Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA

Shko poshtë

Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA Empty Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 15, 2011 11:11 am

Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA 222218_147637855306183_100001799075412_265009_7746225_n
Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA 195575_100001799075412_1761788_n
Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA

SI U FORMUA PERANDORIA E PAKURORËZUAR KURRË SHQIPTARO-SERBO-HELENE?

Bullgarët kishin rënë nga vakti dhe gati ishin bërë storie e harruar...

Shtjefën Dushani (Etieni IX) në vitin 1331 shestoi një plan për të pushtuar Konstantinopojën, për të rrëzuar nga froni perandorin dhe per të themeluar nje Perandori të madhe shqiptaro-serbo-helene...Ishte koha kur Perandoria Bizantine po udhehiqej nga Kantakuzeni, njeri nder perandorët më të këqinj të saj. Shtjefni i IX pushtoi apo bashkoi në mbretërinë e tij Maqedoninë, Shqiperinë dhe Thesalinë dhe në vitin 1346 e shpalli veten Perandor i shqiptarëve, serbëve dhe helenëve...Nga Shtjefën Dushani, Gjon Kantakuzeni dhe Sulltan Orhani (Murati I, biri i Orhanit ishte nipi i Kantakuzenit), vareshin në shekullin e XIV, fatet e gadishullit Ballkanik. Gjon Kantakuzeni Konsiderohet se është fajtori kryesor i cili duke e udhëhequr perandorinë në një rrugë të rrezikshme, i lejoi turqit të futen brenda perandorisë...

RËNIA E KONSTANTINOPOJËS

Në fillim të prillit 1453 (duhet të keni parasyshë qe në këtë kohë Gjergj Kastrioti po zhvillonte betejat e radhes në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane) Sulltan Mehmeti (Fatihu) i cili ishte nip i serbëve, vendosi rrethimin e Konstantinopojës, kështjella e fundit që kishte mbetur nga Perandoria Bizantine. Më 25 maj 1453 Konstantini i XI po bindej se kështjella nuk mun t’i ëendronte më rrethimit, mblodhi njerëzit e tij në këshill dhe vendosi të qëndronte vetë në ballë të betejës së fundit. Në betejën e fundit për kryeqytetin Konstantini u vra heroikisht në mbrojtjen e tij (Konstantini XI i perkiste njeres nga vijat dinastike arberore)...
Të njejtën natë Sulltan Mehmeti mblodhi oficerët e tij dhe po u mbante një fjalim: “Po u jap në dorë një qytet shumë të populluar, kryeqytetin e romakëve të vjetër, që për një kohë të gjatë ka qenë qendra e universit. Ju mund të plaçkisni. Ju do të gjeni atje thesare të pamata dhe do të mund t’u lini pasuri të mëdha pasardhësve...”. Kështu ra konstantinopoli në duart e turqve...


Bota sot është në hall të madh, nuk po mundet kurrsesi tu gjej vend në histori këtyre 20-30 milion shqipatrëve që ekzistojnë sot!...

( Në foto lart: Konstantinopoli, Stambolli i sotëm, ne vitin 1422).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA Empty KRYQI DHE GJYSMËHËNA

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 1:58 pm

Ramadan Emini:KRYQI DHE GJYSMËHËNA 228204_147874118615890_100001799075412_266217_2459834_n
Milush Kopili (Kopiliqi) - Princi Dardan nga Drenica, i cili e vrau Sulltan Muratin I me 1389 ne Fushe te Kosoves.

VAZHDË VETËMOHIMI

“Si për ironi të fisit tënd, me zë të ngjirur e herë me bujë, nga trysnia e shekujve, vazhdoi ritmi kryeneç i vetëmohimit ndër breza, ndoshta ishte instinkti i mbijetesës së skotës më të lashtë, të imitojë, të përsërisë guximin tënd.
I tillë ishte Oso Kuka në kullë të barotit. Një tjetër më vonë, nën sarajet e pashës kishte klithur: ...vetë po mbetem e pashën po e çarti...! Pastaj mbiu dhe u përflak kulla e Shabanit me të bijtë Ademin e Hamzën.
Këta martirë e sa e sa të tjerë, s’i lanë asgjë të mangët, asnjë mëdyshje guximit tënd vetëmohues. Kështu disi, me hir e pa hir, nëpër shekuj u rrokullisëm shatrapul, si racë e fortë, por edhe arritëm të mbijetonim, or Milush Kopili!...”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi