ritmika e shpeshtë e çon kah folklori, por ky është një folklor i përpunuar mirë që nuk e dëmton poezinë. Tjetra, që e mendoj unë, kopertina e librit ka një fotografi ndryshe ngase i lexova unë poezitë e librit “Rrënjët”. Poezitë e Mentorit nuk janë pikturë romantike, fotografi dekorative, ato janë vargje që dëshmojnë një stad pjekurie dhe estetike për poezinë nga ana e autorit.


Arif Molliqi, Hamburg
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi