Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti

Shko poshtë

Xhesika Vula:Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti Empty Xhesika Vula:Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 10:19 pm

Xhesika Vula:Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti 224615_1884070515018_1639025407_1834040_2668195_n
Xhesika Vula:Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti 41501_1639025407_3357_n
Xhesika Vula:Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti

Mjaft kritikues të qëllimshëm tendenciozë, apo (pseudo) intelektualë të lajthitur “modernistë”, të cilët bashkimin e dëshiruar të shqiptarëve e shohin në Evropën e Bashkuar, pas disa deklarimeve të fundit të ish presidentit të Shqipërisë, Alfred Mojsiu, se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, të gjithë ata këtë herë, në opinionet e tyre reaguese, ngarendin të thirren në tendenciozitetin ofendues të kësaj deklarate që i bëhet dinjitetit shtetëror dhe integritetit territorial të shtetit ahtisarian dhe multietnik të Kosovës. Bile-bile, disa prej tyre, shkojnë aq larg, saqë kuptimin e saj e ngjasojnë sikur me qëndrimin zyrtarë të Serbisë, se Kosova kinse është krahinë e pandashme e integritetit territorial të saj.

Fatkeqësisht, kësi biçim (b)analistësh gazetaresk, kemi pasur në çdo kohë dhe me bollëk. Sa herë që nga ndonjë autoritet me ndikim aktualizohej në opinion çështje e bashkimit të trojeve shqiptarëve, me analizat dhe reagimet e tyre verbuese, degraduese, aspak vizionare dhe tërësisht antikombëtare në këtë drejtim, prezenca kujdestare e tyre vërehej kudo, e posaçërisht në disa medie me politika te ngjashme redaktuese.

Duke u mbështetur në funksionimin e përhershëm dhe të pacenueshëm të ligjit të të kundërtave, i cili si proces vepron kudo në natyrë, këto kundërshtimet e tyre ndaj kësaj kauze, unë do t’i konsideroja vetëm si një tarafi tjetër i poleve antagoniste të këtij ligji në veprim, nga i cili fërkim, patjetër do të lirohet nxehtësia. Nxehtësia si reagim emocional i shumicës së dominuar, e cila detyrimisht në fund të këtij procesi, do ta prodhoj “produktin e ri” të shumëpritur final. Andaj, në këtë drejtim, aspak nuk kanë rëndësi çfarëdo qëndrime (pseudo)intelektuale të disa individëve patologjikisht të verbuar nga politikat ditore, e, as ato të atyre ekstremistëve të padjallëzuar nacionalist shqiptar se, qysh nesër, pas 6 muajve,1 viti, apo diçka të ngjashëm si shpejtë, do ta kemi një Shqipëri të Bashkuar Natyrale. Kryesore për ne është se fërkimi ka filluar kaherë dhe nxehtësia si efekt po lirohet. Në këtë fazë progresive si proces, shumë me rëndësi është që të arrihet DETABUIZIMI i bindjes sonë të gabuar kolektive e cila në formë të frikës së prodhuar nga dhuna e ushtruar afatgjate dhe përmes marketingut të sofistikuar politik të armiqve tanë, është rrënjosur thellë në nënvetëdijen tonë kolektive si mohim. Kohën e fundit, nga armiqtë tanë të brendshëm dhe ndërkombëtar, si “anti-dampingu” më i rrezikshëm në këtë drejtim, me sukses po na lansohet ajo ide iluzore, kinse ky bashkim i yni gjithëshqiptar, do të realizohet tek në Evropian e Bashkuar?!

Rreth deklaratës së Alfret Moisiut

E, çfarë mëkati, pra, na paska bërë me këtë deklaratë z. Alfred Moisiu?

Pa dashur që në detale të merrem me faktet të shumta teorike dhe praktike që edhe më tepër do ta favorizojnë këtë thënien e tij pompoze se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, unë këtu si argument të fuqishëm do ta kisha përmendur vetëm një detal të rëndësishëm dhe të pamohueshëm historik:

Që nga viti 1912, kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja deleguese përfaqësohej nga të gjitha trojet shqiptare, duk përfshirë edhe ato që ishin të pushtuara nga ushtritë e vendeve ballkanike që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Më 4 dhjetorë të po këtij viti historik, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, midis 63 delegatëve të të gjitha viseve (krahinave) shqiptare, 16 ishin nga krahina e Kosovës, nga kryeqendra e saj e Shkupi dhe nga qytetet tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte asnjë postë shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitetet tjera nga Kosova dhe krahinat tjera të pushtuara shqiptare, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit të Pleqërisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që ishte caktuar si ministër i Bujqësisë. Në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, më vonë, përpos Vehbi Agollit, nga Kosova dhe krahinat tjera shqiptare u zgjodhën edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga.

Pra, në atë kohë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28.11.1912), të gjithë këta 63 delegatë, nuk përfaqësonin ndonjë territor administrativ-politik të veçantë, por vise dhe krahina të banuara me popullatë shqiptare të cilët në mes veti i lidh gjaku, gjuha dhe kultura e përbashkët.

Edhe pse debati rreth kësaj deklarate të z. Mojsiut ende vazhdon, nga ana tjetër, Këshilli drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, me motivacionin se është figurë e rëndësishme e integrimeve mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin konstruktiv në kohën sa ishte president dhe angazhimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ish- presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shpallur anëtar nderi të këtij Instituti.

Nuk thotë kotë populli se, “Tupani bie për ata që kanë veshë”, e kush sot i ka ato në terezi, le të tentoj së paku “të dëgjoj” sa më mirë. E, sa për “të kuptoj” sa më drejtë, mbase kjo për shumicën do të vije tek më vonë

Krejt në fund, pa marr parasysh a dëshiron dikush ta pranoj këtë realitet apo jo, rrugë e jona e realizimit të bashkimit kombëtar, veç ka nisur kaherë. Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi