Basha: Ne ndryshuam Tiranën
Basha: Ne ndryshuam Tiranën
Basha: Ne ndryshuam Tiranën
Kandidati për kryebashkiak i drejtohet me një mesazh qytetarëve të Tiranës
Kandidati demokrat për kryebashkiak Lulzim Basha, menjëherë pas mbylljes së procesit të numërimit të votave në të gjitha KZAZ-të e kryeqytetit, përcolli një mesazh falënderimi për të gjithë qytetarët e Tiranës, Partinë Demokratike e kryetarin e saj, stafin e fushatës si dhe përfaqësuesit e vendeve mike që ndihmuan për ta bërë këtë proces zgjedhor të ndershëm, të lirë, të saktë, transparent.
“Dua të falënderoj gruan time Aurelën dhe vajzën time Dafinën, dhe të gjithë familjen time për mbështetjen dhe kujdesin e tyre gjatë gjithë kësaj fushate. Dua të falënderoj gjithë stafin e fushatës time, të gjithë bashkëpunëtorët e mi, për përkushtimin, punën e palodhur dhe përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme.
Dua të falënderoj Kryetarin e Partisë Demokratike, Kryeministrin Sali Berisha për mbështetjen e tij, të gjithë Partinë Demokratike, nga anëtarët e Parlamentit, drejtuesit e Partisë dhe të gjithë anëtarët e saj. Dua të falënderoj po kështu, partnerët e koalicionit për mbështetjen e tyre; në këtë përpjekje të përbashkët nuk mund të gjeja miq më të mirë. Dua gjithashtu të falënderoj të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e Partisë Demokratike, të Aleancës për Qytetarin, dhe të të gjitha partive si dhe vendeve mike të cilët ndihmuan për ta bërë këtë proces zgjedhor të ndershëm, të lirë, të saktë, transparent dhe të tillë me të cilin mund të krenohet Tirana.
Dua të falënderoj qytetarët e Tiranës që gjetën kohë për të ndarë me mua problemet e tyre dhe për të dëgjuar mendimet e mia për zgjidhjen e tyre. Dua të falënderoj në veçanti Iniciativën për Tiranën e cila më ftoi për të ndarë me ta mendimet e mia sesi mund ta bëjmë qytetin tonë më të mirë.
Jam mrekulluar që kaq shumë qytetarë e mbështetën këtë fushatë. Ju më dhatë mbështetjen tuaj të paçmueshme, votën tuaj, por më shumë se kjo, ju dhatë zemrat tuaja. Falë jush, kjo ka qenë një fushatë e lumtur. Shumë prej jush që e mbështetët këtë fushatë u angazhuat për herë të parë politikisht. Sot ju ftoj të mbeteni të angazhuar.
Së bashku ne ndryshuam mënyrën sesi funksionon politika, në Tiranë, dhe në Shqipëri. Ne e vumë atë në funksion të zgjidhjeve dhe jo të akuzave. E vumë atë në funksion të së ardhmes dhe jo të së shkuarës. E vumë atë në funksion të qytetarëve dhe jo të politikanëve. Ne parashtruam idenë e përgjegjshmërisë ndaj qytetarëve, idenë se askush nuk mund të udhëheqë nëse me parë nuk dëgjon, dhe idenë se qeverisja, çdo qeverisje, duhet të japë llogari para qytetarëve.
Kjo fushatë ka ofruar një model të ri për qytetin tonë dhe për Shqipërinë. Qytetarët kanë patur pushtet si asnjëherë më parë gjatë kësaj fushate dhe është detyra jonë që të sigurojmë që kjo nuk do të ndryshojë, që kjo do të mbetet.
Njerëzit kanë besim tek një mënyrë e re e të bërit politikë. Ne kemi ndryshuar mënyrën se si bëhen fushatat në këtë vend, dhe kemi ndryshuar perceptimin se çdo të thotë të jesh zyrtar i zgjedhur. Do të thotë që ju jeni të parët! Këto zgjedhje kanë qenë të lira dhe të ndershme. Dhe kjo ka qenë po kështu një garë shumë e ngushtë. Cilido të jetë verdikti final i votuesve unë do ta pranoj atë. Shpresoj që edhe zoti Rama të bëjë të njëjtën gjë.
Pavarësisht nëse marrim për bazë burimet tona apo të palës tjetër, të dy kandidatet ndahen nga fare pak vota. Asnjë nga kandidatet nuk mori më shumë se 50 për qind të votave. Unë e kam thënë që në fillim të procesit të numërimit se çdo votë duhet të numërohet në mënyrë të ndershme, të saktë dhe transparente. KQZ po përllogarit rezultatin final dhe ne akoma nuk e dimë se kush është fituesi.
Por në respekt të vullnetit të qytetarëve, unë mbetem i vendosur që çdo votë të lexohet saktësisht dhe zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Nëse në fund të këtij procesi z. Rama është më të vërtetë fituesi unë do ta uroj atë, dhe nëse fituesi jam unë shpresoj po kështu që ai të më urojë mua. Kur fituesi i kësaj gare të jetë i sigurt ne kemi nevojë të ecim përpara dhe jo mbrapsht, sepse ne kemi nevojë të ecim përtej luftës politike dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve.
Sepse qytetarët e Tiranës kanë dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë: ata nuk duan që Kryebashkiaku të luftojë beteja politike, ata duan që Kryebashkiaku të luftojë betejat e tyre qytetare. Ata duan vende të reja pune dhe një Tiranë moderne evropiane dhe jo grindje shterpë dhe fajësim të të tjerëve. Çdo qytetar nëse ka votuar për mua apo kundër meje mbart këtë mesazh. Dhe kur te kemi rezultatin final dhe këto zgjedhje të kenë mbaruar, të gjithë ne duhet të bashkohemi për të punuar për një të ardhme më të mirë ku të parët të jenë Tirana dhe qytetarët e saj”, thuhet në mesazhin e kandidatit demokrat Lulzim Basha.
>> KQZ shtyn mbledhjen: Të dielën vendoset fati i qeverisjes së Tiranës
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KQZ shpall rezultatin për Tiranën, Basha +81
» Basha: Ka ardhur koha për Tiranën
» Lulzim Basha:I vendosur të ndryshoj Tiranën
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta
» PD hapi fushatën elektorale, Basha kandidat për Tiranën
» Basha: Ka ardhur koha për Tiranën
» Lulzim Basha:I vendosur të ndryshoj Tiranën
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta
» PD hapi fushatën elektorale, Basha kandidat për Tiranën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi